Shembjet në Laprakë, Veliaj: Ndërtesat pa leje, shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve

Shembjet në Laprakë, Veliaj: Ndërtesat pa leje, shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve

Shembja e një banese në zonën e Laprakës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka falënderuar dy familjet që pranuan të bashkëpunojnë dhe të lirojnë objektet e ndërtuara pa leje, duke i hapur kështu rrugë projektit “Unaza e Madhe”. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Veliaj bën me dije se familjet në fjalë do të marrin tanimë bonus qiraje deri në tre vjet.

“Faleminderit 2 familjeve që vullnetarisht liruan ndërtesat pa leje, pas bonusit të qerasë për t’i hapur rrugë Unazës!”, shkruan Veliaj.

Duke iu referuar rastit të Bajram Nelas, Veliaj thekson se është demonstrimi më i mirë i të gjithë atyre që duke përfituar nga mungesa e reagimit të institucioneve kanë ndërtuar pa leje duke zaptuar prona të të tjerëve. “Rasti 3 i zyrtarit të kthimit të pronave të PD që pasi vodhi pronë e ndërtoi pa leje 4 njësi për t’i dhënë me qera - shembull tipik i rrumpallës së fahrinjve”, shkruan Veliaj në rrjetin social “Twitter”.

IMT ka vijuar ditën e sotme me prishjen e banesave në Shkozë dhe Laprakë, në kuadër të projektit "Unaza e Madhe". Puna e tyre është shoqëruar me momente tensioni; fillimisht në mëngjes në Shkozë, ndërsa në mesditë në Laprakë, ku një familje kundërshtoi shembjen e banesës dykatëshe duke u ngujuar brenda. Kryefamiljari Bajram Nela u shpreh se do të vetëflijohej nëse shtëpia do të shembej, ndërsa gruaja akuzoi se policia ushtroi dhunë psikologjike. 

Por kush është  Bajram Nela? 

Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, Bajram Nela ka punuar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave dhe ka ndërtuar në vitin 1997 një objekt në afërsi të Doganës, pa mundur ta legalizonte asnjëherë. Ai nuk jetonte në të pasi e kishte dhënë me qera; katin e parë e kishte dhënë me qera për farmaci bujqësore dhe katin e dytë një gruaje. Përveç ndërtesës pa leje të ndërtuar në gjurmën e Unazës, Bajram Nela ka në zotërim edhe një restorant në zonën e Inxhinierisë së Ndërtimit. (Lexo këtu)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra