Rama: Tekstet e reja të shkollës do të bëjnë thellimin e kthesës historike në arsim

Rama: Tekstet e reja të shkollës do të bëjnë thellimin e kthesës historike në arsim

Pamje e shkëputur nga videoja e Ramës në Facebook

Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur ditën me librat e rinj shkollorë që po ofrohen falas për 190 mijë fëmijë.

Në statusin e tij në Facebook, Rama shkruan se tekstet e reja të shkollës vijnë nga shtëpitë më prestigjioze botuese si Pearson, Oxford dhe Cambridge dhe do ta bëjnë këtë vit të ri shkollor, vitin e thellimit të kthesës historike në arsim.

Këtë vit shkollor librat po shpërndahen falas në të gjithë vendin për fëmijët nga klasa e parë në të katërtën, por ndërkohë jepen falas edhe për fëmijët e familjeve në ndihmë ekonomike dhe që ndjekin arsimin parauniversitar. Më herët, kryeministri Edi Rama, është shprehur se qeveria ka për synim që ta shtrijë këtë nismë deri në klasën e nëntë.

Postimi i Ramës në Facebook: 

MIRËMËNGJES dhe me këtë dëshmi se si krahas LIBRAVE SHKOLLORË FALAS për 190 mijë fëmijë, tekstet e reja të shkollës nga shtëpitë më prestigjioze botuese si Pearson, Oxford dhe Cambridge do ta bëjnë këtë vit të ri shkollor, vitin e thellimit të kthesës historike, që kemi nisur në arsimin shqiptar, ju uroj një javë të mbarë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin