Vendimi ad-hoc i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar vendimin e Gjykatës të Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit nuk është një dispozitiv shterues. Është një vendim drastik që jep kohë për një shqyrtim më të qetë dhe pa trauma institucionale.

Në thelb vendimi i pezullimit të vendimit për të pezulluar Belinda Ballukun nga posti i zv.kryeministrit nuk është ndonjë gjë e re, pasi shkon në një linjë me vendimin parardhës ku pezulloi vendimin e qeverisë për të shkarkuar kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kushtetuesja në këto dy vendime, edhe pse nga përbërja e re duket se ka sjellë një “revolucion” në atmosferën “revolucionale” të institucioneve të reja të drejtësisë, është në ashtin e traditës së institucionit që intepreton ligjin themeltar të Republikës.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka precedent të fortë që ka hedhur në erë vendimet e pushteteve të tjera si Qeveria apo Parlamenti për ndërhyrje në pushtete apo kompetenca kushtetuese të tjera.

Sa për kujtesë, Parlamenti shqiptar në dy periudha të ndryshme ka miratuar në atmosferë, konteksti dhe procedura të kontestueshme shkarkimin e dy Prokurorëve të Përgjithshëm. Arben Rakipit dhe Theodhori Sollakut. i ari në 2002 e tjetri në 2006. Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar këto vendime si antikushtetuese dhe ka hartuar një dispozitiv legjislacional shterues për këto çështje.

Gjithashtu, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar vendimin e qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha për të prishur një vepër publike të ndërmarrë nga bashkia e Tianës, i njohur si mbikalimi i “Zogut të Zi’.

Por ka Në z edhe më, Kushtetuesja rrëzoi një marrëveshje të qeverisë dhe Parlamentit me qeverinë e Greqisë për delimitimin e kufirit detar.

Përkatësisht ne e kemi një traditë të shkruar kur Kushtetuesja nuk ka lejuar pushtet e tjera të zgjasin këmbët përtej jorganit kushtuetues.

Vendimi për ballukun, sado të diskutohet me zell e me subjektivizëm është zgjatje e këmbëve jashtë jorganit.

Organi i ndjekjes penale ka shtratin e saj të veprimit të sjelljes me personin nën hetim, e në rastin e deputetëve, ka mundësinë e artë që të shkojë në Kuvend për të paraqitur arsyet dhe provat.

Përkatësisht përballjen me Komisionin e Mandateve dhe Deputeteve të Kuvendit. i cili është një mundësi edhe më e mirë se një gjykatë me tre anëtarë, të cilët nuk e kanë motivimin për ta shqyrtuar kërkesën, por për ta mbaruar.

Pasi në njërën anë kemi një trupë të bindur për nisjen e akuzës dhe një tjetër që nuk është e bindur. Në këtë rast përballen provat dhe argumentet. Nëse pala e parlamentit që e ka mundësinë ta pengojë, mund të veprojë pa argumente bën autogol. Ka ndodhur në të kaluarën kur kemi pasur sjellje jo normale të Parlamentit kundër prokurorisë sin ë rastin e Durrës-Kukës apo Gërdecit e publiku e ka kuptur se ku fle lepuri.

Kemi parë rastin Tahiri, ku me një furi politike prokuroria e Llallës shkoi kundër Saimir Tahirit me një akuzë të frikshme: marrje pjesë në grup të strukturuar kriminal. Një akuzë që bëhet vetëm ndaj mafiozëve që kanë vrarë, komplotuar për trafiqe të paligjshme. Siç rrodhën ngjarjet ajo akuzë jo vetëm nuk qëndronte, por u pa se ishte politikisht e strukturuar.

Vendimi i plotë i Kushtetueses për rastin Balluku, ka për të qenë më shtrerues, e gjasat janë që do të shikohet argumentimi, i cili do të furnizojë edhe gjykatat me një legjislacion shtesë se si të sillen në raste ekstreme.

Megjithatë pezullimi i vendimit të GJKKO nuk është pak, përkundrazi është shumë, ngaqë rikthen lojën juridike tek faktet e jo tek linçimi i të pandheurve. Të cilët në rastin aktual janë realisht njerëz me pushtet, por janë edhe njerëz që zgjidhen nga populli. Në këtë rast gjykata Kushtetuese, meqë ka mundësinë, do të ishte mirë të adresonte edhe standardet sesi duhet të veprohet për masat e sigurisë, në mënyrë që të mos kemi këtë polarizim të panevojshëm dhe linçcim antidemokratik.

Megjithatë, debatet do të vijojnë në Shqipëri, pasi SPAK është më shumë se një pushtet në vend. Është pushteti më i fortë, pasi ka mundësinë të godasë të fuqishmit. Në eksperiencën botërore, këto pushtete anë krijuar edhe një frymë politike dhe publike.

Në Itali, prokurorët e mëdhenj antimafie krijuan atë që u quajt “Partia antimafia”. Të cilën e kritikoi publikisht edhe një intelektual klasi dhe i angazhuar si Leonardo Sciascia. Shkrimi i të cilit mbetet aktual edhe sot kur theksonte se “atimafia si frymë shpesh shkon në një linjë me mafia-n”. Të njëjtën frymë krijuan edhe prokurorët e Mani Pulite.

Duke qenë në pushtet si strukturë, prokuroritë e tilla krijojnë jo vetëm frymë, por edhe lobe politike, mediatike e shtetërore që ndërhyjnë e agresojnë atë që quhet pushtet i zgjedhur, për të cilët votojnë njerëzit. Kështu ndodhi edhe në Rumani me Laura Corvesin, ku u bë nami, madje edhe në Bullgari, ku si pasojë shpërthyen parti të reja nga qendra jo të kontrolluara pushteti, duke e futur vendin edhe sot në paqeverisshmëri.

“Partia e SPAK” është e pashmangshme dhe në Shqipëri, ku sot e kësaj dite është e ara në preferencën publike, e nga këtu nis gjithçka tek influence e saj në shoqëri. Por në fund, nuk zgjidhet, e këtu qëndron ajo thembër e Akilit që shkakton përplasjen jo të panjohur në shoqëritë demokratike. Por janë institucionet balancuese që pa problem jo vetëm zgjidhim por dhe njerrin rrugë të reja adresimi të këtyre pushteteve. Të cilat po dalin që i kanë dhënë vendin një dinamizëm të fuqishëm dhe thuajse njëjtë me Europën. Ku në Ballkanin Perëndimor deri tani askush nuk guxon ta bëjë. 

Një ditë më parë në Shkup, kryeministri Mickovski shkarkoi kryeprokurorin e vendin, vetëm me motivin se ka shkelur sekretin hetimor. Vetëm në këtë rast, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë dy botë të ndryshme. Mendo dy vite më parë Shkupi ishte edhe më përpara./Tema