Nis pelegrinazhi 13-javor në kishën e Shna Ndout, qindra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë: Lutemi për shëndet dhe harmoni në familje

E marta e 14-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishën e "Shna Ndout" në Laç. Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra besimtarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë.

Kisha e Laçit ka bërë mrekulli të shumta ndaj dhe kanë shumë besim, ndërsa lutjet e tyre shkojnë për shëndet dhe harmoni familjare thonë qytetaret.

“Vend i bekuar, ripërtërihesh në një vend edhe bëhesh i ri. Për ca lutesh? Për zotin, me na ndihmuar të gjithëve, me ja pri mbarë të gjithëve.

Lutna për mirësi, për të mirat e shtëpisë, me na rujt fëmijët që i kemi në emigrim. Lutemi me gjithë shpirt.

O zot është dita e parë, e marta e Shna Ndout, na ndihmoftë të gjithëve”, shprehen qytetarët për Report Tv.

Numri i lartë i besimtareve që vinë në këtë vend të shenjtë tregon qartë se ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe njerëzit kanë shumë besim dhe shpresë thotë Motër Mira Koleci.

“Mjafton me pa numrin e besimtarëve, numrin e popullit, flasin vetë njerëzit. Përderisa vijnë këtu domethënë që ka diçka që i shtyn brenda. Ndonjëherë unë them, kam një pjesë shumë të fortë të ungjillit që thotë feja ë të tjerëve ndihmon edhe ata që vijnë për kuriozitet. Se jo të gjithë që vijën këtu vijën se ka një besim. Vijnë edhe me pa. Unë jam e bindur që feja e të tjerëve ka me i bo të tjerët me vu veten në pyetje, ça ka këtu”, shprehet ajo.

Pelegrinët çdo të martë në 13 të tilla i drejtohen Kishës deri më 13 qershor, ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm. Për mbarëvajtjen e ritualit fetar janë hartuar një plan masash nga policia në bashkëpunim me Bashkinë e Kurbinit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:21
VIDEO/ Përgjaket e marta e Shna Ndout në Laç, rrëzohet besimtarja 74-vjeçare duke ndezur qirinj dhe humb jetën

 

Nisja e pelegrinazhit në kishën e Shna Ndout u përgjak këtë të marte, teksa një besimtare u rrëzua dhe humbi jeten gjatë ritualit fetar. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth ores 11:00, pranë shpellës së “Shën Vlashit”.

Gruaja rreth 74-vjeçe ende e paidentifikuar ka qenë duke ndezur  qirinj dhe është rrëzuar, duke marrë fraktura në disa pjesë të trupit. Ajo u mor me urgjencë nga ambulanca e Laçit, por humbi jetën gjatë transportit drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Në lidhje me rastin policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Kisha e Shna Ndout vizitohet nga mijëra pelegrinj përgjatë 13 të martave deri me 13 qershor, ndërsa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar dhjetëra forca policie të Lezhës dhe Kurbinit.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë