Në pikun e sezonit turistik, Saranda vuan prej disa orësh mungesën e energjisë elektrike.
Probleme raportohen në lagjet 1 dhe 2, në Rrugën e Pestë, ndërsa në errësirë është edhe Bulevardi kryesor i qytetit. Rrugët e qytetit janë në terren dhe ajo që lë një shije të hidhur është imazhi që krijohet në sytë e turistëve. Probleme me furnizimin me energji raportohen edhe nëpër fshatra.
Banorët shprehen se nuk janë njoftuar nga OSHEE për ndërprerjen e energjisë, ndërsa gjithashtu mungon një reagim zyrtar nga ky institucion mbi arsyet e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të një prej qyteteve më të populluara nga turistët gjatë sezonit të verës.
Komento
Dikush tja beje me dije të madhit që vitin tjetër ne nje nga videot e mjesit të tregojë diferencën me këtë vit duke treguar se drita tashmë ka...për ta rrujt që këtë vit ska hajt se flasim...
PërgjigjuEdhe akoma nuk ka. Nuk dihet nese do vijne sonte Rrofte investimi
Përgjigju