Mirditë, zjarr i përmasave të mëdha, rrezikohen 10 banesa

MIRDITE- Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Thirrë të Njësisë Administrative të Fanit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektaresh me pyll dhe rrezikohen 10 banesa.

Zjarrfikesit e Mirditës ndodhen në vendgjarje, por është e pamundur ndërhyrja për shkak të terrenit të thyer malor. Zjarrëfikësit thanë për Report Tv që është pothuaj e pamundur ndërhyrja për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrëfikës bëhet fjalë për një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë që është përfshirë nga flakët. Shërbimi zjarrëfikës së bashku me policinë ndodhet në vendngjarje.

Era është në favor të zjarrit pasi po bën të mundur përhapjen e flakëve me shpejtësi. Banorët po mundohen me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve. Nuk dihet nese zjarrvënia është e qëllimshme për hapjen e kullotave të reja, ndërsa priten hetimet. 

Ora 21:05
Mirditë, zjarr në fshatin Thirrë, rrezikohen 10 banesa
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



    ×

    Lajmi i fundit

     Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet

    Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet