Tensione tek “Media”, Vokshi: Dëftesat s’janë shpërndarë! Nikolla: Ua kemi dhënë atyre që ikin jashtë

Komisioni i Medias dhe Edukimit është përfshirë në debate mes ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe kryetares së Komisionit të Medias, demokrates Albana Vokshi.

Tema e diskutimit në mbledhjen e sotme ishte shpërndarja e dëftesave në sistemin parauniversitar. Vokshi i tha Nikollës se dëftesat nuk janë shpërndarë, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj se ministria e Arsimit ka pajisur me diploma të gjithë maturantët që kanë patur kërkesë për të vazhduar studimet jashtë vendit.

Debati:

Vokshi: Gënjyet për shpërndarjen e dëftesave

Nikolla: Po gënjeni , çështjen do ta apeloj në prokurori.Shpif, shpif se diçka mbetet, s’mund të vazhdojë kështu. Ne punojmë me mish e me shpirt, kërkohet një sjellje tjetër. Iu jam përgjigjur në kohë të gjithë maturantëve që iu duhej diploma për të ikur jashtë shtetit. Komunikoj falë zotit me prindërit. Ju sapo gënjyet. Të lutem zonjë, kërkove përgjigjen time, do më lesh të përgjigjem,

Vokshi: Ja ku janë sms që iu janë dërguar prindërve. Ja ku thuhet që dëftesat do ndahen në shtator se nuk kanë ardhur. Ne jemi këtu, për të sjellë zërin e 420 mijë fëmijëve. S’po flasim vetëm për maturantët. Kam pyetur një mikeshën time, ja ku thuhet se s’ka dëftesa. S’vini dot këtu e të kërcënoni opozitën pasi bëni pazaret tuaja. Përgjegjësia për tenderin bie mbi ju. Se mbuloni dot zullumin tim.  

Nikolla: Mundem të flas?

Vokshi: Kush mban përgjegjësi që fëmijët në klasë të 6 e 7 s’kanë dëftesa. Marr vesh aq sa i duhet një prindi

Nikolla: Vijojmë me rendin e ditës

Vokshi: Duhet të ndiheshit e turpëruar, ja ku e keni vendin sot. Jam këtu për të përcjellë shqetësimin e fëmijëve.

Nikolla: Ju lutem, kjo është përgjigje shteruese. Përgjegjësinë time e jap në gjykatë. Model i shëmtuar që shohin fëmijët

Vokshi:Tek ju shohin modelin e vjedhjes.

Nikolla: Kur të më thërrasi gjykata i përgjigjem

Vokshi: E dini rolin e deputetëve?

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Nikolla: Tenderin për dëftesat s’e bën ministria, u vonuan për një gabim

Më tej, gjatë diskutimeve në Komisionin e Medias, ministrja Nikolla ka sqaruar se dëftesat janë vonuar sepse për shkak të një gabimi në numrin rendor. Sa për tenderin, Nikolla tha se tenderat për dëftesat nuk zhvillohen nga ministria e Arsimit por nga Ministria e Brendshme.

Nikolla: Ka patur një gabim në numrin rendor të klasës së 9. Tenderi për dëftesat nuk kryhet nga MASR por nga sektori i prokurimit në Ministrine e Brendshme. Dëftesat po shpërndahen nëpër shkolla, akuzave që më janë ngritur do u shkojë deri në fund.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 17/07/2018 19:02

    Shiko si bëjnë Krye HAJDUTËT dhe KRIMINELËT e PD DROGËS në KOMISJONET e LIGJEVE !!!??? Pale të marin përsëri PUSHTETIN këta KËRMA !!!!?? Shikoni HAJDUTIN Pervers Luçjano Boçi HAJDUTIN sesi "KLITH" ???!!!! Hiqet sikur i Dhimbsen SHQIPTARÊT !!!! KURRË Mos e PRUFSHIN më Kokën në PUSHTET këta HORRAT e PDsë . Jam i Vetdijshëm dhe i Sinqertë , që edhe Edi Rama me Këlyshët e tij Ministra po VJEDHIN , por sidoqoftë për MOMENTIN Edi Rama ngelet e "KEQJA më e VOGËL" deri sa të VIJ një FORCË e RE POLITIKE në Shqipëri e pa Përzier në LLUM dhe KORRUPSION SHTETËROR !

    Përgjigju
  • Tata: 17/07/2018 15:31

    KALI I VERDHE I P.D.KA NGEL SI SHPETIMTARJA E ATDHEUT .RENDESI KA PER TE DUKET SE PO E DJEG MALLI PER PRINDERIT SE ISHTE MESU ME UNIVERSITETE FANTAZMA QE U PAISEN ME TE BARDHE DHE TE ZI VETEL KALI BJOND HINGELLIN

    Përgjigju
  • Ilo: 17/07/2018 13:25

    Late nam turp ne cdo kohe nxenesi kishte deftesen ne dore ne fund te korrikut,nuk po merr fund babezia e qeveritareve duke luajtur me kalamajte

    Përgjigju
  • Ilo: 17/07/2018 13:25

    Late nam turp ne cdo kohe nxenesi kishte deftesen ne dore ne fund te korrikut,nuk po merr fund babezia e qeveritareve duke luajtur me kalamajte

    Përgjigju
    • populli: 17/07/2018 14:18

      Lerini deftesat por shikoni hidrocentralet e kesaj fytyre kalit. Se flet per lloj lloj gjerat por per HEC-et nuk e hap gojen. Kesaj duhet ti hapen letrat njehere e mire qe mos ti shofim me surratin

  • Jeton torre gjoleka: 17/07/2018 13:05

    Ore shikojeni ktë albana vokshin që ka fytyr buri si bën. Imagjinoni tê jet kjo në pushtet se çfar të bën . Populli Shqiptar ktë e dërgoi në opozit se kjo sla gjë pa vjedhur e shikoni si bën buri albana vokshi . E pa besushme .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla