Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka akuzuar drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, se u emërua në këtë detyrë nga Arta Marku dhe Edi Rama për të mbrojtur ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Akuzat e Bylykbashit erdhën pas deklaratës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku në një deklaratë për mediat thuhej se  zyrtarisht se deputeti i PD, Ervin Salianji është në hetim për çështjen “Babale-Xhafaj”.

POSTIMI I PLOTË:
Prokurorja Donika Prela konfirmoi sot se nuk eshte ne krye te Prokurorise se Krimeve te Renda por ka marre detyren te kryesoje Task Forcen e ngritur nga Rama-Xhafaj per te mbrojtur Agron Xhafajn. Kur duhet te therriste me urgjence Drejtorin e Pergjithshem te Policise, Veliun dhe Ballen per ti marre ne pyetje, ben avokaten e tyre.

Deshmia e porositur nga grupi i posaçem i Kryeministrit vlen per Donika Prelen, ndersa denoncimi i grupit nga i njejti person me ze dhe figure nuk vlen. Eshte vene shteti ne mbrojtje te krimit‎. Pas 18 dhjetorit 2017, kur Prokurorja Provizore Arta Marku u zgjodh ne nje seance turpi, nuk ka me asnje cudi pse prokuroria sot i sherben pushtetit deri dhe me mbulim te krimit!