Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për mediat greke se së shpejti do të takohet me homologun e tij Tsipras për të zgjidhur çështjet e vjetra me Greqinë. Shefi i qeverisë shqiptare shprehet se dialogu është shumë intensiv dhe se janë shumë afër zgjidhjes.
“Ne presim të takohemi së shpejti. Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por ne presim që të takohemi së shpejti. Ne jemi në një proces dialogu shumë intensiv për shumë çështje që mbulojnë disa vite dhe të tjera që nuk janë paraqitur kurrë me vullnet të plotë, guxim dhe vendosmëri për t'u zgjidhur. Unë mendoj se ne jemi shumë afër zgjidhjes së gjithë kësaj dhe kjo do të ishte e mrekullueshme” deklaroi Rama.
Referuar vrasjes së minoritarit Kaficas që u shoqërua me deklarata të forta nga dy vendet dhe shpalljen ‘non grata’ të 53 grekëve, Rama u shpreh se mes fqinjëve ka edhe incidente, por marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mirë dhe se nuk ka urrejtje.
"Marrëdhënia me Greqinë është historike dhe tradicionale, por si gjithmonë me fqinjët ndodhin edhe incidente, por duhet ti përballojmë. Ju mund ta kuptoni plotësisht këtë, nëse shikoni një ndeshje futbolli midis fqinjëve, është si luftë. Ne jemi shumë të gatshëm të përmirësojmë këtë marrëdhënie.
Unë mendoj se ndonjëherë ka gjëra që janë fatkeqe, ato ndodhin dhe ne duhet të merremi me ta, por tani marrëdhëniet janë të mira dhe nuk ka armiqësi mes popujve. Grekët e duan Shqipërinë dhe shqiptarët e duan Greqinë, pjesa tjetër është thjesht politikë” përfundoi Rama.
Mes dy vendeve prej dy vitesh kanë nisur negociatat për zgjidhjen e problemeve të vjetra duke filluar nga kufiri detar, por ende nuk ka një marrëveshje, ndërsa vrasja e minoritarit në Gjirokastër solli tensione ndërmjet Tiranës dhe Athinës (lexo këtu).
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.8%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5682
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Veliajt/ Bala: ILD të sqarojë si u bë noteri-prokuror! Elezi: Kush i kundërvihet SPAK, nuk bëhet mazhorancë!
18 Shkurt, 18:17
-
'SPAK do përfundojë në koshin e plehrave', Rama ironizon sërish Berishën me bufin e kënetës: Kuak kuak kuak (VIDEO)
18 Shkurt, 12:53
-
Politikat e Arsimit të Lartë 2030, Rama prezanton dokumentin: Thyejmë murin ndarës me BE-në! Kemi 5-fishuar financimin e kërkimit shkencor! Janë rihapur Doktoraturat
18 Shkurt, 12:27
-
Rama: E vetmja garanci e SPAK jam unë e PS, SHBA u tërhoq! Bufi i kënetës thotë do e shkrijë, Noc Rrokun! Arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm
18 Shkurt, 08:35
-
Arrestimi i Veliajt/ Muça: Rama po kërkon standarde! Pse heshtin institucionet e drejtësisë kur Berisha thotë do shkrij SPAK?
17 Shkurt, 22:35
-
Dizanji i ri i ‘NEWBORN’, Rama: Ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale
17 Shkurt, 16:13
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Sot Kosova 17 vjet shtet, urojnë krerët e shtetit shqiptar! Begaj: Faleminderit aleatëve tanë që janë krah teje! Rama: Gëzuar pavarësinë!
17 Shkurt, 08:06
Dmth nje nga deshiratve vjetra te Greqise eshte qe ne rruget kombetare te Shqiperisë të shkruhet gjuha greke qe neser pasneser te kerkojnë territor, ashtu si dhe me gjoja varrezat..
PërgjigjuPo I rekomandaj Rames qe kur te arrij ne Athine te shkoj e te lexoj emrat Kelcyre, permet. Himare, Korce, Gjinokaster e tj. te GEDHENDURA ne muret e Jashtme te Parlamentit. Le t'na vazhdoj derdellitjet per "greqine mike strategjike te Shqiperise
PërgjigjuGreqia nuk deshiron zgjidhje te ceshtjeve historike me Shqiptaret. Si zgjidhen ceshtjet historike me gerrqine, kur vete greqia nuk deshiron? Cfare i ke garantuar dhe falur gerrqise ore?
PërgjigjuDeti eshte ceshtje Greke jo shqiptare ,ceshtja shqiptare eshte njohja e minoritetit cam ose shqiptar ne greqi varrezat tokat pronesite e tyre si dhe heqja e ligjit te luftes.Ti po thua jemi shume afer zgjidhjes se ceshtjes greke e jo asaj shqiptare
PërgjigjuMe grekun ne nje tavoline me reciprocitet!!!! Me duket gjeja me absurde qe mund te ekzistoje. Grekut duhet ti q.... nanen qe te thote baba dhe vetem atehere do kete marrdhenie te mira. Cameria duhet te gjeje zgjidhje dhe jo te ulet koka para fashisteve.
Përgjigju