24 viktima janë identifikuar deri më tani nga autoritet zvicerane nga 40 të rinjtë që humbën jetën tragjikisht mes flakëve në një lokal ku festonin natën e ndërrimit të viteve. Procesi i identifikimit të trupave të pajetë është i ngadaltë për shkak të djegieve të shumta që viktimat pësuan si pasojë e flakëve. Më e reja, është identifikuar një vajzë zvicerane 14 vjeç, ndërsa 8 të tjerë ishin po ashtu nën 18 vjeç, me kombësi zvicerane, italiane, rumune, turke dhe franceze.
Familjet e viktimave po presin për informacion në lidhje me të dashurit e tyre që ende konsiderohen të zhdukur, por policia lokale tha se nuk do të publikohen detaje të mëtejshme rreth viktimave të identifikuara, nga respekti për të afërmit e tyre.
Një hetim paraprak zbuloi se flakët nga fishekzjarret e shisheve të shampanjës shumë afër tavanit veshur me një shtreë pambuku janë shkaku i mundshëm i zjarrit shkatërrues që vrau të paktën 40 persona dhe plagosi 119 të tjerë. Shumë nga të vdekurit dhe të zhdukurit janë adoleshentë.
Hetimet janë hapur për vrasje dhe zjarrvënie nga pakujdesia , ndaj çiftit francez që administronin clubin “Le Constellation”. Prokurorja po heton nëse sfungjeri në tavan, e cila shërben për mbytjen e zhurmave, ishte shkaku i problemit, si dhe nëse është në përputhje me rregulloret dhe kushtet teknike të sigurisë.
Dëshmitarët rrëfyen se dalja e emergjencës në bodrum nuk ishte e arritshme. Një vajzë 31 vjeçare, që frekuenton lokalin ku ndodhi tragjedia, tha se dalja e emergjencës ishte gjithmonë e mbyllur. Ndodhej në një zonë të veçantë për duhanpirësit, ndërsa përpara derës ishte vendosur një divan duke e bërë praktikisht jofunksionale. Një tjetër dëshmitare tha se dalja e emergjencës mbahej e mbyllur pasi klientët iknin prej andej pa paguar.
Në katin përdhes u gjet një dalje e tretë, e cila të çonte në një korridor të mbyllur me dyqane dhe ende autoritetet nuk kanë sqaruar nëse dyert për ta aksesuar atë ishin të hapura apo të mbyllura në kohën e zjarrit.
Komente







Ne radh te par ngushullime familjeve te prekura nga ky aksident.se dyti mu kujtua se per cdo gje qe ndodh ne bot armiqt e Berishes thonin:fajin e ka Saliu.
Përgjigju