TIRANË- “Pse s’më prite edhe pak o Ba!” Kështu nisi letra për babanë nga qelia e ish ministrit Saimir Tahirit, të cilit dje iu nda nga jeta i ati.

Saimir Tahiri ka dalë sot nga burgu për t’i dhënë të atit lamtumirën e fundit dhe shihet në praninë e të ëmës të cilën e përqafon.

Ditën e djeshme babai i ish ministrit të Brendshëm, Bashkim Tahiri ka ndërruar jetë. Me një letër nga burgu, Tahiri mori guximin t’i ‘thoshte’ të atit se e do shumë. Letra ishte prekëse, shkruar nga qelia, ku Tahiri gjeti guximin për t'i thënë atë qe ndjente në shpirt babait të tij, prej të cilit stepej nga turpi.

Letra u shpërnda në rrjetin social të ish ministrit të Brendshëm ku u shfaqen të dy prindërit me djalin e tij të vogël, i cili i ka hedhur duart në qafë gjyshit që u nda nga jeta.

Tahiri ndodhet pas hekurave pasi më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, e dënoi me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".

Letra e Tahirit për babanë nga burgu