Aksioni në Divjakë, REPORT TV në banesën e të plagosurit, familja: Arma ishte pa fishekë, e qëlluan në dritare

REPORT TV ishte në banesën e Haxhi Likës, që ndodhet në fshatin Rremas në Divjakë, ku u zhvillua operacioni i RENEA-s dhe ku 77-vjeçari u plagos në kokë. Njëri prej familjarëve të tij u shpreh për REPORT TV se, Haxhiu doli në dritare për të parë se cfarë kishte ndodhur, ndërsa dikush qëlloi duke e plagosur në kokë. Ai tha se armën që iu gjet e kishte me leje, por nuk kishte fishekë dhe se i moshuari nuk ka qëlluar në drejtim të RENEA-s. Ndërsa nipi i të plagosurit, Haziz Lika tregoi momentin që RENEA u fut në banesë.

INTERVISTA PËR REPORT TV
Si ndodhi ngjarja?
Familjari i Haxhi Likës: Doli për të parë në dritare se cfarë ka ndodhur, dikush qëlloi duke e plagosur në pjesën e kokës, brenda në dollap kishte një pushkë gjahu dhe nuk është lëvizur. E ka marrë vetë RENEA.

Kur u zhvillua operacioni?
Familjari i Haxhi Likës: Mbrëmë në orën 04:00 erdhi RENEA dhe na rrethoi, ata thonin hyni brenda, mbyllni derën dhe dritaren, sot në orën 8 pasi mbaroi kjo, morëm vesh që Haxhiun e kanë plagosur. Nuk e dinim që ishte plagosur. Kur erdhëm këtu na thanë që është plagosur

Doli me armë në dritare?
Familjari i Haxhi Likës: Arma nuk ka fishekë fare, nuk bën vaki që të dalë të gjuajë me armë ndaj policisë, ai është plak 77-vjec në hallin e vet.

Policia ka thënë se kërkon Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun?
Familjari i Haxhi Likës: Nuk janë në banesa dhe as në zonë

A i njihni?
Familjari i Haxhi Likës:
Nuk i njohim dhe nuk i kemi dëgjuar as si emër
Nipi Haziz Lika: Këta i kemi dëgjuar vetëm në TV dhe nuk i dimë se kush janë, kjo që bëri policia nuk e di pse e bëri...

Janë kontrolluar të gjitha banesat?
Nipi Haziz Lika: Po, po të gjitha

Ju paralajmëroi RENEA?
Nipi Haziz Lika: Jemi RENEA thanë dhe shtynë më armë direkt derën

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, forca të shumta policore dhe RENEA nisën një aksion në fshatin Remas të Divjakës për të kapur dy persona me rrezikshmëri të lartë. Njëri prej të kërkuarve është autori i dyshuar i masakrës së 11 shtatorit 2017 në Lushnje, Laert Haxhiu. Ai së bashku me Orges Bilbilin qëlluan për vdekje Jurgen Hoxhën dhe Samir Latifin.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uragani: 14/09/2018 16:31

    DUAN te mbulojne mu..tin me Shi..rre.KETO Jane show te FATMIR XHAFES e EDVIN RAMES .TEPELENA ESHTE NE UDHEHEQJE TE MAFIAS QEVERITARE .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK