RENEA aksion në Divjakë për të kapur rivalët e Aldo Bares, plagoset një i moshuar (VIDEO)

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta policore dhe RENEA kanë nisur një aksion në fshatin Remas të Divjakës për të kapur dy persona me rrezikshmëri të lartë. Njëri prej të kërkuarve, siç raporton gazetari Arsen Rusta është autori i dyshuar i maskarës së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, Laert Haxhiu. Ai së bashku me Orges Bilbilit dyshohet të kenë qëlluar për vdekje Jurgen Hoxhën dhe Samir Latifin.

Në foto, i kërkuari Laert Haxhiu

Laert Haxhiu njihet edhe si rival i Aldo Bares, madje një vit më parë gjatë masakrës së Lusjnjes ka pasur si shënjestër nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin. Nuk dihet ende cili është personi tjetër që kërkon RENEA. Burime të Shqiptarja.com dhe Report TV thonë se aksioni është në vazhdim dhe se policia ka rrethur zonën ku dyshohet se fshihen dy të kërkuarit.

Gjatë këtij aksioni ka mbetur i plagosur edhe 77-vjeçari Haxhi Lika nga fshati Remas i Divjakës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.30, kur forcat e policisë kanë tentuar të hyjnë në banesën e të moshuarit, atje ku dyshohej se strehoheshin dy të kërkuarit e policisë. Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa. Policia thotë se, Në rrethana ende të paqarta shtetasi Haxhi Lika është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat. Po ashtu bëhet me dije se policia ka shoqëruar edhe dy djemtë e Haxhi Likës, Arben dhe Martin Likën. (Versioni zyrtar i policisë për ngjarjen).

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e para që vijnë nga banesa e Haxhi Likës. Në dhomën e banesës së tij ka shenjë gjaku, ndërsa në mure vihen re shenjat e plumbave. Gazetari Dricim Çaka thotë se RENEA ka qëlluar në ajër dhe jo në drejtim të të moshuarit, ndërsa mbetet ende e paqartë se si është plagosur 77-vjeçari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Nipi i të plagosurit në Divjakë: RENEA na zgjoi nga gjumi, s’dimë arsyet e kontrollit (VIDEO)

Një prej banesave të kontrolluara në fshatin Remas të Divjakës është edhe ajo e Haziz Likës, nipit të Haxhi Likës i moshuari që u plagos gjatë një aksionit të RENEA-s.

Duke folur për Report Tv, Haziz Lika thotë se ishin në gjumë kur forcat e plicisë i kanë bastisur shtëpinë pa asnjë lajmërim. Ai thotë se janë larguar pasi kanë kontrolluar e kthyer gjithçka përmbys.

“Rreth orës 4 erdhi policia dhe forcat RENEA, ishim në gjumë. Ata bënë kontroll, qëlluan me armë dhe kontrolluan banesën. Nuk dhanë asnjë arsye. Janë ndaluar dy djemtë e xhaxhait. Xhaxhai është në gjendje të rëndë në spital”

Haziz Lika

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 14/09/2018 20:31

    Sa te lig jane fshataret! Bejne krime, thurrin intriga, poshtersi dhe hiqen si viktima. Ju del ne mbrojtje dhe djali i traktoristit Murrizi qe eshte ortak dhe becel i Mond Beges, trafiksntit te bandes se lushnjes qe nga 22 vite denim ne itali beri vetem 2 vjet ne shqiperi. Nxirrini shpirtin atyre qe keni shoqeruar dhe mos u kurseni fare. Loshi te fala nga shtepia.

    Përgjigju
  • tonin: 14/09/2018 12:38

    renea te priste sa ky plaku te qellonte ndonje polic,pastaj ti merrnin leje lym murrizit per te nderhyr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë