Protestë në Gjakovë kundër vizitës së pelegrinëve serbë: Në mesin e tyre ka kriminelë lufte

Protestë në Gjakovë kundër vizitës së pelegrinëve serbë: Në mesin e tyre ka kriminelë lufte

Protesta e banorëve të Gjakovës kundër pelegrinëve serbë

GJAKOVË - Qindra qytetarë të Gjakovës kanë nisur protestën që në orën 08:00 të mëngjesit, në një kohë kur pritet që persona të ardhur nga Serbia të kryejnë pelegrinazh në këtë qytet. Ata të cilët ende po i kërkojnë familjarët e tyre të pagjetur nga koha e luftës, kanë paralajmëruar se thirrja e tyre për këtë protestë të sotme, nuk ka të bëjë me besimin e tyre, porse në mesin e pelegrinëve serbë ka persona që ata ua njohin bëmat gjatë luftës së 20 viteve më parë ku kanë kryer krime dhe masakra ndaj popullsisë civile. Forca të shumta policie po shoqërojnë protestën për të siguruar se nuk do të shkaktohen incidente. 

Thirrja për protestë:

Sërish erdh janari, sërish presim të vjen një grup serbësh në qytetin e Gjakovës me datën 6. Ne, qytetarët e Gjakovës, nuk kemi problem me besimin e tyre e as me të drejtën e tyre për të bërë pelegrinazh, siç interpretohet nga ta. Problemin që kemi ne është se në mesin e tyre ka persona të cilëve ne ua njohim të bëmat gjatë luftës. Ata kanë emër e mbiemër. Por, jemi dëshmitarë se të njëjtit nuk janë hetuar, gjykuar, e dënuar, për këto të bëma. Në këto rrethana kur heshtja institucionale ka shtuar krip në plagët tona, vizita e tyre në qytetin që e lanë me gjak dhe e bënë shkrumb e hi është provokim. Nuk mbetet rrugë tjetër përpos protestës qytetare. Prandaj, ne, qytetarët e Gjakovës, u bëjmë thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të na bashkohen ditën e diel, me datën 6 janar, tek rruga “Mbretëresha Teutë,” nga ora 8:00 në mëngjes. Edhe këtë vit do të protestojmë paqësisht. Dalja jonë dëshmon se Gjakova nuk ka harruar. Dalja jonë dëshmon se Gjakova kërkon drejtësi për të gjitha krimet e kryera nga regjimi serbë kudo në Kosovë. Gjakova NUK harron!Gjakova kërkon drejtësi!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës