Paul Barton, pianisti që luan muzikë për elefantët

Paul Barton, pianisti që luan muzikë për elefantët

Pianisti Paul Barton

Thuhet se elefanti nuk harron kurrë dhe sigurisht edhe ata që janë pjesë e "Elephants World" në mes të pyllit të Tajlandës nuk bëjnë përjashtim dhe me siguri nuk do ta harrojnë Paul Barton.

Pianisti anglez nga Yorkshire, i cili ka lënë skenat e ishullit britanik dhe është transferuar prej disa vitesh në Bankok, tani interpreton për një audiencë të veçantë dhe shumë më të madhe, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ai luan për elefantë muzikë klasike, kryevepra të Beethoven, Bach, Debussy, Ravel etj

Kafshët e parkut "Elephants World" janë kryesisht në moshë të madhe, disa të verbër, disa lëvizin me vështirësi e të tjerë me probleme shëndetësore.

Romantiken "Clair de Lune" të kompozitorit francez Claude Debussy, kësaj here Paul Barton po e luan për elefanteshën 80 vjeçare Ampan. Ajo është e verbër nga njëri sy kurse nga tjetri shikon vetëm 40 %. 80 vite janë shumë për një elefant, rreth 10 vite më shumë sesa masatarja e jetës natyrore të elefantëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE