Pyetja e Moisi Habilajt në Itali, ja çfarë thotë për Saimir Tahirin dhe 3 policët e Vlorës
Vizita në Catania të Italisë e dy prokurorëve shqiptarë Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara, nuk ka sjellë produktivitet për sa i përket pritshmërisë së tyre për të dëgjuar live dëshminë e të arrestuarve Moisi Habilaj,Meridian Sulaj dhe Nazer Seitaj.
Vizita në Catania të Italisë e dy prokurorëve shqiptarë Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara, nuk ka sjellë produktivitet për sa i përket pritshmërisë së tyre për të dëgjuar live dëshminë e të arrestuarve Moisi Habilaj,Meridian Sulaj dhe Nazer Seitaj.Tre të arrestuarit nga karabinierët Italianë për trafikimin e sasive të mëdha të drogës nga zona e Karaburunit në Vlorë në drejtim të brigjeve siçiliane në Itali,nuk kanë preferuar të japin përgjigje, për sa i përket lidhjeve të tyre me politikën dhe më konkretisht Saimir Tahirin. Mësohet se Moisi Habilaj, i cilësuar si lideri kryesor i këtij trafiku, ka refuzuar ti përgjigjet pyetjes së prokurorëve shqiptarë nëse ishte favorizuar ndonjëherë ose jo, nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Po kështu Habilaj ka zgjedhur të heshtë dhe të kërkojë të mos përgjigjet, për sa i përket servisit të moto-skafit që Tahiri ka udhëtuar në ishullin e Kurfuzit dhe Lefkadha, ku pas prishjes së motorëve, shërbimin në servis e ka ndjekur personalisht Moisi Habilaj. Gjatë intervistimit Moisi Habilaj ka pranuar se ka pasur njohje me tre drejtues të policisë së Drejtorinë vendore të Policisë në Vlorë. Nga sa mësohet Habilaj ka sqaruar se me efektivët e policisë është takuar disa herë, por këto takime nuk janë kryer për qëllime kriminale, por ka shpjeguar se kanë qenë takime rastësore, pasi janë takuar rastësisht me miq të përbashkët.
Në fakt pyetja e Habilajt për llogari të krimeve të Rënda është realizuar edhe 6 muaj më parë, ku prokurorët shqiptarë i dërguan disa pyetje me letërporosi homologëve të tyre Italianë. Një ndër pyetjeve Moisi Habilaj, ka shpjeguar duke pranuar se kishte njohje me Saimir Tahirin, pasi e kishte kushëri të largët, por vetëm kaq. Në këtë përgjigje Habilaj sqaron se nuk është ndihmuar nga Saimir Tahiri në trafikun e drogës.
Por kësaj pyetje direkte nga prokurorët Besim Hajdërmataj dhe Vladimir Mara, Habilaj ka refuzuar ti përgjigjet. Pyetjeve të prokurorëve u janë përgjigjur dhe të arrestuarit Meridian Sulaj dhe Nazer Seitaj, të cilët kanë dhënë shpjegime për sa ij përket mënyrës së veprimet në Shqipëri, bashkëpunimit të tyre me policinë e Vlorës dhe episode e trafikut të drogës të dokumentuara tashmë nga policia dhe prokuroria e Catanias.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1629
Lajme të tjera
-
Akuzohet për trafik droge, Apeli i GJKKO konfirmon dënimin për ish-truprojën e Saimir Tahirit
26 Shtator 2023, 10:24
-
Saimir Tahiri, Klement Balili e Safet Bajri bashkë rreth një tryeze në burgun e Kosovës, Drejtoria e Burgjeve: Fotografia u realizua nga personeli! Vuanin dënimin në të njëjtin sektor
4 Gusht 2023, 17:38
-
Kuvendi përballë kërkesës për arrestimin e deputetëve, pas 2012 iu hoq imuniteti i plotë! Precedentët e mëparshëm, nga Mark Frroku e Tom Doshi tek Saimir Tahiri e Alqi Bllako
10 Korrik 2023, 17:04
-
‘Mallkimi’ i Ministrisë së Brendshme, Balla drejtuesi i 6 në 10 vite qeveri ‘Rama’! Bledi Çuçi, i vetmi i shkarkuar! Dorëheqjet e Tahirit, Xhafajt dhe Lleshaj dhe Demiraj i PD në mes
10 Korrik 2023, 10:59
-
U lirua nga gjykata, Saimir Tahiri vijon dënimin në shtëpi! E kontrollon Shërbimi i Provës
6 Qershor 2023, 12:06
-
Çfarë paralajmëron Tahiri pas lirisë: Do kërkoj të drejtën
3 Qershor 2023, 12:37
-
Yuri Kim reagon për lirimin e Saimir Tahirit: Zhgënjyese që vijon privilegjimi në sistemin e drejtësisë! Pasoja për ata që ndihmojnë ‘miqtë e fuqishëm’
2 Qershor 2023, 18:51
-
Lirimi i Tahirit, avokatët në Report Tv: Vendim i drejtë por i vonuar, politizohet! Beqiri për Berishën: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet Shkëlzeni në burg
2 Qershor 2023, 14:48
-
Saimir Tahiri lirohet nga burgu, ish-ministri: Do vazhdoj të kërkoj drejtësi! Dënimin e mbetur 1 vit e 8 muaj do e kryejë në shtëpi! Ka gruan sëmurë, do kujdeset për fëmijët
2 Qershor 2023, 11:33
-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, Apeli i GJKKO kthen për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn, e dënuar me 10 vite burg, dhe 3 anëtarët e grupit të tij
7 Prill 2023, 09:53
-
Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet sërish senaca për ish-ministrin Tahiri! Mungoi gjyqtari
20 Mars 2023, 11:14
-
Me nënën në krah, momenti kur Saimir Tahiri shkon në varrim për t'i dhënë lamtumirën e fundit babait (VIDEO)
17 Mars 2023, 11:09