Pogradec/ I shpërtheu në dorë bidoni me benzinë, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës 67-vjeçari

Pogradec/  I shpërtheu në dorë bidoni me benzinë, dërgohet me urgjencë drejt Tiranës 67-vjeçari

Foto Ilustruese

POGRADEC- Një-67-vjeçar në Qafë-Plloçë ka pësuar djegie trupore dhe është dërguar menjëherë në Tiranë për mjekim më të specializuar. Burimet policore bëjnë me dije se B.G., 67-vjeç, banues në fshatin Buçimas, ishte duke transportuar një bidon me benzinë dhe në dorë mbante një cigare të ndezur, e cila mendohet se ka shkaktuar zjarrin.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 15.07.2018, në Qafë-Plloçë, shtetasi B.G, 67 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec, aksidentalisht ka pësuar djegie trupore si pasojë e pakujdesisë gjatë punës, kur ka transportuar një bidon me benzinë dhe në dorë mbante një cigare të ndezur. Ky shtetas u dërgua në Tiranë për trajtim mjekësor më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për “Ngjarje aksidentale”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Durrës, nis kampionati botëror i shahut për fëmijë! 380 pjesmarrës, presidenti Begaj: Shqipëria motivuese e talenteve

Durrës, nis kampionati botëror i shahut për fëmijë! 380 pjesmarrës, presidenti Begaj: Shqipëria motivuese e talenteve