Shpresë për shëndetin e Schumacer, ish-presidenti i “Ferrari-t” dhe familja e gjermanit gëzojnë fansat 

Shpresë për shëndetin e Schumacer, ish-presidenti i “Ferrari-t” dhe familja e gjermanit gëzojnë fansat 

Michael Schumacher dhe ish-presidenti i Ferrari-t, Luca Di Montexemelo

Më 29 dhjetor u bënë 5 vitë që nga koha kur Michael Schumacer hyri në koma për shkak të aksidentit teksa bënte ski në alpet e Francës. Që prej asaj kohe shumë është folur për shëndetin e legjendën gjermane, por asgjë nuk ka qenë e konfirmuar zyrtarisht.
Gjithsesi pak ditë më parë babai i ish-pilotit bëri të lumtur të gjithë fansat e tij në botë teksa deklaroi që Shumi ka patur disa përmirësime dhe aktualisht nuk e ka të detyrueshme të qëndrojë i shtrirë pasi mund të lëvizë falë mjeteve ndihmëse.

Për shëndetin e Schumacer të martën ka folur edhe ish-presidenti i Ferrari-t, Luca Di Montexemelo. “Shpresoj që diçka e mirë do të ndodhë, por nuk dua të thëm asgjë më shumë. Michael po lufton dhe ka shumë përkushtim rreth tij, gjithashtu pranë ka edhe një familjë te mrekullueshme”, Luca Di Montexemelo, ish-presidenti i Ferrari-t për "Rai Sport".

Fjalë që të japin shpresë këto të Montexemelos për ish-pilotin e Ferrari-t që të enjten mbush 50-vjeç. Për këtë ditë të shënuar familja e pilotit është shprehur se do të festojë “fitoret, rekordet dhe vitin jubilar të tij”.

Më tej ata kanë shtuar: “Të jeni të sigurt që ai është në duar të sigurta. Ne jemi duke bërë gjithçka humane që është e mundur për të. Na falni që nuk japim më shumë detaje rreth shëndetit të tij, por jemi duke bërë atë që ai dëshironte. Michael ka qenë gjitmonë I rezervuar.”

Përpos nderimeve që do bëhen nga Ferrari për 50-vjetorin e Schumacer, edhe familja e tij nesër do të nxjerrë aplikacionin “Offical Michael Schumacer” ku do shfaqet ‘muzeu virtual’ me arritjet e pilotit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë (Video)