Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Fernando Muslera

Portieri i kombëtares së Uruguait, Fernando Muslera, i cili ka luajtur në katër Kupa Bote, njoftoi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar. 37-vjeçari luajti 133 ndeshje për 'La Celeste', duke e ndihmuar skuadrën të fitojë Kupën e Amerikës 2011. Ai mbetet ende lojtar aktiv i klubit turk Galatasaray, teksa shumëkush e kujton si pjesë e Lazios në Serie A.

Shoqata e futbollit të Uruguait falënderoi Musleran në kanalet e saj të mediave sociale me një video që shfaq disa nga momentet e tij më të mira, duke përfshirë fitoren me penallti ndaj Ganës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2010.

Muslera priti gjuajtjet e John Mensah dhe Dominic Adiyiah për t'i dhënë Uruguait një fitore 4-2 dhe një vend në gjysmëfinale kundër Holandës. "Ti ia dole, Nando, emri yt është në historinë e pasur të futbollit uruguaian", shkruan shoqata e futbollit të vendit nga Amerika Latine.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen