Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
Trafiku në Unazën e Madhe
Rruga që lidh aeroportin “Nënë Tereza” me Tiranën është imazhi i parë për vizitorët. Sot, ajo është një zinxhir makinash të bllokuara, duke të dhënë ndjesinë e të qenit rob i një gjarpri çeliku që lëviz ngadalë. Udhëtimi nga Rinasi në Tiranë është kthyer në një makth logjistik, i cili shpjegohet vetëm me mungesën e organizimit rrugor dhe respektit ndaj drejtuesve të makinave dhe turistëve. Kjo rrugë, e cila përfshin pjesë të autostradës Tiranë-Durrës, duhej të përshkohej brenda 30 minutash, por kërkon 90! Gjysmë ore më shumë se fluturimi Romë-Tiranë, thuajse si të udhëtosh nga Tirana në Vlorë.
Duke ndjekur zinxhirin e dritave të kuqe, nyja problematike shfaqet pas mbikalimit të autostradës, ku trafiku nga Rinasi ndërthuret me atë që vjen nga Durrësi. Mjaftojnë një semafor inteligjent ose dy policë të trajnuar për të menaxhuar trafikun. Por aty nuk ka asgjë, madje as një patrullë të policisë rrugore. As autoriteti rrugor, policia apo Ministria e Infrastrukturës nuk tregojnë asnjë interes për ta gjetur një zgjidhje. Trafiku mbetet pa kontroll, drejtuesit dhe turistët duhet të presin në radhë!
Nuk është hera e parë që krijohen këto radhë, por situata është përkeqësuar pas hapjes së një trau te autostrada e re me pagesë pranë aeroportit. Është çudi që një rrugë e re gjeneron më shumë trafik. Dyshimet janë dy: ose rruga ishte e panevojshme, ose rrëmuja e mungesa e menaxhimit ka qëllim të devijojë një pjesë të trafikut drejt rrugës me pagesë në favor të oligarkut që bashkon PS me PD. Të mendosh keq është mëkat, por dyshimet e tilla shpesh nuk janë të pabazuara.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
23.4%
-
Jo
70.3%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 64
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Borxhet/ Institucionet dhe Bashkitë kanë 7,3 mld lekë të prapambetura! Ministria e Infrastrukturës bën investime, por nuk paguan
24 Mars, 19:36
-
Botërori/ Kombëtarja bën autokritikë, mposht 3-0 Andorrën dhe merr vendin e dytë në grup! Tifozët revoltë kundër FSHF-së
24 Mars, 16:30
-
Kostoja e lartë e jetesës në Tiranë/ Ekspertja e ekonomisë analizon faktorët: Ndikim ka pasur tregu imobiliar
24 Mars, 14:14
-
Pjesë e rrjetit të prostitucionit në Tiranë, lihen në burg 5 kolumbianet! Dëshmia në gjykatë: Nuk e dinim se ishte vepër penale në Shqipëri
24 Mars, 13:26
-
Dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë! Zbardhet dëshmia e vajzës: Shkova te shtëpia e shoqes, më pas ajo thirri edhe dy djem
24 Mars, 12:41
-
Në Laknas ‘shtëpi bari’ si në Londër! Në burg dy vëllezërit e kthyer nga Anglia dhe elektriçisti! Bokset e muzikës shmangën zhurmën, aspiratori largonte aromën
24 Mars, 12:17
-
Sherr me sende të forta mes dy shoferëve në Kamëz, njëri përfundon në spital, tjetri në kërkim! Qëllohet me armë në ajër
24 Mars, 11:13
-
Do shiste pistoletën në Tiranë, arrestohet i riu! Nis hetimi edhe për një 23-vjeçar
24 Mars, 09:15
-
Kreu manovra të gabuara në autostradën Tiranë-Durrës, gjobitet drejtuesi i kamionit
24 Mars, 09:01
-
Nesër ndeshja Shqipëri - Andorra/ Policia e Shtetit publikon planin e masave të ndërmarra! Ja rrugët që do të bllokohen
23 Mars, 18:16
-
'Veri - Jug' sjell reportazhin ‘Pranverë në Prezë’, këshillat e dy agronomëve për fermerët
23 Mars, 14:48
-
Tiranë/ Operacioni policor “Two”, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg
23 Mars, 13:42