Samiti në Sofje, Rajoy: Spanja nuk merr pjesë në deklaratat ku është Kosova e pranishme

Samiti në Sofje, Rajoy: Spanja nuk merr pjesë në deklaratat ku është Kosova e pranishme

Mariano Rayoj

Presidenti spanjoll Mariano Rajoy nuk do të marrë pjesë në seancën që qeveria bullgare po organizon në Sofje në muajin maj, duke përfituar nga presidenca bullgare europiane.

Spanja, nën presidencën e Mariano Rajoy, nuk do të shkojë në asnjë samit evropian apo ku Kosova është e pranishme, citon El Pais.

Spanja nuk do të marrë pjesë në takimin jozyrtar mbi situatën në Ballkan, që po përgatitet nga Bullgaria, vendi që kryeson Bashkimin Evropian këtë herë, në mes të majit në Sofje . Spanja nuk e njeh Kosovën për shpalljen e saj të njëanshme të pavarësisë dhe për ndryshimin e kufijve të saj me forcë, shkruan  Ekzekutivi i Rajoy, dhe tani më kur kriza institucionale, politike dhe sociale në Katalonjës ende nuk është zgjidhur.

Spanja kurrë nuk ka kërkuar dhe as nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës, tha dje zëdhënësi ekzekutiv, Íñigo Méndez de Vigo.

“El Pais” thotë se Kryeministri Mariano Rajoy e refuzoi këtë me arsyetimin se nuk “dëshiron që të hedhë firmën e tij në të njëjtin dokument ku do të firmosin edhe udhëheqësit e territoreve që Spanja nuk i njeh si shtete”.

Megjithatë, si Bullgaria, që mban Presidencën e radhës të BE-së, ashtu edhe Brukseli mohuan që Spanja të kishte vendosur një veto të tillë, duke deklaruar se që në fillim ishte vendosur që deklarata e përbashkët të firmosej vetëm nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)