Protesta e studentëve/ Veliaj: Kërkesat të drejta, por duhet dialog, vëllezër presidentësh e ministrash zaptuan 4 konvikte

Protesta e studentëve/ Veliaj: Kërkesat të drejta, por duhet dialog, vëllezër presidentësh e ministrash zaptuan 4 konvikte

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e konsideroi jetik dialogun për realizimin e kërkesave të studentëve. Sipas tij protesta e studentëve solli në vëmendje të të gjithë shoqërisë një problematikë të mbartur prej vitesh dhe ku aktorët kryesorë të përkeqësimit të saj sipas tij janë pikërisht ata që drejtojnë sot jetën universitare në vend.

“Jam i shqetësuar kur dëgjoj që kryetari i bashkisë shkon me biçikletë dhe kryeministri ecën dhe në këmbë dhe një rektor blen makinë 79 milionë lekë. Sigurisht që kjo është shqetësuese. Do të thotë që një institucion, një fakultet që mori përsipër ta drejtojë dhe nuk ka banjo, printer, i kërkon lekë studentëve për të bërë fotokopje, kjo është ulëritëse. Fakti që studentët na e sollën këtë në vëmendje përmes protestës është një gjë shumë e mirë. Shikoj një dobi të jashtëzakonshme tek përpjekja për dialog dhe te fakti që kanë filluar komunikimet. Pse, sepse besoj që të rekrutosh në këtë akuzë kryeministrin dhe qeverinë dhe ta bësh ortak të studentëve për t’i adresuar këto çështje jo vetëm për të ulur tarifat, por për të shtuar edhe ngacmimeve seksuale të profesorëve, për t’i shtuar edhe korrupsionit kur vjen puna te provimet, edhe te mënyra si shpenzohen këto fonde për lukse ndërkohë që e kërkuan një pavarësi por jo vetëm për privilegje, e kërkuan edhe për përgjegjësinë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës te E Diela Shqiptare.

Ai shtoi se fakti që sot protestohet në çdo orë dhe kohë tregon edhe një anë të mirë, se qeveria sot arrin të sigurojë një të drejtë themelore të shtetasve të vet, ndryshe nga më parë. “Që ky është një qytet që debaton dhe që ka opinione për çdo gjë dhe që kërkon ballafaqim kjo do të thotë se ky është një qytet i gjallë. Njoh shumë qytete në botë ku mbaron ora 5 nuk ka jetë, as për argëtim, as për protesta, për asgjë. E dyta, që ky është një qytet ku sot ti proteston lirshëm dhe nuk vritesh me plumba. Se në Shqipëri kemi qenë, në Tiranë kemi qenë ku protestoje dhe unë mbaj mend nga një protestë jemi kthyer me katër arkivole. Do të thotë që jemi komplet në një situatë tjetër. Pra ti mund të thuash çfarë të duash dhe të mos biesh dakord. Do të thotë që ky qytet bie dakord edhe që mos biem dakord. Por që sot këto protesta dhe kjo lëvizje studentore ka kthyer vëmendjen në një zonë e cila ishte zonë e paprekur, konsiderohej tabu”, tha Veliaj.

Sa i përket rolit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj theksoi se sapo janë marrë në dorëzim konviktet e studentëve ka nisur puna për rikonstruksionin e parë të tyre, 4 te Inxhinieria e Ndërtimit dhe 8 të tjerë në Qytet Studenti. “Më vjen mirë që si bashki këtë vit qeveria mori një vendim për të na i kaluar ne konviktet dhe siç e keni vënë re kemi filluar fillimisht me Inxhinierinë e Ndërtimit, 4 konviktet e para me KFV, po vazhdojmë me 8 të tjera në Qytetin Studenti.

Ajo që unë gjeta kur më transferuan konviktet është që nga viti ’91, 3-4 konvikte janë zaptuar nga këta që sot bëjnë sikur mbështesin studentët, por e kanë vetëm për politikë. Dhe kur shikon vëllezër presidentësh, kur shikon vëllezër ministrash që i kanë kapur të gjithë pronat në Qytetin Studenti, i kanë privatizuar, i kanë kthyer në pika bastesh dhe kafene dhe sot të japin mend them po more dakord, unë në një vit bëra tetë, tetë i kam vitin tjetër. Po këta çfarë bënë përveçse merr çdo lloj prone publike?”, theksoi Veliaj. Pak ditë më parë në media u zbulua skandali që tregonte se s vëllai i Nishanit e ktheu mensën e studentëve në sallë bastesh në Qytetin Studenti (lexo këtu). Pas vëllait të ish-presidentit Nishani, edhe Edison Çela, kryetar i PD-së në njësinë nr. 2 në Tiranë, bleu godinën e studentëve për biznes privat (lexo këtu). 

Pas rreth dy javëve protestë nga studentët para Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, opozita ka nisur mobilizimin e militantëve në rrethe për protestën e nesërme përpara Kryeministrisë. Edhe pse njoftimi për këtë tubim është i studentëve, PD dhe LSI janë hedhur në sulm duke organizuar mbështetësit për të marrë në dorë frenat e protestës dhe shmangur studentët e për rrjedhojë edhe degdisjen e kauzës së tyre (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Konjak: 17/12/2018 12:15

    Per Veliun,dialogu eshte i rendesishem ;po edhe protesta,-sipas tij -ka ndonje rendesi,mir po fain e kan drejtusit e universiteteve.Pra ,zoteria e gjeti armikun.Biles eshte shum i shqetesuar qe ,ky vet dhe KM shkojne ne pune me biciklet dhe ne kembe.Studentet te jen te gezuar qe ne protest s'i vret kush ,dmth,plot e keni kaq,harroni c'far kerkoni.Harron se Tirana kryesisht eshte drejtuar nga te majtet,e thot se ,godinat e universitetit i gjeta ,cop cop.Epo, dhjetori ka bere ftoht,e eshte ftohur,duke ecur ne kembe per ne pun.

    Përgjigju
  • dddd: 16/12/2018 22:38

    o lali eri pse i nxite sudentat kunder rames apo ngaqe nuk te kandidon me ne tirane ?

    Përgjigju
  • Gjirokastriti: 16/12/2018 19:53

    Z Veliu E ndoqa diskutimin the mendimin tuaj Po del nje pyetje natyrshem sa vjet ka PS ne pushtetin qendror e lokal PSE nuk ka nje padije per keto abuzime PSE nuk e ke bere publike me pare cfare just ka penguar a e dini ju the stafi jusj detyrat tuaja per pronat publike?

    Përgjigju
  • Lexues: 16/12/2018 18:45

    Pse nuk ke folur kaq kohe ti apo pret si do marin gjerat..

    Përgjigju
  • Tini: 16/12/2018 18:39

    Erjon, shume mire qe mbeshtet kerkesat e studenteve , ashtu dhe qeveria , por per abuzuesit me financat e universiteteve do kete padi penale ? Po per klanin e PD qe ka zaptuar objektet publike ne qytetin studenti ,do kete padi penale . Pa denuar pergjegjesit e hajduterise nuk ka ndryshim te gjendjes se studenteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM

Jo më me koncesion por monopol shtetëror, nga 1 janari 2025 shteti prodhon dhe monitoron vetë pullat fiskale! Çmimi përcaktohet me VKM