TIRANË- Pak ditë më parë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme, Arta Marku dorëzoi në Presidencë dy lista me 39 emra kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. (LEXO KËTU)
Presidenti Ilir Meta ka afat të hedhë shortin për KED e tretë deri më 5 dhjetor, por burime të Report Tv bëjnë me dije se shorti nuk do të hidhet as këtë vit, ashtu siç ndodhi në 2017 pasi nuk është ngritur ende KLGJ dhe KLP.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se presidenti Meta nëpërmjet një letre drejtuar Kuvendit shkruan ka vendosur të mos e hedhë shortin për shkak të një vakumi që ka në ligj.
Duhet të ndërhyni në ligj. Në të kundërt hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm.
Ilir Meta, president
Letra e Presidentit Meta
Sipas procedurës ligjore, nëse shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi nuk hidhet në presidencë deri më 5 dhjetor, kur edhe është afati i fundit, atëherë ai do të hidhet në Kuvend. Shorti në Kuvend do të hidhet pas datës 5 dhjetor dhe pritet të plotësojë shtatë vende vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë, Komisioni për Monitorimin e Zbatimit të Reformës në drejtësi i ngritur pak javë më parë përgatiti një raport mbi gjendjen aktuale të drejtësisë. Në raportin e parë të këtij organi, Komisioni i Monitorimit i sugjeron Kuvendit që ta hedhë shortin, pavarësisht se nuk është ngritur KLGJ dhe KLP në rast se një tjetër refuzim do të vinte nga Meta. (LEXO KËTU)