SHBA-ja në ankth për rivalët, Kina arrinë 60 % të PBB-së 

SHBA-ja në ankth për rivalët, Kina arrinë 60 % të PBB-së 

Donald Trump dhe Xi Jinping

Gjatë kësaj javë, pasi ShBA-ja dhe Kina publikuan masat e reja tarifore për 16 miliardë dollarë mallra që importojnë nga njëra tjetra, raundi i parë i luftës tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës çoi me zbatimin e tarifave shtesë për mallrat e importit me një vlerë të përgjithshme 100 miliardë dollarë amerikanë. Për gjatë këtij raundi, ShBA-ja dhe Kina shpallën secila ngritjen e tarifave shtesë për 50 miliardë dollarë mallra që importojnë nga njëra-tjetra.


Sipas analistëve, vunë në dukje se politikat agresive doganore të ShBA-së duket sikur kanë si qëllim zgjidhjen e “pabarazisë tregtare”, por faktikisht synojnë në një perspektivë afatgjatë frenimin e rivalit të ardhshëm, duke ruajtur epërsinë e dollarit, duke drejtuar përcaktimin e rregullave ndërkombëtare dhe duke siguruar përfitime maksimale ekonomike.
ShBA-ja është shqetësuar dy herë, kur PBB-ja e ish-Bashkimit Sovjetik dhe e Japonisë e kaluan përkatësisht 60 % të PBB-së së ShBA-së, në shekullin e kaluar. ShBA-ja mori shumë masa frenuese për të mposhtur konkurrentët e fuqishëm dhe në fund ish-Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe ekonomia japoneze pësoi “20 vjet humbje” të gjallërisë së rritjes.
Mirëpo në vitin 2014, PBB-ja e Kinës zuri 60% të asaj të ShBA-së. Që nga ajo kohë, dajë Sami mendon se ekonomia kineze mund ta tejkalojë në të ardhmen e afërt ekonominë amerikane. Kështu që frenimi që mundohet t’i bëjë tani ShBA-ja Kinës është i pashmangshëm.


Por, kuptohet se Kina e tanishme nuk është Japonia e atëhershme.


Kina ka një treg të brendshëm konsumi të madh dhe shumë platforma të reja bashkëpunimi ndërkombëtar. Ndërkohë, Japonia e asaj kohe varej shumë nga tregu europian dhe ai amerikan.
Kina ka një sistem të qëndrueshëm politik dhe strategji zhvillimi afatgjatë. Ndërsa luhatjet e shpeshta politike në Japoni e dobësuan aftësinë e vendit në përballimin e presioneve amerikane.
Kina ka sistemin më të madh dhe më të plotë industrial në botë dhe është bërë një nyjë kyçe e zinxhirit global të prodhimit dhe furnizimit. Prandaj, politikat agresive doganore të ShBA-së do të kenë ndikim të rëndë edhe mbi zhvillimin e vetë ekonomisë amerikane.


Prandaj, nëse Kina fokusohet te puna e vet me këmbëngulje, ekonomia e vendit patjetër do të vazhdojë të ruajë rritjen, pavarësisht pengesave të shumta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës