Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mësohet se do të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme me ambasadorët e huaj në Beograd dhe me Këshillin e Sigurisë. Ky vendim i tij ka ardhur fill pas vendimit të Kosovës për të vendosur taksë 100% mbi produktet e importuara serbe e boshnjake.

Media serbe “Tanjug” raporton se Vuçiç ka thirrur konkretisht ambasadorët e Kinës, Rusisë, BE-së dhe vendeve të QUNIT-it (ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, dhe SHBA-ve). 

Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën nga 10 për qind në 100% për mallrat serbe dhe boshnjake është marrë si kundërpërgjigje ndaj fushatës agresive të Serbisë përkundrejt shtetit kosovar.