Superiorja, Tirana 'ringjallet' në Korçë dhe frenon vrullin e Skënderbeut kryesues

Superiorja, Tirana 'ringjallet' në Korçë dhe frenon vrullin e Skënderbeut kryesues

Tirana-Skënderbeu gjatë një ndeshje

Vrulli i Skënderbeut në krye të Superiores ndalet nga Tirana e brishtë. Edhe pse bardheblutë kanë pasur një start kampionati me jo pak probleme, në stadiumin e Korçës ata arrijnë t'i bëjnë ballë vendasve dhe për rrjedhojë marrin një barazim 1:1. Pavarësisht diferencës në klasifikim, në fushë diferencat nuk ishin të mëdha.

Madje ishin bardheblutë ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Hasnit, por vendasit nuk u dorëzuan dhe e gjetën barazim në fund me Jonh. Elementi i vetëm që i mungoi kësaj ndeshje ishin tifozët, të cilit nuk ishin në fushë për shkak të dënimit të fushës së Skënderbeut.

Pjesa e parë foli për Tiranën, që e nisi mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas 20′ minutash lojë me anë të Edon Hasanit. Mesfushori shkodran shfrytëzoi një kros të ardhur në zonë dhe me kokë mposhti portierin Teqja. Në disavantazh Skënderbeu hidhet në sulm dhe i afrohet golit me anë të Gripshit, i cili provon me një goditje të bukur nga e djathta, por Lika kontrollon në dy kohë (35′).

Me të filluar pjesa e dytë, Skënderbeu është i pandalshëm, por goli do të vononte. Vetëm pesë minuta nga fundi, kampionët në fuqi barazojnë shifrat. Në minutën e 85, pas një goditje këndi të ekzekutuar nga Radas, John, fitoi duelin me mbrojtësit e bardhebluve dhe me kokë e dërgon sferën në rrjetë.

Goli u jep zemër vendasve që e sulmojnë me të gjitha forcat kundërshtarin. Brenda pak minutash Krasniqi ka dy mundësi mjaft të mira për të shënuar, por nuk arrin të mposht portierin Lika. Ndeshja mbyllet me rezultatin 1:1, me Skënderbeun që ruan kryesimin me një pikë më shumë se Partizani, ndërsa Tirana ka vetëm 5 pikë në po aq ndeshje të luajtura. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv