Shqipëria me peisazhet përrallore,
destinacioni perfekt për 2018
Një destinacion perfekt mesdhetar për këtë vit, me një natyrë të bukur ku mund të ecni në Alpet shqiptare në një lartësi prej më shumë se 2000 metra dhe të notoni në ujërat e thella dhe të kristaltë të bregut të Shqipërisë.
Një destinacion perfekt mesdhetar për këtë vit, me një natyrë të bukur ku mund të ecni në Alpet shqiptare në një lartësi prej më shumë se 2000 metra dhe të notoni në ujërat e thella dhe të kristaltë të bregut të Shqipërisë.
Kështu thuhet në një shkrim të botuar në revistën e udhëtimit të Klubit gjerman të automobilave “ADAC Motorwelt”, me titull “Trendet e destinacioneve për 2018: Këshilla për planifikimin e pushimeve tuaja”, e cila i sugjeron lexuesve të saj Shqipërinë si një destinacion perfekt për 2018.
“Ecje dhe ngjitje. Edhe këtu mund të luajë fantazia: Malet e Larta në verilindje të Shqipërisë me formacionet e tyre shkëmbore të lënë pa frymë, liqenet akullnajore në ngjyrën e naftës dhe luginat duken si një peizazh përrallash. Prandaj, janë ende një sugjerim i privilegjuar për ekskursione më të shkurtra ose më të gjera”, theksohet në shkrim.
“Por vendi i vogël në Gadishullin Ballkanik gjithashtu është një destinacion për plazh gjatë verës, mbi të gjitha për familjet që janë të mbipopulluara me destinacionet klasike të Mesdheut: Në Rivierën Shqiptare, përgjatë një distance prej më shumë se 100 kilometra mes qyteteve portuale të Sarandës dhe Vlorës në Detin Jon nuk ka komplekse të mëdha hoteli, por bujtina dhe hostele të përballueshme. Rrjedhimisht, ajo është e njohur për plazhet përrallore, të tilla si i ai i njohuri me emrin Ksamil”, shkruhet në revistën e udhëtimit të Klubit gjerman të automobilave “ADAC Motorwelt”.
Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror./ ata
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.4%
-
Jo
15.7%
-
Nuk e di
59.9%
Vota total: 10042
Lajme të tjera
-
Egla probleme me shëndetin, mund të largohet nga Big Brother Vip
1 Maj, 22:51
-
Lorenc Vangjel: Erion Veliaj fiton betejën me publikun! Strategjia e tij e përbashkët me kryeministrin është një kurth për opozitën
1 Maj, 22:47
-
Shkolla 9-vjeçare 'Rilindja' e Kavajës, fituese e konkursit kombëtar të Gjuhës Shqipe
1 Maj, 22:46
-
Sondazhi: Shumica e amerikanëve e shohin rrjetin TikTok si mjet ndikimi nga Kina
1 Maj, 22:32
-
Një muaj pasi u zgjodh nga Kuvendi, Ndriçim Xhepa jep dorëheqjen si anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH
1 Maj, 22:09
-
Çelen Javët Kulturore Ndërkombëtare, Gonxhja: Për 7 muaj me radhë me qindra aktivitete nga 20 shtete
1 Maj, 22:00
-
'Mëngjesit të 17 majit Kosova anëtarësohet në KiE', Vuçiç sfidon Amerikën: Unë rri dhe pi me Dodikun e sanksionuar
1 Maj, 21:55
-
Veliaj në SPAK, deputeti i PS: Mbështesim institucionet e pavarura! Beqiri: Protesta para prokurorisë, e dënueshme! Kthupi: Lajm i mirë që u thirr nga drejtësia
1 Maj, 21:39
-
Balla: Masa ndëshkimore të ashpra për mjetet lundruese të pacertifikuara
1 Maj, 21:31
-
Tirana çel 'Javët Kulturore Ndërkombëtare', Veliaj: Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë, arti dhe kultura i bashkojnë njerëzit
1 Maj, 20:56
-
Vrau me shpatë një 14 vjeçar dhe plagosi pesë persona, pamje nga sulmi tragjik në Londër (Video)
1 Maj, 20:51
-
Përleshje para parlamentit gjeorgjian mbi projekligjin për 'agjentët e huaj'
1 Maj, 20:31