POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Protesta e studentëve/ Rama u ofron më shumë se çfarë kërkuan: Por duhet dialog

TIRANE - Pas më shumë se 7 orësh përballë Ministrisë së Arsimit, në ditën e shtatë të protestës, studentët u shpërndanë, duke paralajëmruar, se nesër do të jenë sërish aty, madje duke e përshkallëzuar protestën e tyre ndaj qeverisë. Ata njoftuan se nesër do t'u bashkohen edhe studentët e universiiteve të rretheve.

Në ditën e shtatë të protestave të studentëve dhe pas refuzimit të vazhdueshëm për t'u ulur në tryezë e përbashkët, kryeministri Edi Rama ka tentuar sot të hapë një kanal komunikimi me protestuesit nëpërmjet "Facebook".

Në një dialog virtual, që ka vazhduar për dy orë dhe që ka mbledhur 7.000 komente, Rama ka bërë disa propozime konkrete, duke tejkaluar në disa raste edhe vetë kërkesat e studentëve. Ai u tregua i gatshëm për të financuar me buxhetin e shtetit jo vetëm uljen me 50% të tarifave, por edhe arsimin falas për studentë ekselentë dhe të varfër; ofroi 1000 vende pune në administrata për studentët më të mirë; u tregua i gatshëm për të boshatisur bordet e universiteteve nga anëtarët e qeverisë dhe për të shtuar investimet në konvikte.

Por si kusht të vetëm, kryeministri kërkoi që gjithë këto lehtësira që plotësojnë pjesën më të madhe të 8 kërkesave të paraqitura gjatë protestës, të diskutohen në një tryezë bashkë me studentët. Rama akuzoi opozitën se duke bllokuar dialogun e drejtpërdrejtë midis tij dhe studentëve, po përpiqet të përfitojë politikisht nga protesta. Më tej, Rama tha se priste që studentët protestues të dënonin sjelljen fyerëse ndaj Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Sot, grumbullimi i studentëve të Tiranës nisi si herët e kaluara, në orën 08:30 nga sheshi "Nënë Tereza". Më pas ata vazhduan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit duke ndjekur rrugën e zonës së ish-Bllokut dhe duke shmangur Bulevardin qendror të kryeqytetit. Protestës i janë bashkuar edhe studentë nga universitetet e rretheve. "Studentë, ata duan të hiqni dorë - bashkohuni nesër më të fortë se kurrë", thuhet në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale. 

Pavarësisht premtimeve të Ramës, studentët janë shprehur prerazi se nuk do të ketë dialog. Ata insistojnë në përmbushjen e të gjitha kërkesave, pa qenë nevoja për komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin. 

Kërkesat e para të studentëve (lexo këtu)
Kërkesat e dyta të studentëve (lexo këtu)
Kërkesat e tretë/ Letra drejtuar Ramës, Ruçit e Nikollës nga Këshillat Studentorë/ Datë 9 Dhjetor

1. Rritja e buxhetit në 5% e GDB me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për cdo nivel studimi, përmirësim e mësimdhënies dhe infrastrukturës (universitete dhe konvikte).
2.Transparence me buxhetin nga ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online
3.Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe cdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.
4. Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.
5.Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
6.Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018-19
7.Ndërtimi i bibliotekave me starndarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
8.Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.

Kërkesat e studentëve drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (kliko këtu që të shikoni dokumentin)

Ora 22:26
'O me Erionin, o me Monikën', Rama publikon pankartën e studentëve për deputetin Braçe

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Instagram ka publikuar një prej pankartave të studentëve që prej shtatë ditësh po protestojnë para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në pankartë shkruhet: "I duam tarifat sa Erion Braçe."

Pankarta e studentit që publikoi Rama 

"Asgjë nuk është e pamundur nëse bëhemi bashkë dhe për më tepër Erion Braçja është shumë dakord"- shkruan Rama duke iu referuar edhe statusit të deputetit të PS-së lidhur me protestën. Për më shumë (SHIKO KËTU)

Më tej në postimin e tij, Rama shkruan se studentët duhet të zgjedhin o të dialogojnë, o të kërcënojnë.

O me universitetin o me politikën, o me Erionin o me Monikën.

Edi Rama, kryeministër

Ora 22:47
Studentët në ditën e 7 të protestës
Ora 19:55
'Protestues nga Kamza shishe drejt Nikollës'/ Mziu- Ramës: Bashkia gati për të rrëzuar qeverinë

Kryebashkiaku Xhelal Mziu ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama sot se protestues nga Kamza dhe Unaza e Re hodhën shishe drejt Nikollës tre ditë më parë para Ministrisë së Arsimit. Mziu shprehet se Punonjësit e Ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime, por edhe ata të Bashkisë Kamëz janë në krye të detyrave, madje edhe në gatishmëri për të qenë sa më pranë qytetarëve në këtë kohë shirash dhe prag festash, por të gatshëm për ta rrëzuar një orë e më parë këtë qeveri. “Kamza i është kthyer në makth Ramës. Edi Rama dhe anëtarët e organizatës “Rilindje” sa herë ndihen ngushtë, rreken të përmendin Kamzën. Kuptohet, kanë frikë, ndihen në panik dhe kërkojnë të aludojnë me faktin se veç Kamza proteston kundër tij.

Por e vërteta është krejt ndryshe! Shqipëria sot është e gjitha në protestë. Janë qytetarët e Unazës së Re, të Shkodrës, Lezhës, Shkozës, janë minatorët, studentët etj., të gjithë nuk e duan më qeverinë dhe këtë Kryeministër. Rama duke mos ditur të japë asnjë zgjidhje për studentët, duke mos u pranuar prej tyre, sërish na nxori si shqetësim faktin se ministren më të paaftë dhe të korruptuar, Lindita Nikollën, na e paskan gjuajtur punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Kamëz.  Jo! Kjo nuk është aspak e vërtetë. Punonjësit e Ndërmarrjes Ujësjellës-Kanalizime, por edhe ata të Bashkisë Kamëz janë në krye të detyrave, madje edhe në gatishmëri për të qenë sa më pranë qytetarëve në këtë kohë shirash dhe prag festash, por të gatshëm për ta rrëzuar një orë e më parë këtë qeveri kriminale dhe hakmarrëse për qytetarët e Kamzës” thotë ai.

Ora 19:02
Oferta e Ramës, Braçe-studentëve: Kush po ju pengon? Partitë?

Deputeti i PS, Erjon Brace ka reaguar pas ofertës së kryeministrit Rama për studentët duke ngritur pyetjen se përse nuk shkojnë të marrin zgjidhje dhe të diskutojnë.

Pjesë nga reagim i Erjon Braces

PERSE NUK SHKONI TE MERRNI #ZGJIDHJEN DHE TE DISKUTONI GJITHCKA TJETER?! A ishte ky qellimi?

Perse keni frike nga #Ndryshimi, pjesmarrja per te ndryshuar radikalisht #UniversitetinPublik?

Kush po ju pengon?

Partia? Partite? Ideologjia e ardhur nga deshtimi aty lart?

Skenari?

Dua te perseris edhe nje here thirrjen per cdo vajze e djale-studente, pedagoge e pedagoge qe kane shqetesim paresor Universitetin, jo Pushtetin, studentin jo shkrepsen;

#MERRNIZGJIDHJENTANI!

#DIALOGONI PER CDO GJE TJETER RRETH TE CILES KENI NJE IDE, PREJ VITESH KENI NJE IDE QE ESHTE VRARE NGA PARTITE QE UDHEHEQIN UNIVERSITETIN!

Nuk u kerkon kerkush te ndryshoni bindjen, idene tuaj;

Thuajeni, ndajeni, diskutojeni, miratojeni ose jo permes #Dialogut.

Refuzojini tani partite qe ju konsiderojne shkrepse per zjarr!

Ora 18:45
Thirrja në protestë e gjimnazistëve, Rama: Teta Monika fton nesër të miturit e Tiranës t'u bashkohen të rriturve të Bashkisë së Kamzës

Në rrjetet sociale po përhapen disa njoftime që bëjnë thirrje për bojkot të mësimit dhe organizim të protestave nesër nga gjimnazistët në Tiranë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke akuzuar kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe PD-në. “Po këto ngjyrat mos ju kujtojnë ndërmarrjen e teta Monikës? Ajo fton nesër të miturit e Tiranës t'u bashkohen të rriturve të Bashkisë së Kamzës, në protestën për Universitetin #LSIpd#xdd1e; Si Doktore Shkencash ajo ka studiuar efektin stimulues të lënies së mësimit tek gjimnazisti, ndërkohë që Profesor Xhelal Mziu, ka kryer një sërë studimesh për efektin e lënies së punës në sistemin tretës të nëpunësit me diplomë Kristali” shkruan Rama.

Ora 16:10
Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentëve u shpërndahet ushqim dhe ujë

Ndërsa protesta e studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit vijon, qytetarë të shumtë janë solidarizuar duke shpërndarë edhe ushqim.

Pak çaste më parë, studentëve që prej orësh protestojnë u janë shpërndarë edhe disa pica dhe ujë.

Studentëve iu shpërndahen ujë

1 / 5

Studentëve iu shpërndahen ujë

2 / 5

Pica për studentët

3 / 5

Pica për studentët

4 / 5

Pica për studentët

5 / 5
Ora 15:48
'Protestues nga Kamza dhe Unaza e Re hodhën shishe drejt Nikollës'/ Rama-studentëve: Prisja t'i kërkonit ndjesë Nikollës

Kryeministri Edi Rama, gjatë komunikimit me studentët u shpreh se priste që studentët protestues të dënonin sjelljen ndaj Ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

"Kam pritur që të dënojnë atë që bënë me ministren... E kërkuan dil te sheshi se ska ardhur ushtria por rinia...Si ka mundësi që nuk i thatë ministres më fal? Disa prej tyre kishin ardhur nga Unaza e Re, të tjerë nga Kamza që hodhën shishe dhe nuk e thatë këtë..."-tha Rama. 

Kujtojmë që studentët protestues edhe pse e kërkuan ministren Nikolla në shesh për të diskutuar e qëlluan me vezë, letra dhe shishe plastike. Për më shumë detaje nga takimi i Nikollës me studentët protestues (LEXO KËTU)

Ora 13:39
Studentët pas 'lëshimeve' të Ramës: Mirëpresim heqjen e tarifës për të varfrit, por nuk ngrejmë përfaqësi për dialog

Në momentin kur kryeministri Edi Rama po zhvillonte komunikimin 'live' në Facebook (Lexo këtu), te protesta përpara Ministrisë së Arsimit është vendosur një ekran, por ai është hequr nga studentët. Ata e kanë ndjekur fjalimin e kryeministrit përmes rrjeteve sociale. Edhe pse kryeministri Edi Rama tejkaloi kërkesat e tyre duke vendosur subvencionimin 100% të tarifës për studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, modernizimin e konvikteve, shkarkimin e bordit të administrimit të universiteteve apo dhe punësimin e studentëve të shkëlqyer pa konkurse në administratë, sërish studentët kanë refuzuar thirrjen për dialog. 

Ata kanë qenë të prerë në përgjigjen e tyre se nuk do të ketë dialog, pasi kërkesat e tyre janë të panegociueshme. Ata janë shprehur se nuk do të ngrejnë përfaqësi nga radhët e tyre për të dialoguar me kryeministrin. Nga protesta përpara Ministrisë së Arsimit studentët i kanë kërkuar kryeministrit përmbushjen e të gjitha pikave të tyre, pa qenë nevoja për negociata apo dialog. 

Studente: Mesa di unë si studente, janë paraqitur tetë pika. është kërkuar 50% e tarifës. Nëse kjo është thënë nga kryeministri, më mirë akoma. Por nëse plotësohen kërkesat mirë, nëse jo vijon protesta.

Studente: I thoni z.Rama që jemi shumë të lumtur, por kemi edhe 7 kërkesa të tjera. Nuk jemi grup, unë dua të përfaqësoj veten, edhe una dua të jem atje (në takim).

Student: Të flasë edhe për shtatë pikat e tjera. Nuk janë vetëm këto, është edhe mesatarja që kemi kërkuar të hiqet. Nuk ka dialog.

(Nuk duam bisedime), studentët thërrasin në kor.

Student: Nuk ka dialog dhe negociata.

Studente: Në momentin kur nuk shohim plotësimin e këtyre 8 pikave nuk shohim vend për dialog dhe as negociata.

Student: Nuk duam marrëveshje. Nuk duam marrëveshje dialoguese, por plotësim të kërkesave.

Ora 13:15
'Tarifat'/ Rama kritika rektorëve dhe dekanëve: Nuk u konsultuat me studentët, këtë s'ua kishim borxh

Kryeministri Edi Rama ka bërë përgjegjës rektorët dhe dekanët e universiteteve në vend për situatën e krijuar. Rama tha se ishte përgjegjësi e drejtuesve të universiteteve që të informonin studentët për ndryshimet në Ligjin e Arsimit të Lartë, tarifat vjetore dhe VKM-të për provimet e mbartura. Rama tha se ndryshimet në ligj janë miratuar të gjitha me konsultime me grupet e interesit përfshirë edhe dëgjesat me rektorët e dekanët, ndërsa nga ana tjetër këta të fundit nuk kanë adresuar risitë në ligj te studentët. 

Pyetja drejtuar Kryeministrit: Nuk mendoni se Ministria e Arsimit dhe të gjitha fakultetet përgjegjëse për situatën sepse nuk kanë informuar studentët as për VKM-në e famshme, as për efektet e ligjit të ri të arsimit, as për tarifat?

Përgjigja e Edi Ramës: Së pari arsyeja pse unë menjëherë u ndjeva keq dhe i thashë ministres së arsimit thirr urgjent dekanët për këtë VKM. Sepse VKM-ja e bërë në maj ishte befasi për studentët. Që do të thotë është marrë vendimi për të vendosur një tarifë dhe nuk u është thënë studentëve. Nuk ka asnjë nen, tarifë të ligjit që nuk është konsultuar me dekanët dhe rektorët. Lindita Nikolla si të gjithë të tjerat ka të metat e veta, por është konsultuar për çdo gjë me ju edhe për VKM, ndersa ju nuk konsultoheni me studentët? Dua t’u them rektorëve dhe dekanëve nuk ua kishim borxh këtë gjë. 

Ora 13:08
Rama: 1 mijë studentë ekselentë do të fitojnë direkt vendin e punës në administratë

Kreu i ekzekutivit, Edi Rama deklaroi në komunikimin "live" në "Facebook" se, 1000 studentë ekselentë do të fitojnë në mënyrë të menjëhershme vendin e punës në administratë. Ai cilësoi se punësimi i tyre do të jetë pa konkurs, vetëm me meritën e notave. 

1000 vende pune në administratë nga klasifikimi i studentëve me mesatare 9 deri në 10, në të gjithë fushat, të cilëve do t’u ofrohet vend pune. Pa konkurs fare, me meritën e notave, pas një viti do i nënshtrohen konkursit.

Edi Rama, Kryeministër

Kryeministri shtoi se qeveria dhe studentët duhet të ulen dhe dialogojnë edhe për këtë pikë, ashtu si për kërkesat e tjera.

(Lexo të plotë)

Ora 12:54
'Kërkojmë investime në universitete dhe konvikte', Rama: Kemi nisur me një program financimi prej 18 milionë eurosh

Kryeministri Edi Rama përmendi në komunikim "live" në "Facebook" edhe investimet që do të shtrihen në universitetet dhe konviktet e vendit, kërkesë tjetër kjo e shtruar nga studentët. Rama tha se qeveria ka një program financimi prej 18 milionë eurosh, për modernizimin e konvikteve. 

I kam kërkuar Angela Merkel financim për konviktet dhe kemi nisur nga godinat e Inxhinierisë. Janë godina që edhe kursejnë energji. Kush nuk do projekte, le të mbyllë sytë dhe të marrë megafonin atje e të thotë jo vetëm nuk duam të flasim, por edhe të shohim. Është kampusi i Qytetit Studenti, por nuk mund të rindërtojmë të gjitha konviktet për njëherë sepse u shkatërruan për 25 vjet.

Edi Rama, Kryeministër

(Lexo të plotë)

Ora 12:19
Rama, studentëve: I gatshëm të plotësoj kërkesën për bordet, por më parë pranoni dialogun

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë komunikimit "live" në "Facebook" se, qeveria është gati të plotësojë një tjetër kërkesë të studentëve; të shkarkojë të gjithë anëtarët e qeverisë në bordet e administrimit të universiteteve. Rama, shtoi se është i gatshëm që personi që do të përfaqësojë qeverinë në këto borde, të mos zgjidhet më prej qeverisë, por prej vetë studentëve të secilit fakultetet. Kreu i qeverisë shtoi më tutje se studentët duhet që më parë të pranojnë dialogimin me të. 

Do t'i shkarkojmë të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në bordet e universiteteve. Por nuk bëj asnjë lëvizje pa ardhur këtu për dialog. Jo për të protestuar në emër të Lulit dhe Monikës atje. Jo politikë?! Por tani është politikë me qeverinë! Jo partitë thoni, jo qeveri. FRESSH-in e keni parë si është, copë- copë... Ju vetëm përcaktoni mënyrën e zgjedhjes, si dhe kë. Ne do të zgjedhim atë që do të propozoni ju.

Edi Rama, Kryeministër

(Lexo të plotë)

Ora 11:45
Studentët kërkuan ulje të tarifës së studimit, Rama: Subvencionim 100%, për më të mirët dhe të varfërit

 Kryeministri Edi Rama përgjatë fjalës së tij të mbajtur në rrjetin social "Facebook" u ndal edhe tek një prej kërkesave të studentëve, konkretisht tek tarifa e studimeve. Rama përsëriti se ato nuk i cakton qeveria, por vetë universitetet. E megjithatë, Rama shtoi se ekzekutivi është gati të mbështesë financiarisht studentët në pagesën e tarifës studimore. 

Tarifat jemi gati t'i rishikojmë, jo tarifat por ndihmën e shtetit dhe qeverisë për ju. Tarifa do jetë siç është, ndërsa ne do t'ju japim nga buxheti 50% të saj. Por atyre që janë me 9-a dhe 10-a pse të mos ua paguajmë tarifën të gjithë? Pse? Pse të mos ua heqim tarifën atyre që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike? Pse vetëm 50%? Pse të jetë njësoj si për ata që rrinë natë e ditë mbi libra dhe me ata që rrinë në kafene? Unë nuk mendoj kështu. Por si ta zgjidhim, me TV? Dhe çfarë tju sugjerojë ju Luli, Monika, apo ai Qorri... Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen në leter.

Edi Rama, Kryeministër

(Lexo të plotë)

Ora 11:34
Dita e 7-të, vijon protesta e studentëve (FOTO)

Protesta e studentëve hyn sot në ditën e saj të shtatë. Protestës i janë bashkuar edhe studentë nga universitetet e rretheve.

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

1 / 14

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

2 / 14

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

3 / 14

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

4 / 14

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

5 / 14

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

6 / 14

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

7 / 14

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

8 / 14

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

9 / 14

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

10 / 14

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

11 / 14

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

12 / 14

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

13 / 14

Protesta e studentëve në ditën e 7-të para Ministrisë së Arsimit

14 / 14
Ora 11:25
Thirrja e Ramës për dialog me studentët: Jam i gatshëm të flasim në çdo orë, jemi bashkë në këtë betejë

Kryeministri Edi Rama ka qenë mjaft i qartë nga komunikimi 'live' në Facebook në thirrjen drejtuar studentëve të cilët paralelisht protestonin në ditën e shtatë përpara Ministrisë së Arsimit. Rama tha se protesta nuk është betejë mes studentëve dhe qeverisë, pasi edhe vetë qeveria edhe në ballë të frontit për të shëruar universitetet nga sëmundja e korrupsionit dhe keqadministrimit. 

Thirrja imë është për dialog. Të flasim si njerëz. Ju pres kur të doni, si të doni, sa të doni. Jam i gatshëm të flasim. Ta bëjmë bashkë si njerëz, jo si profile fallco në Facebook. Me keni gati në çdo orë. Kjo nuk është betejë mes studentëve dhe qeverisë. Jemi bashkë në këtë betejë.

Edi Rama, kryeministër

Ora 11:19
'Dialogu për Universitetin', Rama në 'Facebook': Refuzimi i studentëve ngre pikëpyetje për politizim të protestës

Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin në Facebook, me synim për të arritur një dialog me studentët të cilët po protestojnë për të shtatë ditë radhazi ndaj MAS. Kreu i qeverisë theksoi se nuk po kërkon negociata për studentët, por dialog konstruktiv. Rama u shpreh më tej se rezistenca e studentëve ndaj një procesi normal komunikimi nuk ka sesi të mos përkthehet në një politizim të saj. Duke ritheksuar se nuk po kërkon aspak ndalje të protestës, Rama e cilësoi këtë të fundit si një shfaqje të papërshtatshme me kulturën demokratike të vendit. 

Nuk kam kërkuar dhe nuk kërkoj negociata, qeveria do dialog. Ka një dallim të thjeshtë, negociohet mes palëve në konflikt. Ne nuk kemi asnjë konflikt, sepse çka studentët kërkojnë mua më gjen plotësisht dakord në kuptimin e nevojave, shqetësimeve, domosdoshmërisë për të adresuar një problematikë që është komplekse. Por, kemi domosdoshmërinë të bisedojmë. Kam 7-8 kërkesa të ardhura në rrugë të ndryshme të protestës. Protesta nuk është politike apo është? Apo është e orkestruar në mënyrë të tillë që disa kanë vënë edhe maska që dalin e thonë larg politikës ndërkohë që janë telefoni i prishur i politikës...

Nëse doli një dekan i papërgjegjshëm dhe tha se tarifën nuk do e paguani me këste por të gjithë njëherë, atëherë protesta është e tyre. Unë nuk them ndaloni protestën, vazhdoni dhe protestoni, sepse besoj se kërkesat e tyre do të plotësohen. Besoj se prindërit në shtëpi e kuptojnë shumë mirë se kjo është një shfaqje e papërshtatshme me kulturën demokratike të vendit. Problemi do isha unë nëse do thoja nuk do ketë dialog, kthehuni në Universitet. Në 2013-ën kërkesa ulëritëse e universiteteve ishte autonomia...Ato tarifa i rriti autonomia. 

Edi Rama, Kryeministër

(Lexo të plotë)

Ora 11:04
Një pjesë e studentëve me fytyrë të mbuluar/ 'Mos kemi të bëjmë me militantë?' (VIDEO - FOTO)

Një pjesë e studentëve janë hasur në ditën e 7 të protestës së tyre ndaj MAS me fytyra të mbuluara. Ndryshe nga gjashtë ditët e para të protestës, ata kanë zgjedhur të shfaqen në këtë mënyrë. Kësisoj, lindin natyrshëm disa pyetje: Përse ata kanë zgjedhur që të mbulojnë fytyrat? Nga çfarë fshihen? Mos ndoshta vallë kemi të bëjmë militantë që po përpiqen të mos identifikohen nga media?

Protestues të mbuluar në protestën e studentëve

1 / 8

Protestues me maska në protestën e studentëve

2 / 8

Protestues me maska në protestën e studentëve

3 / 8

Protestues të mbuluar në protestën e studentëve

4 / 8

Protestues të mbuluar në protestën e studentëve

5 / 8

Protestues me maska në protestën e studentëve

6 / 8

Protestues me maska në protestën e studentëve

7 / 8

Protestues me maska në protestën e studentëve

8 / 8
Ora 11:00
Protesta/ Studenti nga Korça: 'Politika të qëndrojë larg kauzës sonë, s'ka negociata deri sa të plotësohen kërkesat tona'

Protesta e studentëve e cila ka nisur në ditën e saj të shtatë, po vazhdon sot edhe në qytetin e Korçës ku studentët janë solidarizuar së bashku në thirrjet e tyre drejtuar Ministrisë së Arsimit  për të plotësuar kërkesat e ngritura për përgjysmimin e tarifave studentore dhe plotësimin e kushteve të konvikteve dhe cilisisë së mësimdhënies në universitete.

Një nga përfaqësuesit e studentëve të Universitetit të Korçës, Henri Tare, ka folur nga qyteti i Korçës për Report tv duke thënë se politika duhet të qëndrojë larg kauzës së tyre pasi ajo është një kauzë e drejtë, prandaj duhet ta fitojnë të gjithë së bashku. Sipas tij, ka patur disa presione, por kjo nuk do i pengojë ata në arritjen e synimeve të tyre, pasi protesta e tyre do të vazhdojë deri në fund dhe nuk pranojnë asnjë lloj dialogu apo negociate deri në plotësimin e plotë të kërkesave të tyre .

Ne i kemi  të qarta kërkesat tona. Presim që ato të shqyrtohen dhe derisa ato  të plotësohen ne nuk pranojmë asnjë lloj negociate.  Sa i përket politikës i bëjmë thirrje që të qëndrojë larg . Nuk kemi synim ta politizojmë këtë protestë. Protesta do të vazhdojë masivisht dhe ne nuk kemi ndërmend të stepemi as nga presionet apo kërcënimet,  ndaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, gjimnazistëve, pedagogëve të cilët kanë qenë një mbështjetje e madhe në këto ditë që të na bashkohen. Zëri ynë është më i fuqishëm se lapsi i një  politikani. Ne kuadër të vitit të heroit tonë kombetar ku ai thotë thuprat thyhen , prandaj ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në këtë lloj kauzë, pasi është një kauzë e përbashkët .

Kanë ndodhur presione tek disa studentë, nuk mund të jap një informacion të saktë .Vazhdojmë të solidarizohemi  me universitetet e tjera te Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, për të njëjtat kërkesa në do të vazhdojmë të qëndrojmë. Sapo përfunduam  mbledhjen e këshillit studentor dhe arritëm në një përfundim  me një deklaratë ku  i bëjmë thirrje ministres se ne nuk pranojmë negociata dhe dialogim.

Henri Tare, student 

Nesër studentët e universiteteve të rretheve janë ftuar  të bashkohen në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta, sipas njoftimit të shpërndarë prej studentëve në rrjetet sociale.

Ora 10:54
'Të mos guxojë kush të bëjë dialog me Ramën'/ Ultimatumi i studentëve: S'ka negociata, kryeministri ka afat deri nesër

Në ditën e shtatë të protestës studentët i kanë dhënë afat kryeministrit Edi Rama deri nesër për pranimin e tetë kërkesave të tyre të pakënaqësive për tarifat e larta, kushtet në universitete dhe ato në konvikte. “Të mos guxojë njeri të bëjë dialog me kryeministrin në emrin tonë në Facebook. Nuk ka dialog dhe nuk ka negociata. Ne nuk kemi përfaqësi dhe nuk kemi faqe facebook. Çdokush nga ne është përfaqësi këtu. Merru me FRESSH-istët e tu dhe jepu ndonjë sufllaqe atyre”, tha një prej studentëve në protestë.

Pankarta te protesta sot para Ministrisë së Arsimit
Ora 10:44
Universitetet e rretheve, në Korçë, Vlorë dhe Durrës nuk ka protestë

Sot protestojnë edhe studentët e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" të Elbasanit dhe atij "Eqerem Çabej" në Gjirokastër. Ndërsa studentët e Universitetit "Luigj Gurakuqi" të Shkodrës janë nisur drejt Tiranës për të protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Studentët e Korçës kanë paralajmëruar se do të protestojnë ditën e nesërme kur është njoftuar edhe protesta masive, ndërsa sot nuk dalë pasur njoftim për protestë. Në Vlorë dhe Durrës nuk ka protestë.

Ora 10:06
Mblidhen studentët, nis protesta te Ministria e Arsimit në ditën e shtatë

Janë mbledhur studentët e parë përpara Ministrisë së Arsimit. Të tjetër po marshojnë nga sheshi "Nënë Tereza". Studentët do protestojnë sot në ditën e shtatë. Janë tetë kërkesat e studentëve drejtuar qeverisë si kushte për të lënë protestën dhe rikthyer normalitetin në universitete, ndërsa më herët fituan betejën për heqjen e tarifës për lëndët e mbartura.

Ora 10:00
'Qëndroni të bashkuar', 'S'ka negociata'/ Studentët nisin marshimin nga sheshi 'Nënë Tereza'

Studentët po marshojnë nga sheshi 'Nënë Tereza' në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Gjatë këtij marshimi dëgjohen thirrjet e studentëve 'Qëndroni të bashkuar', 'S'ka negociata'. 

Ora 08:34
Studentët protestë në 10:00, Rama i fton sërish në bashkëbisedim në Facebook në orën 11:00

Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur ftesën për dialog me studentët edhe mëngjesin e sotëm. Përmes një postimi në Facebook, duke uruar mirëmëngjes, Rama u kujton studentëve se i pret për bashkëbisedim në orën 11:00 live në Facebook. 

Postimi i Ramës në Facebook ku fton sërish studentët në dialog

Pavarësisht thirrjes së kryeministrit, studentët kanë paralajmëruar se do protestojnë edhe sot në ditën e shtatë përpara Ministrisë së Arsimit në orën 10:00, ndërsa marshimi do të nisë nga sheshi "Nënë Tereza" në orën 09:00.

l.q./d.ba.
Komento

Komente

  • Lexues: 11/12/2018 09:35

    Rama keshtu beri dhe per albanian airlines po ku eshte e keni pare gjekundi

    Përgjigju
  • Populli: 11/12/2018 07:29

    Perfundimisht keta nuk Jane student por nje grup ekstristesh qe Jane future nga opozita ndaj duhet te shtypen me dhune Plehrat

    Përgjigju
  • Haruni: 11/12/2018 03:08

    RAMA DUHET TE JAPE DORHEQJE

    Përgjigju
  • Prindi: 10/12/2018 22:02

    Bravo Kryeministri qe ka reaguar dhe eshte shprehur i gatshem t'ju ofroje studenteve edhe nje pakete me te mire sesa kerkuan. Tani dialogu nuk do te behet mes turmave por ne tryeze. Studentet kane mundesi reale te ulen te flasin dhe te bejne ndryshimin tani, dhe jo vetem zhurme.

    Përgjigju
  • Studenti: 10/12/2018 18:17

    Duhet te rrezohet qeveria aktuale dhe duhet te ngrihet nje qeveri jashte politikes dhe Antimafja. Ajo te pergatis zgjedhjet dhe te pastroj politiken nga politikanet e korruptuar dhe kriminel te te gjitha kraheve.Duhet mbeshtetje prej SHBA-se per kete gje.Ne te kundert do ta shfrytezojne grabitqaret per te marre pushtetin.

    Përgjigju
  • Noa: 10/12/2018 17:24

    Hajt pra tani, beni dialog. Paketa duket e mire. Diskutoni me kryeministrin per cfare ju ofron dhe nese jeni dakord. Dhe mos harroni se keni kerkesa ju, por edhe shoqeria ka kerkesa nga ju. mundesisht kur nuk keni leke mos rrini ne kafe por shkoni ne leksione dhe behuni te vlefshem per veten, familjen dhe shoqerine.

    Përgjigju
    • Bdhsh@hdhd.ddj: 10/12/2018 18:13

      Sikur të bëhej mësim, do shkonim me gjithë qejf. Tek "Mjekësia" profesorët nuk vijnë fare në auditor. Nuk ka orare, nuk ka data provimesh, nuk ka vlerësim pune/publikimesh për profesorët... Lëre pastaj për biblioteka apo konvikte që janë si të shekullit 19...

  • Fatmiri: 10/12/2018 14:33

    Po futi pra ne pune ata me mesatare 9 dhe 10. Shko ne vit te fundit dhe bej nje para kontrate qe te punesohrn ne shtet. Vetem ne Dogana dhe Tatime ke momentalisht 200 vende bosh. Jo DAP jo trapi. Shko fut studente me mesatare te larte ato do i sherbejne administrates dhe shtetit

    Përgjigju
    • Sbdhdh@hdhd.dd: 10/12/2018 18:15

      Ashtu është. Ju qenkeni ende në komunizëm. Shteti të punësojë nxënësit meqë shteti është i paaftë të reformojë arsimin që të prodhojë krah punë të qualifikuar që kërkohet nga tregu i punës (ose edhe hap vetë biznese).

  • toni: 10/12/2018 14:31

    kerkojm nga qeveria qe ta ndaloj me ligj mbetjen ne provime...

    Përgjigju
  • WTF: 10/12/2018 13:36

    Neser mblidhet KLP per te zgjedhur prokurorin e ri dhe SPAK, prandaj i kane lene afat deri neser qeverise. Monika me Lulin po dridhen se ka ardhur ora me dhene llogari. Po ti kapesh ata "studente" nje e nga nje, gjysma nuk jane studente fare edhe ata qe jane studente, jane anetar te LRI dhe FRPD. Prisni se me keq do behet kur te filloje pune SPAK, se nuk ikin politikanet e korruptuar pa zhurme, si puna e atij te mbyturit qe kerkon te kapet pas fijes se kashtes.

    Përgjigju
  • Vlora: 10/12/2018 13:31

    Kesaj i thone te kerkosh pa kuptuar e te mos dish te marresh ca ke kerkuar. Ne fakt tek kerkesat e tyre skane shkruar Vari lesht shkolles le te rrime rrugeve

    Përgjigju
  • Sifi: 10/12/2018 12:50

    Zoti Rama , studentet nuk pranojne dialog , jo se nuk duan ,por kane pasiguri ne plotesimin e kerkesave te tyre su dhe mundesine e kompromiseve qe mund te demtojne jauzen e tyre te drejte . Kjo proteste qe suportohet nga mbare qytetaret , eshte jo vetem dtudentire por kombetare . Kusi ekonomik dhe politikst e ndjekura nga qeveria jusj , nuk jane te majta por neoliberale te djathta . More mandat per lufte kunder korripsionit dhe koncensioneve dhe fillove me PPP abuzive dhe me e keqa vazhdon me kokefirtesi ku dhjmica e shqiptareve dhe nderkombetareve te thojne ti mbyllesh . Pra cdo mbjellesh do korresh . Ndrysho sa nuk eshte vone ,dhe hiq arrogancen ne komunikim

    Përgjigju
  • Studenti: 10/12/2018 11:47

    RAMA PO KERCENON STUDENTET ME XHAKETEN E KRYEMINISTRIT

    Përgjigju
    • Gvsbsb@bdnjd.dd: 10/12/2018 18:20

      Do të na përçajë, të na ndajë në ata që janë dakord me pseudo-propozimet e tija dhe në ata që janë kundër (duke ia bëre më të lehtë etiketimin se kundër janë të kapurit e opozitës). Ndaj nuk duhet kurrsesi të lejojmë thirrjet partiake apo pranimin e ftesave për pseudo-dialog. Të ishte për dialog, duhej të bëhej gjithë kohës, ndërsa përpilohen projektligjet, reformat, vkm-të.

    • student leshi: 10/12/2018 13:30

      ti je student i lesht e dhis?apo i lulkes?ai po kercenon studentet apo partia jote kercenon Shqiperin dhe qetesin e qytetareve,nese je student ik te llotoja dhe luaj atje ose ne kafene se po ishe ngeles ngeles do ngelesh gjithe jeten dhe kur te dalesh ne jete do jesh nje parazit me dipllom fallso ose te bler me lek

  • Arbër: 10/12/2018 11:29

    E kan mbuluar fytyrën, jan të paguar të sali shkatërruesit dhe anti shqiptarit bashës, kjo nuk është më protest studentore!!!

    Përgjigju
  • Ngelsat: 10/12/2018 10:14

    Beni pakt me LSI dhe e mbyllim protesten

    Përgjigju