Protesta tek 'Unaza e Re'/ Banorët përplasen me FNSH, sulmojnë kantierin e firmës private (VIDEO)

TIRANË- Ka agravuar në përplasje të dhunshme fizike më policinë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë protesta e mbrëmjes së kësaj të hëne e  banorëve të Astirit, të cilët kundërshtojnë projektin e “Unazës së madhe” në kuadër të së cilës do të shëmbën disa objekte në anë të rrugës kryesisht biznese, pronarët e të cilëve nuk posedojnë dokumetacion pronësie.

Protestuesit pasi bllokuan rrugën kryesore fillimisht  u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe pasi kanë çarë rrethimin e policisë janë futur me dhunë në ambientet e kantierit të firmës që po kryen punime në kuadër të projektit të “Unazës së Madhe” dhe kanë nisur të godasin makineritë. Këtu ka nisur edhe përplasja fizike me policinë ndërsa në aksion janë përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Këto janë momentet kur protesuesit përplasin dhunshëm me forcat e rendit dhe përleshja zgjat disa minuta derisa forcat e FNSH marrin nën kontroll situatën.

Protestuesit mbanin pankarta në duar ku shkruhej se duan dëmshpërblimet si dhe flamuj shqiptarë e amerikanë. Në mbështetje të tyre kanë shkuar edhe deputet e PD ku ranë në sy Klevis Balliu dhe Flamur Noka, si dhe simpatizantë të kësaj force politike. Protesta shkakoi edhe kaos në trafik, pasi banorët bllokuan rrugën.  

Në përfundim të protestës policia dhe fnsh kanë shoqëruar 6 protestues, të cilët organizuan hyrjen e paligjshmë në kantier që u pasua në përplasje me policinë. Protestuesit e shoqëruar nga policia janë Edmond Frangu, Armando Gishto, Arben Qzrani, Shpëtim Billo, Gëzim Sadikaj dhe Paolo Ahmetcenaj. Pas rreth 2 orësh protestuesit janë larguar më paralajmërimin se do mblidhen sërish nesër.

Ndërkohë, ditën e sotme ka reaguar sërish edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar për këtë çështje. Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një deklarate u ka bërë një thirrje të gjithë banorëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re dhe nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit me të gjitha dokumentet përkatëse. (Lexo këtu)

Banorët thonë se ditën e sotme në banesat e tyre ka shkuar Policia e cila ka kërkuar sipas tyre që të heqin makinat nga oborret pasi pritet që të nisë shembja. Lidhur me thirrjen që Autoriteti Rrugor Shqiptar iu ka bërë sot që të shkojnë dhe të sqarohen, banorët thonë se nuk kanë çfarë të sqarojnë dhe se kërkojnë dëmshpërblim.

Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 16-të të protestës së tyre. Banorët kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut për banesat e tyre. Më datë 15 nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke hedhur molotov, tymuese dhe duke tentuar të futen me forcë brenda bashkisë.

Nga protesta mbetën të lënduar 7 policë bashkiakë. Banorët e "Unazës së Re" po mbështeten që nga dita e parë e protestës nga e tërë Partia Demokratike. Kjo e fundit e ka cilësuar projektin e "Unazës së Madhe" një mashtrim, që nuk ka aspak transparencë ligjore. Bashkia Tiranë, nga ana tjetër, sqaron se banorët të cilët kanë shtëpi të palegalizuara do të mbështeten nga një bonus qiraje me afat 3-vjecar.

Për projektin e "Unazës së Madhe" parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës,bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hdksk: 19/11/2018 20:07

    Ai flamuri amerikan ca do aty

    Përgjigju
  • Maks: 19/11/2018 19:34

    Shteti duhet ti demshperblej te gjith ata banor qe u prishen shpiat dhe ata qe jan ne token e tyre tiu japin truall per ndertim shpiat e reja kurse ata qe i kan zen me force truallin e shpis vetem ti demshperblej shpiat e prishura

    Përgjigju
  • Popull: 19/11/2018 19:17

    Plehrat e m*tit grabitën tokat e të tjerve dhe ju duket vetja pronar, duan dhe lek si kompensim zbythyni plehrat, dhe 3 vjet shumë fare e kan për pagim qeraje.

    Përgjigju
  • Tirana: 19/11/2018 18:41

    Kjo ashte fakesija e politikesh 30 vjecare si kan leju popullin me nertu ven e pa ven dhe keto jan pasojate sote.

    Përgjigju
  • Tini: 19/11/2018 18:02

    Shteti te marri nasa , se jeto njerez nuk kuptojne shume dhe te hipin kalaqaf . Mund te kene hallet e tyre por jo te bllokojne qindra mjete . Mjaft cdo gje ka kufi . Popicua ti teegoj vendin dusave qe po bejne te fortin

    Përgjigju
  • Rakip: 19/11/2018 17:22

    Po boll o me kta se na cmenden. Bejne shpi pa leje e duan lek tani. Policia te nderhyje e te liroje qarkullimin ndaj ketyre uzurpuesve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja