Hetimi për 2 koncesionet, PS miratoi e vetme planin, Opozita i kërkon kuvendit anulimin e mbledhjes së Komisionit hetimor të Shëndetësisë

Tirane- Përmes një shkrese zyrtare, opozita i kërkon Kuvendit të shpallë të pavlefshme mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë nga Plarent Ndreca pasditen e së enjtes, 25 prill 2024

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se votimit i planit hetimor në një mbledhje të thirrur në mënyrë të njëanshme vetëm nga socialistët është nul.

“I kërkojmë anulimin e mbledhjes së paligjshme dhe anulimin e të gjitha votimeve’ thotë Vokshi.

 Përmes planit hetimor të miratuar nga socialistët, Vokshi thotë se po tentohet të shpëtohen nga përballja në Komision Hetimor kryeministri Edi Rama, që në listën e dëshmitarëve të hartuar nga anëtarët e majtë, nuk është përfshirë. 

“Në planin e tyre që kanë miratuar janë hequr të gjithë titullarët. Shkojnë në disa emra dytësorë se nuk duan të shkojnë tek emri I vetëm që I ka miratuar Edi Rama”

Vokshi shkon edhe më tej në akuza, duke thënë se maxhoranca po tenton pazare me deputetët për të fshehur hetimin e parlamentit për Check-up dhe Sterilizimin. 

"Duan të blejnë deputetët e komisionit që ti mbyllin gojën. Kanë parashikuar një instrument ekstraligjorë që nuk është parë askund. Intervista kokë më kokë të mbyllura e të vijnë pastaj të raportojnë në komision"

Pas dështimit të enjten për 3 orë për të gjetur konsensusin mes opozitës dhe maxhorancës për planin hetimor dhe shkresat për informacion në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi, nënkryetari Plarent Ndreca pak minuta më vonë mblodhi vetë anëtarët e PS në një mbledhje dhe kaloi planin e hetimit me 8 vota.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI