Plazhi, kultura, fatura

Plazhi, kultura, fatura

Foto ilustruese

Sapo nis sezoni veror në Shqipëri nga njerëz të thjeshtë e deri tek folës e shkrues publik, vrapojnë të denoncojnë fenomene negative.

Bëjnë shumë mirë: 

Të denoncojnë çmimet e kripura

Mungesën e kuponit

Arrogancën e pronarëve provincialë

Zaptimin e plazhit publik

Mospastrimin e plehrave

Mungesën e higjienës

Ndotjen akustike

Por një kërkesë miqësore për këdo nga ju e nga ne, para se të denonconi privatisht edhe publikisht.

Ekonomia e tregut njeh disa rregulla, shteti ka akses vetëm tek mallrat e shportës. 

Pushimet s’bëjnë pjesë aty, ndryshe s’do ish ekonomi tregu.

Çmimet i vendos investitori apo pronari dhe tregu (kërkesë-ofertë).

Klienti para çdo porosie duhet të kërkojë të shohë menunë, të zgjedhë nëse ja mban xhepi e para se të paguajë të kërkoj kupon. 

Nëse s’ndjek këtë rrugë, kot denoncon me kuponin në fund. 

Më e pakta, tregon që faji është i yti. Të duket çmim i kripur, mos frekuento atë ambjent zgjidh sipas mundësive.

Nuk është vetëm Shqipëria kaq e shtrenjtë dhe jo e gjithë Shqipëria është zhvatëse, ka disa individë që nëse abandonohen do mësohen të respektojnë klientët. 

Një omëletë dhe një makiato, s’mund të dëmtojnë me mijëra njerëz që përpiqen çdo ditë, me mund e djersë edhe me mungesën e infrastrukturës publike të na shërbejnë.

Të gjithë neve me buzëqeshje e mirësjellje.

Kjo nuk është kundërpërgjigje për të mbrojtur abuzuesit, është lutje për të respektuar e vlerësuar pasurinë e përbashkët. Natyrën, plazhet, turizmin, ekonominë.

Nëse omëleta e makiato vërtetë kanë qenë të kripura, keqeverisja në më shumë se 2 dekada janë kuzhinieri dhe baristi që na prishin shijet.

Pushime të bukura për të gjithë, mos harroni të lexoni menutë dhe të paguani pasi të merrni kuponin tatimor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë