Rrëfehet këngëtarja Mimoza Selimi pas 15 vitesh mungesë: Dashuria për Vaçe Zelën më ngjiti në skenë

Mimoza Selimi, këngëtarja, e cila me zërin e saj të ëmbël bëri për vete publikun shqiptar në fillim të viteve ’90 me serenatat korçare, por edhe me këngë, që kanë lënë gjurmë të thella në kujtesën e njerëzve, si “Eja o engjëll”, “Të pres” “Flas me shiun”, rikthehet për herë të parë në një intervistë për kamerën e “Reporttv” pas largimit të saj 15-vjeçar në Zvicër.

Në këtë rrëfim këngëtarja, që përveçse zërit bëri për vete shumë artdashës edhe me sharmin dhe elegancën e vet, flet për këngën e parë me të cilën është ngjitur në skenë me këngën “E dua vendin tim”. Për mallin që ka për vendin, por edhe për idhullin e saj, të madhen Vaçe Zelën, si këngëtare dhe njeri.

Ngjitja e parë në skenë ka qenë në vitin 1985, kur isha nxënëse në Liceun Artistik “Prenk Jakova” në Shkodër, në Festivalin e Interpretuesve të Këngës. Është një emocion që do më shoqëroi për gjithë jetën time. Kam kënduar këngën “E dua vendin tim” të kompozitorit Agim Prodani, e kënduar nga e madhja e papërsëritshmja, ajo që unë e kam pasur edhe mbetet idhulli im, Vaçe Zela. Ishte një përgjegjësi shumë e madhe, se unë isha nja vajzë e ndrojtur që vija nga Lezha, pavarësisht se prindërit e mi janë me origjinë nga Jugu. Por, babai im ushtarak në atë kohë edhe udhëtonim shumë.

Këngëtarja Mimoza Selimi

Fakti që artistja zgjodhi këtë këngë ishte, sepse ajo e donte shumë Vaçen, ishte ajo që e bëri që fëmijë që të ngjitej në skenë. Që e vogël vinte veshin tek radioja edhe dëgjonte këngët e këngëtares. Për të ishte një përgjegjësi shumë e madhe që të këndonte një këngë nga Vaçe Zela, sepse publiku atë këngë e kishte në veshët e tij me Vaçen e madhe

Por kur kam kënduar këngën edhe më kanë rikthyer në skenë kam thënë, këtu filloi udhëtimi im drejt asaj që unë ëndërroja.

Këngëtarja Mimoza Selim

Këngët që kanë lënë gjurmë dhe që vazhdojnë që të jenë aktuale ende edhe sot me tekstin e tyre janë “Na Kujtoni” apo “Europa ëndrra jonë”...

Kënga ‘Na kujtoni’ është shkruar për të sjellë emocionet e eksodit, që edhe sot kur e kujtoj na emocionon jashtë mase, sepse eksodi ishte një moment, që nuk bënte pjesë në traditën e popullit tonë, largimi, emigracioni. Familje që shpërbëheshin edhe fëmijë që iknin pa ditur gjë prindërit. Për njerëz që kumbisnin jetën edhe nuk dinin se ku iknin.

Këngëtarja Mimoza Selimi

Është një tekst shumë i fortë emocionalisht, edhe që për fat të keq mbetet aktual edhe pas kaq vitesh. Shqiptarët edhe sot pas 28 vitesh nga rrëzimi i diktaturës e kërkojnë jetën më të mirë jashtë vendit. Kjo është shumë e dhimbshme rrëfen artistja.

Edhe ‘Europa ëndrra jonë’ është aktuale edhe sot. Duke ndjekur negociatat e Shqipërisë për të qenë në Bashkimin Europian. Edhe unë si gjithë shqiptarët që janë larg ëndërroj që vendi im të bëhet mirë, që njerëzit të kenë një jetë më të mirë edhe të mos largohen nga vendi i tyre, sepse sado mirë që të jemi ne jashtë, dheu është ai që e ndërron edhe të dhëmbë kur je larg.

Këngëtarja Mimoza Selimi

Njohja e saj me Vaçe Zelën nga Shqipëria edhe në Zvicër

Fuqia e zërit të saj më bënte që të përjetoja çdo fjalë që ajo këndonte, jam e bindur që Vaçe Zela më bëri që të bëhesha këngëtare. Ajo nuk ishte vetëm pedagogjia ime, sepse ne krijuam një miqësi të jashtëzakonshme edhe Vaçja ishte edhe mbetet nëna ime e dytë.

Këngëtarja Mimoza Selimi

Ndonëse, Mimoza Selimi, rikthehet në Shqipëri për t’u çmallur ajo kur largohet ikën edhe më e përmallur sesa vjen. Sa herë që i shkruajnë: “Mimoza na mungon”, e gjitha kjo e prek, sepse është e mbushur me dashuri. Prandaj, ajo hera-herës pyet veten: “A e meritoj të gjithë këtë dashuri të pafund që ata më dhurojnë”.

“More e bukura more” është një këngë që sa herë që ajo ka mundësi e këndon në skenë të parën, është një këngë që përcjellë dhimbjen e saj që është larg, por edhe dashurinë që përcjellë për tokën time, për njerëzit edhe për këtë tokë që mban më të shtrenjtët e sak, që janë larguar nga kjo jetë.

Muzika ka gjuhën ndërkombëtare edhe kuptohet për atë që përcjell. Në këtë këngë ka aq shumë dhimbje, sa ti e kupton në sytë e atyre që e dëgjojnë.

Këngëtarja Mimoza Selimi

Por, si ka ndryshuar jeta artistike e artistes?

Jeta ime artistike ka ndryshuar shumë. Kam qenë shumë më shumë e plotësuar, sesa jam sot. Unë jam integruar në Zvicër edhe për këtë i jam shumë mirënjohëse. Nëse e bëj një ditë një video-klip do ta bëj, sepse ndihem e detyruar moralisht ndaj njerëzve që më thonë, Mimoza riktheu.

Këngëtarja Mimoza Selimi

“Na kujtoni” është kënga që ka lënë gjurmë tek ajo për mesazhin që përcjell, por edhe që vazhdon që ta këndojë ende. Njerëzit e kanë identifikuar, si këngëtaren e serenatave, si me “Eja o engjëll”. Në jetën e saj private është shumë diskrete, por ajo rrëfen se është e lumtur.  Në fund të intervistës, artistja ka një mesash shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët.

Falni dashuri, duajeni njëri-tjetrin, sepse nuk marrim asgjë me vete. Me dashtë është çelësi edhe ajo që na bën që të ndihemi të bukur edhe na bën që të japim edhe të marrim dashuri.

Këngëtarja Mimoza Selimi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse, uron Basha: Drita e ringjalljes mbushtë vatrat e çdo familje me shpresën se e mira do të triumfojë mbi padrejtësi

Pashka Ortodokse, uron Basha: Drita e ringjalljes mbushtë vatrat e çdo familje me shpresën se e mira do të triumfojë mbi padrejtësi