Protestat e dhunshme e ‘xhaketave të verdha’, qeveria franceze pezullon rritjen e taksës së karburantit

FRANCË- Qeveria franceze ka vendosur që të pezullojë rritjen e taksës së karburantit, taksë që ka çuar një javë protesta të dhunshme. Nga protestat e zhvilluara 3 persona kanë humbur jetën, mbi 260 persona janë arrestuar ndërsa 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Protesta janë zhvilluar në qytetet kryesore franceze duke shkaktuar dëme të mëdha gjatë tre fundjavave të fundit. Për të neutralizuar ‘xhaketat e verdha’, Policia përdori gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit qëlluan me predha të ndryshme dhe përdorën bojën si simbolikë gjatë protestës.

Ishte kryeministri Edouard Philippe ai që kërkoi negociata me protestuesit, por ata nuk pranuan duke përmendur edhe kërcënime mbi jetën nga ekstremistët në radhët e tyre. Sipas sondazheve të zhvilluara nga mediat franceze, 2/3 e popullit ishte  në mbështetje të akteve të ‘Xhaketave të verdha’.

Pwr shkak tw protestws, e cila u cilwsua si më e dhunshmja dekadën e fundit Franca konsideroi edhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza