POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Shqiptarët‘ e Zvicrës kërkojnë falje për shqiponjën, Xhaka: Do të isha budalla nëse do ta bëja përsëri

Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner duke bërë shqiponjën

Në konferencën për shtyp të trajnerit të skuadrës së Zvicrës, Vladimir Petkoviç si rrallë herë kanë marrë pjesë edhe 5 lojtarë të ekipit.

Bëhet fjalë për Stephan Lichtsteiner, Granit Xhaka, Yann Sommer, Xherdan Shaqiri dhe Johan Djourou. Për herë të parë lojtarët kërkuan falje për simbolin e shqiponjës që bënë në ndeshjen kundër Serbisë, të vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”.

Xhaka është shprehur se do të ishte budalla nëse gjesti do të përsëritej nga ana e tij. Një ndjesë ka ardhur edhe nga Lichtsteiner dhe Shaqiri.

Do të isha budalla nëse do ta bëja përsëri. Nuk do‘të ndodhë më nga ana ime.

Granit Xhaka, futbollist

Kërkoj falje, nuk dua të hap probleme për askënd.

Stephan Lichtsteiner, futbollsit

 Sigurisht, edhe unë kërkoj falje nëse njerëzit janë ndjerë të sulmuar duke parë ndeshjen.

Xherdan Shaqiri, futbollist

Menjëherë pas ndeshjes, futbollistët që bënë shqiponjën me duar u gjobitën nga FIFA me një gjobë prej 25.000 dollarë. Gjobë, për të cilën shumë shqiptarë u aktivizuan për ta paguar. Paratë e mbledhura u dhuruan për bamirësi nga futbollistët. 

ke.mu.
Komento

Komente

  • Karadakliu: 05/09/2018 17:23

    More djale,Ty nuk te ka detyruar askush te veprosh ashtu.Ti mund te slyejsh identitetin tend,merre cilindo edhe ate qe, sot eshte i tille,neser del ndryshe,Shqiptar te bene vetem ndjenja e te ndjehunit shqiptar,Ai qe nuk ndjehet shqiptar,te del cfare te doje,shqiptareve nuk ju duhet askush qe nuk ndjehet i tille.

    Përgjigju