POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Presidenti i Brazilit, Michel Temer: Qeveria kërkon fonde për rindërtimin e muzeut

Muzeut Kombëtar në Rio de Zhaneiro, i cili është shkatërruar nga flakët.

Presidenti i Brazilit, Michel Temer, ka njoftuar se qeveria e tij kërkon fonde nga kompanitë dhe bankat për të ndihmuar në rindërtimin e Muzeut Kombëtar në Rio de Zhaneiro, i cili është shkatërruar nga flakët.

Gjithashtu Ministri i Arsimit i Brazilit, Rossieli Soares, ka njoftuar se po kërkohet edhe ndihmë ndërkombëtare dhe se bisedimet me agjencinë për kulturë të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, kanë nisur.

Sipas zyrtarëve të muzeut kanë shprehur se pothuajse 90 për qind e koleksionit është shkatërruar. Si shkaktar i rënies së zjarrit, stafi ka fajësuar shkurtimin e fondeve.

Rënia e zjarrit në muze ka filluar të dielën mbrëma, pasi ndërtesa, një pallat mbretëror i shekullit të 19-të është mbyllur.

Mirëpo nuk është ende e qartë nëse muzeu ishte i siguruar. Në muze ndodhej një nga koleksionet më të mëdha të antropologjisë dhe historisë natyrore në Amerikë. Ku ai përfshinte në përkujdese mbetjet 12 000-vjeçare të një gruaje të njohur si “Luzia”.

a.de.
Komento