POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Prestigjozia britanike ‘Daily Mail‘: Tirana mes 10 qyteteve europiane që duhen vizituar

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana

E përditshmja britanike “Daily Mail” ka listuar kryeqytetin shqiptar, Tiranën si një nga destinacionet për t’u vizituar duke marrë për bazë çmimet e arsyeshme të biletave të fluturimeve.

Kryeqyteti i Shqipërisë renditet në vendin e 7 mes 10 qyteteve, duke lënë pas vetes qytetin e Barit në Itali, atë të Bourgas në Bullgari dhe atë të Izmirit në Turqi.

Ndoshta një destinacion i pazakonshëm për një pushim fundjave, kryeqyteti i Shqipërisë i përshtatet atyre me dell aventuresk. Krahas vizitimit të muzeut historik dhe xhiros me tur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me ndërtesat e tij të epokës komuniste, rekomandohet edhe një udhëtim në Bunkart. Ky është një muze arti bashkëkohor dhe historie moderne i ndodhur brenda një ish bunkeri. Në sheshin “Skënderbej” do të gjeni edhe pallatin e Operas”.

Shkruhet në artikullin e Daily Mail për Tiranën

Vendin e parë të listës e zë qyteti i Dole në Francë, Kosice në Sllovaki, Aarhus në Danimarkë, Varshava në Poloni, Rovaniemi në Finlandë dhe Lviv në Ukrainë.

ke.mu.
Komento