PS prezanton dekanen Evis Kushi
e dyta deputete në Elbasan

PS prezanton dekanen Evis Kushi<br />e dyta deputete në Elbasan
TIRANE- Evis Kushi, dekanja e fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit është kandidatja e dytë për deputete që do të garojë në zgjedhjet elektorale të 23 qershorit në këtë qytet.

Kryetari i PS-së Edi Rama bëri prezantimin e Kushes sot paradite në selinë PS, ndërkohë që muajin e kaluar nga kjo parti u prezantua si kandidat për deputet edhe gazetari i njohur Alfred Peza.

Kushi, me 15 vite karrierë profesinale, e cila ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera studimet në Britani, aktualisht mamaja e dy vajzave të vogla dhe banore e lagjes së vjetër të Elbasanit “Kala” është përzgjedhur nga Partia Socialiste për të garuar në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Përfshirja e saj në Partinë Socialiste është një arsye më shumë për tu krenuar përpara Elbasanit. Sot jam i bindur se ne po i japim Elbasanit një arsye shumë të fortë për ta zgjedhur dhe besuar skuadrën tonë”- tha Rama i cili shtoi se PS është e vetmja forcë politike që ka “programin më të qartë për një rilindje shqiptare”

Nga ana e saj Kushi u shpreh se i bashkohej kësaj alternative me një përkushtim dhe me besimin për të dhënë më shumë për Universitetin por dhe qytetin e saj.

”Gjatë gjithë këtyre viteve unë i kam qëndruar larg politikës, për shkak të problematikave që ka shfaqur në realitet dhe paragjykimeve në publik për moralin e klasës politike sot e kam kuptuar dhe jam e bindur se nuk duhet të tërhiqem më por patjetër me anë të politikës dhe alternativës së PS të gjithë të përpiqemi të japim një kontribut më shumë”

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?



×

Lajmi i fundit

Sa ushtarë rusë janë vrarë në luftën me Ukrainën?

Sa ushtarë rusë janë vrarë në luftën me Ukrainën?