Personazhi i njohur i “Tik Tok”, Aleks Visha është vënë në pranga nga autoritetet në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, ku edhe jetonte prej disa kohësh.

Lajmin Aleks Visha e ka konfirmuar vetë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku edhe ka njoftuar se arrestimi i tij në Dubai është bërë lidhur me një fushatë GoFundMe, në të cilën pretendohet se janë mbledhur rreth 450 mijë dollarë për një vajzë shqiptare që po lufton me leuçeminë.

“Pas një GoFundMe ku u mblodhën 450k dollarë direkt në burg pse? Dhe deportim nga Dubai, pas një telefonate që thonë se unë jam kriminel”, shkruan Aleks Visha në postimin e tij.

Ndërkohë ende nuk dihen të dhëna të sakta në lidhje me akuzat ndaj tij nga autoritetet e Dubait.

Po ashtu ende nuk dihet nëse Aleks Visha është arrestuar për llogari të autoriteteve shqiptare, ose jo.