Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një deklarate u ka bërë një thirrje të gjithë banorëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re dhe nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit me të gjitha dokumentet përkatëse. Sipas verifikimeve paraprake të bëra nga grupet e punës, ARRSH thotë se objektet që preken nga projekti janë 242. ARRSH dhe bashkia e Tiranës kanë deklaruar se të gjithë banorët që kanë dokumente do të shpronësohen 100% sipas ligjit, ndërsa ato që janë pa leje jo. Por banorët të mbështetur edhe nga opozita kanë kundërshtuar duke vijuar protestat në cdo ditë në dy javët e fundit.
Deklarata e plotë nga ARRSH
Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje të gjithë banorëve të segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3”, të cilët nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe t’i drejtohen Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve me të gjitha dokumentet përkatëse.
Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve dhe Drejtori i Përgjithshëm kanë pritur dhe kanë sqaruar rreth 60-70 % posedues të objekteve të prekura nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3. 36 prej tyre kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare nga ARRSH.
Objektet që preken nga projekti “Rehabilitim Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3” janë 242, sipas verifikimeve paraprake të bëra nga grupet e punës. Pjesa tjetër e banorëve që nuk janë paraqitur ende pranë institucionit të ARRSH-së janë të lutur të paraqiten për të marrë çdo informacion që u nevojitet.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
32.3%
-
Jo
62.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 955
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli 2 orë dëshmi në SPAK, pyetet për tenderat e rrugëve kur ishte drejtor Evis Berberi
14 Janar, 11:47
-
Aksi Elbasan-Lekaj/ Nënshkruhen 6 kontratat me vlerë 148 mln euro, punimet do zgjasin 24 muaj
11 Janar, 10:43
-
PAMJE/ Rruga e plazhit të Shëngjinit me gropa, Prefektuara e Lezhës: Rikonstruksioni, përgjegjësi e ARRSH-së
10 Janar, 17:58
-
Hapja e Unazës së Re, eksperti rrugor: Krijohet trafiku në formë hinke! Duhen nënkalime dhe mbikalime! Të dalësh nga Tirana është tmerr
8 Janar, 14:56
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore-Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 10:00
-
Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren
24 Dhjetor 2024, 08:39
-
Mori tendera nga ish-drejtori i ARRSH Evis Berberi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e biznesmenit Ervis Lami
4 Dhjetor 2024, 16:44
-
Nis ndërtimi i urës së Viroit në aksin Gjirokastër-Kakavijë! Fondi 1.6 milionë euro, punimet përfundojnë për 6 muaj
30 Nëntor 2024, 16:11
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor 2024, 15:56
-
Tiranë/ Nuk lejonin firmën të vendoste shtyllën e tensionit, 1 në pranga dhe 2 nën hetim! Njëri spërkat veten me lëndë djegëse, Policia e ndalon
28 Nëntor 2024, 15:36
-
Vijojnë punimet për rindërtimin e aksit Kombinat-Ndroq-Plepa, Rama: I shërben Shqipërisë Turistike
28 Tetor 2024, 16:57