Kuvendi hedh shortin/ Zgjidhen tetë anëtarët e KED-së, një vend mbetet bosh nga Prokuroria e Apelit (EMRAT)

TIRANË- Kuvendi ka përfunduar hedhjen e shortit për zgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Shorti ka nxjerrë 8 fitues duke lënë një vend vakant nga Prokuroria e Apelit pasi nuk kishte sjellë mjaftueshëm kandidatura. Në përbërjen e KED-së duhet të ishin dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga Administrativja. Ngritja e KED dhe bërja e këtij institucioni funksionale, pritet të plotësojë shtatë vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. 

Fituesit për KED janë:

NGA GJYKATA KUSHTETUESE
VITORE TUSHA
BASHKIM DEDJA
anëtar zëvendësues nuk ka

NGA GJYKATA E LARTË
ARDIAN DVORANI
anëtar zëvendësues MEDI BICI

NGA PROKURORIA E PËRGJITHSHME
ARTA MARKU
anëtar zëvendesues nuk ka

NGA PROKURORITË E APELIT
FATIONA MEMCAJ
anëtar zëvendesues nuk ka

NGA GJYKATAT E APELIT

Fatri Islamaj
MARGARITA BUHALI
anëtar zëvendesues GURALI BRAIMLLARI

GJYQTARË TË GJYKATAVE ADMINISTRATIVE
ERIOL ROSHI
anëtar zëvendesues Klodiana Veizi Mema

Shorti që u hodh në ambjentet e Kuvendit ishte i hapur dhe u zhvillua në prani të Avokatit të Popullit; përfaqësuesve nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë; përfaqësuesve të grupeve parlamentare; anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Monitorimit; përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare.

Shorti duhet të ishte hedhur nga presidenti Ilir Meta deri më datë 5 dhjetor por kreu i shtetit ashtu si edhe një vit më parë refuzoi me pretendimin se ka një vakum ligjor. (LEXO KËTU).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:05
Prokuroria e Apelit me mungesa në KED, fiton vetëm Fatjona Memçaj

Prokuroria e Apelit duhet që të kishte dy vende në KED por është paraqitur vetëm prokuroja Fatjona Memçaj, ndërsa për të nuk ka asnjë anëtar zëvendesues.
 

Ora 11:03
Shorti për KED/ Arta Marku fiton automatikisht nga Prokuroria e Përgjithshme

Nga Prokuroria e Përgjithshme ka hyrë në mënyrë automatike vetëm një anëtar dhe ajo është kryeprokurorja Arta Marku.

Ora 11:00
Ardian Dvorani në KED nga Gjykata e Lartë, zëvendësues Medi Bici

Nga tre kandidatët e paraqitur nga Gjykata e Lartë (Ardian Dvorani, Edmond Islamaj, Medi Bici) ka fituar Ardian Dvorani dhe zëvendësues është Medi Bici.

Ora 10:57
KED/ Erjol Roshi fiton nga Gjykata Administrative, Klodiana Veizi Mema zëvëndësuese

Gjykata Administrative ka dërguar 16 kandidatë për KED-në, ndërsa fitues ka dalë Erjol Roshi, ndërsa zëvëndësuese është Klodiana Veizi Mema.

Ora 10:54
Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja fitesit ‘automatikë’ nga Gjykata Kushtetuese për KED

Nga Gjykata Kushtetuese ka vetëm dy kandidatë për dy vakanca dhe kështu automatikisht kanë hyrë Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja. Nuk ka kandidat zëvendësues.

Ora 10:34
Shorti për KED, Fatri Islamaj dhe Margarita Buhali dalin fitues nga Gjykata e Apelit

Nga 14 kandidatë nga Gjykata e Apelit fitues ka dalë Fatri Islamaj dhe Margarita Buhali, ndërsa zëvendësues është zgjedhur Gurali Braimllari.

Ora 10:31
Ruçi: E lexova me vëmendje letrën e Metës, ndaj nxorra urdhërin për hedhjen e shortit

Akuzave të deputetit të PD, Oerd Bylykbashi, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i është përgjigjur se është konsultuar lidhur me letrën e dërguar nga presidenti Ilir Meta.  

“E lexova me vëmendje letrën e presidentit. Jam konsultuar me përgjegjësi. Ndaj nxorra edhe urdhërin për të hedhur shortin,”- tha Ruçi.

Ora 10:20
Bylykbashi kundër shortit për KED: Në kundërshtim me ligjin, po uzurpohen kompetencat e presidentit

Hedhja e shortit për KED është kundërshtuar nga deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, i cili është i pranishëm në sallën ku edhe do të përzgjidhen nëntë emrat.

“Është në kundërshtim me ligjin hedhja e shortit. E thotë dhe presidenti. Mungon baza ligjore. Dispozitat tranzitore kanë vdekur. Kjo është hera e dytë që uzurpohen kompetencat e presidentit. Bllokuat dy herë funksionin e KED me pretendimin se s’mund të funksiononin pa kaluar Vettingun. Bllokuat ngritjen e Gjykatës Kushtetuese,”- tha deputeti i PD-së.

Ora 10:08
Anëtarët e rinj të KED-së, nis hedhja e shortit për nëntë emrat në Kuvend

TIRANË- Ka nisur hedhja e shortit për nëntë emrat e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Shtatë prej tyre do të plotësojnë vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 07/12/2018 10:46

    Po po , shtoni dhe të tjerë parazitë të marin pará qyl se pak të tillë kemi.... yyyyyt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Guardia di Finanza me monitorim nga ajri

Policia plan masash kundër kultivimit të kanabisit, kontrolle në gjithë territorin! Guardia di Finanza me monitorim nga ajri