Shoqatat u thonë
“Jo” armëve kimike

Shoqatat u thonë<br />“Jo” armëve kimike
TIRANE- Protesta e qytetarëve për t’i thënë “jo” armëve kimike ka mbledhur së bashku qytetarë, analistëe dhe deputetë. Protesta është zhvilluar përpara Kryeministrisë dhe ka zgjatur për rreth një orë. Qytetarët kanë ngritur zërin për të shprehur vendosmërinë e tyre kundër importit të armëve në vendin tonë, ndërkohë qeveria ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për këtë.
 
Vijojnë protestat para kryeministrisë kundër demontimit të armëve siriane në Shqipëri.  AKIP, ambjentalistë, qytetarë dhe anlistë kanë protestuar sot për ti thënë “jo” armëve kimike  në vendin tonë. Kjo protestë është mbështetur nga deputetë, analistë, gazetarë dhe njerëz të  njohur të skenës. AKIP ka paraqitur edhe 10 arsyet pse armët kimike nuk mund të vijnë në vendin tonë, ku ndër më të rëndësishmët janë  fillimisht rreziku për jetën, vendim në kundërshtim me ligjin dhe mungesa e infrastrukturës dhe kapaciteteve etj.

 Protestës i ka paraprirë një takim informues nga AKIP në ambientet e Akademisë së Arteve ku sipas përfaqesueses së Aleancës Kunder Importit të Plehrave, Kozara Katit nuk dihet se çfare lloj armësh mund të vijnë në vendin tonë. Protesta është zhvilluar në ambientet e lulishtes përballë Kryeministrisë dhe ka zgjatur për rreth një orë.

Të shumta kanë qenë edhe reagime në lidhje me protestën dhe me vendimin për demontimin e armëve siriane në Shqipëri. Mesila Doda ka reaguar duke ngritur zërin ku është shprehur se “ si deputete, nënë dhe grua jam kundra sjelljes së armëve kimike në vendin tonë”. Tritan Shehu i është shtuar listës së personave që kanë reaguar në lidhje me importimin e armëve siriane. Në profilin e tij në Facebook ai është shprehur se “Debatet publike jane shfaqje te emancipimit, por nuk duhet te jene qe ne nisje te para orientuara, keshtu ata ngjajne veçse, ose emocionale, ose spekullative. Qartesisht aspak profesionionale. Le ta gjykojne kete specialistet tane se bashku me ata te NATO-s, ShBA-ve etj. Por mos te harrojme, jemi pjese e nje realiteti te gjëre e konkret. Kemi bashkeveprime, interesa e detyrime te perbashketa në atë”.

Ambientalisti Sazan Guri tha se, si shoqëri duhet që të reagohet fuqimisht për të ndaluar sjelljen e armëve kimike siriane në Shqipëri. Sipas tij, “është shkelur neni 56 i Kushtetutës për informimin publik dhe neni 59 i Kushtetutës, pasi nuk ruhet siguria e popullsisë. Shqipërisë do ti dalin 200 milionë euro mangut në buxhet duke dhënë para për të shkatërruar këto armë kimike”.

Ndërsa gazetari Fatos Lubonja tha se “Qeveria sapo ndaloi importin e plehrave dhe me sjelljen e armëve kimike në Shqipëri, duket se sa e përfillin opinionin publik. Siç shikohet ka një presion të madh për sjelljen e armëve kimike në Shqipëri”. Protestat për ti thënë jo armëve kimike të Sirisë do të vijojnë ditën e Martë, këtë herë jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera. Megjithatë qeveria shqiptare ka bërë disa herë me dije se nuk ka asnjë vendim zyrtar lidhur me këtë çështje. Këtë e ka rikonfirmuar vetëm një ditë më parë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.
 
 Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës

Blinken thotë se Kina po ndihmon në nxitjen e kërcënimit rus ndaj Ukrainës