Serbia s'ndalet Por Kosova është Shqipëri Oh Ivica Daçiç,

Serbia s'ndalet Por Kosova është Shqipëri Oh Ivica Daçiç,

Ministri serb, Ivica Daçiç

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç, është ankuar për faktin që Kosova ka ambasada në shtete në të cilat diplomacia serbe nuk është e pranishme. Ai madje thotë se një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos në ato vende që përkrahin Serbinë.

“Qëllimi jonë është Bashkimi Evropian, mirëpo ne gjithashtu duam edhe mbrojtjen e interesave kombëtare, që do të thotë Kosova. Është e papranueshme që Kosova ka ambasada në shtete të cilat ne nuk i mbulojmë. Po flas për vende të mëdha dhe me ndikim, shembull Vietnami, vend ky që ne nuk kemi ambasadë, e në anën tjetër ky shtet është në anën tonë”, deklaroi dje Daçiç, transmetojnë mediat kosovare.

Ndryshe, Daçiç që një kohë të gjatë është në përpjekje për të ulur numrin e shteteve të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, numër ky që ai thotë se ‘do të vije nën 100’.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petraqi: 24/04/2018 10:33

    O Vucic o Dacic dhe ti Putinic harrojeni Kosoven Ate e ka njohur pothuajse tere bota.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”