'Bastet' me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, projektligji miratohet të enjten e ardhshme

'Bastet' me procedurë të përshpejtuar në Kuvend, projektligji miratohet të enjten e ardhshme

Kuvendi i Shqipërisë në një seancë plenare

Kuvendi votoi me 71 vota kërkesën e Partisë Socialiste për futjen e projektligjit për "Lojërat e Fatit" me procedurë të përshpejtuar. Kërkesa e maxhorancës u bë sot gjatë seancës së Kuvend, seancë në të cilën opozita mungoi sërish. Projektligji parashikon mbylljen e pikave të basteve dhe zhvendosjen e kazinove jashtë qendrave të banuara.

Nga hëna e ardhshme projektligji pritet të nisë shqyrtimin në komisionet parlamentare. Ndërsa kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës të jetë e pranishme të enjten e ardhshme në kuvend, kur pritet të votohet projektligji i shumëdiskutuar.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, u përqëndrua tek debati i fundit që është shpalosur në media, lidhur me çështjen e mbylljes së lojërave të fatit. Rama ka thënë se pikat e basteve do të mbyllen, dhe se nga 1 janari nuk do të ketë më lloto, as online. Rama ka bërë një deklaratë të fortë kur ka thënë se deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave po sulmohen me mesazhe të orkestruara nga dhomat e burgut tek 313.

Jam shumë i keq ardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe të Ekonomisë, janë kthyer në një shënjestër të e një sulmi vulgar, të orkestruar nga burgu 313. Online është shumë kompleks, do të arrijmë në një konkluzion të studiuar, në bazë të të cilit do kemi një diskutim më tutje.

Ndërkohë, seancën e sotme Kuvendi votoi edhe projektligjin për Buxhetin Faktik i cili kaloi me 74 vota. Me po kaq vota kaluan edhe ndryshimet në ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 18/10/2018 23:26

    O parlament qelbesirash, behuni njehere burra mbyllini te gjitha. EDHE TELEBINGON E ARTES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës