Është arrestuar Lek Ndou, i cili një ditë më parë qëlloi me armë zjarri një furgon me pasagjerë të drejtuar nga Tonin Pepkolaj, teksa kthehej nga Tirana në drejtim të Fushë Arrëzit. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes së kaluar, në zonën e Fushë Arrëzit.
Policia njofton se në vijim të veprimeve nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë të mbeshtetura nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar: Lekë Ndou, 49 vjeç, banues në fshatin Poravë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe informacionet e grumbulluara, rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasi shtetasi Tonin Pepkolaj është konfliktuar me shtetasin Lekë Ndou disa kohë më parë, ku ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij.
Si të mos mjaftonte ngjarja e rëndë e regjistruar pasditen e djeshme, konflikti mes Ndout dhe Pepkolajt ka vijuar edhe më pas gjatë orëve të vona të natës. Banesa e autorit të të shtënave drejt automjetit, Lek Ndou, është qëlluar me armë zjarri orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar.
Shkak për konfliktin mes Lek Ndout dhe Tonin Pepkolajt ka qenë konkurrenca për pasagjerët e linjës Tiranë-Fushë Arrëz.

Komente

