HOLANDË - Trajneri i Feyenoord, Arne Slot ka konfirmuar se dëshiron të ulet në stolin e Liverpool në vendin e Jurgen Klopp. Problem mbetet kontrata e tij, pasi marrëveshja me holandezët skadon në verën e 2026. Të kuqtë kanë interes për të pasi gjermani Klopp do largohet në fundin e sezonit.
Liverpool filloi bisedimet me Feyenoord të mërkurën për emërimin e mundshëm të Slot në stol. Holandezi konfirmoi interesimin e tij për këtë punë në një intervistë për ESPN, përpara fitores 3-1 të Feyenoord të enjten kundër Go Ahead Eagles.
“Do jem i qartë se do të doja të punoja te Liverpool. Gjithçka që mund të them për këtë është se klubet janë në negociata. Unë jam në dhomën e pritjes”, tha Slot.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Ai shtoi se ishte "i sigurt" se Liverpool dhe Feyenoord do të ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje.
45 vjeçari Slot udhëhoqi Feyenoord drejt titullit të Eredivisie 2022-23 dhe Kupës së Holandës këtë sezon, teksa më parë ka qenë i lidhur për një kalim te Tottenham Hotspur dhe Leeds United.
Liverpool do duhet të negociojë një tarifë dëmshpërblimi me Feyenoord nëse Slot emërohet në klubin e Premier League, pasi ai nuk ka një klauzolë lirimi për këtë verë.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)