Aksioni i RENEA-s në Divjakë, policia jep versionin zyrtar: I moshuari nuk iu përgjigj thirrjes, dyshime se në banesë fshiheshin dy autorë vrasjesh

Aksioni i RENEA-s në Divjakë, policia jep versionin zyrtar: I moshuari nuk iu përgjigj thirrjes, dyshime se në banesë fshiheshin dy autorë vrasjesh

LUSHNJE - Policia e Shtetit ka dhënë detaje për operacionin e RENEA-s në fshatin Rremas të Lushnjes, orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur 77-vjeçari Haxhi Lika. Policia sqaron se operacioni u ndërmor pas informacioneve se në banesën e të moshuarit fshiheshin dy persona të kërkuar për vrasje. 77-vjeçarit, thotë policia, i është bërë thirrje nga Forcat RENEA për të dalë nga banesa, por ai është përgjigjur duke nxjerrë në dritare një armë gjahu. Në këtë moment, sqaron policia, efektivët kanë qëlluar në ajër, ndërsa në rrethana të paqarta i moshuari ka mbetur i lënduar në kokë. Do jetë ekspertiza ajo që do përcaktojë shkaqet e dëmtimit të 77-vjeçarit. 

Njoftimi i Policisë për ngjarjen:

 Ne zbatim te Planit Operacional per kapjen e personave me rrezikshmeri te larte shoqerore per vepren penale te vrasjes, forcat speciale RENEA. Rreth ores 05.30 kane ushtruar disa kontrolle banesash ne fshatin Rremas te Lushnjes. Nder to edhe banesen e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se ne kete banese strehoheshin dy shtetas te dyshuar si autore vrasjesh.

Ne momentin qe Policia ka bere rrethimin e baneses dhe konform gjithe procedurave standarde te nderhyrjes, shtetasi H.L nuk i eshte pergjigjur thirrjes se Policise, por ka dale ne dritare me nje arme ne dore (rezultoi arme gjahu).

Ndodhur ne keto kushte Polcia ka qelluar ne ajer duke i bere thirrje perseri shtetasin H.L., per te dale nga banesa. Ne rrethana ende te paqarta shtetasi H.L eshte demtuar ne koke dhe ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Eksperti mjeko-ligjor po punon per percaktimin e shkakut te demtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u ben thirrje gjithe qytetareve te ndihmojne Policine per kapjen e personave me rrezikshmeri te larte shoqerore si dhe t'i pergjigjen thirrjes se Policise duke zbatuar kerkesat dhe urdhrat e saj. Nga ana tjeter, Policia falenderon qytetaret per ndihmen dhe bashkepunimin, duke besuar fort se te gjithe bashke e bejme kete vend me te qete e te sigurt.

Por familja e të moshuarit Haxhi Lika jep një tjetër version të ngjarjes. Njëri prej familjarëve të tij u shpreh për REPORT TV se, Haxhiu doli në dritare për të parë se farë kishte ndodhur, ndërsa dikush qëlloi duke e plagosur në kokë. Ai tha se armën që iu gjet e kishte me leje, por nuk kishte fishekë dhe se i moshuari nuk ka qëlluar në drejtim të RENEA-s.

Forcat RENEA ndërmorën sot një operacion të gjerë në fshatin Rremas të Divjakës në kërkim të Laert Haxhiut, një prej autorëve të masakrës së Lushnjës në 11 tetor 2017, ku u ekzekutuan në qendër të qytetit ku mbetën të vrarë dy të rinjtë Zamir Latifi, 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha, 22 vjeç, ndërsa u plagosën dy të tjerë. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD