“Projekti 100 fshatrat”, Rama: Përmirësimi i infrastrukturës, element kyç në procesin e zhvillimit

Kryeministri i vendit Edi Rama në një deklaratë për medien ka prezantuar projektin “100 fshatrat”. Gjatë fjalë së tij Rama tha se përmirësimi i infrastrukturës përbën një element kyç në zhvillimin e fshatrave. Ndërsa nga ana e qeverisë, sipas tij janë akorduar disa miliona lekë për investimin në fshatra, kryesisht në zonat turistike. 

Nga ana e qeverisë janë akorduar mln lekë për investimin. Është për të ardhur keq që diskutimi i kryetarëve të bashkisë, kur vjen puna tek fshati, është rruga. Pavarësisht se rrugët mund të mos jenë në fazën e duhur në zonën turistike, por sjellin sukses. Banorët e fshatit nuk kanë pse të lëvizin nga vendi, shkojnë të tjerët tek ata. Përsa i përket qendrave shëndetësore, është bërë një inventar dhe është e mundur që të kompletohen në këtë akses. Idea është që të krijojmë modele funksionale që të tregojmë rrugën sesi ky zhvillim do të hapet nëpër fshatra. 

Kryeministri  Edi Rama

Në vjeshtën e këtij viti ne hapim rrugën për mbështetjen financiare nga BE. Ato janë para, për të cilat duhet një projekt i besueshëm, por ajo që është rreziku, është se ne nuk kemi projekte të besueshme. Është e domosdoshme ajo që duhet të bëjmë së bashku për mbetjet urbane në fshat, sepse ka ende njolla të zeza që duhen pastruar nga harta. Do të doja që akademia me grupet e veta të gjente mbështetjen tuaj në këtë proces. Ju keni barrën e përfshirjes së mbështetjes së drejtpërdrejtë në zhvillimin e fshatit, jo barrën financiare. 

Kryeministri  Edi Rama

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës