Tjetër denoncim për Taulant Mukën: Fitove bursë falë parave të vjedhura, sot na prishe protestën

Tjetër denoncim për Taulant Mukën: Fitove bursë falë parave të vjedhura, sot na prishe protestën

Taulant Muka

Pas Besjana Lushajt, një tjetër ish-studente e Universitetit të Mjekësisë akuzon Taulant Mukën se tetë vite më parë “tradhtoi” kauzën e tyre për më shumë të drejta dhe kushte më të mira. Përmes një postimi në profilin e Taulant Mukës, ish-studentja e Mjekësisë, Denisa Nazarko, i kujton atij se si në 2010-n ishe nismëtar i një proteste studentore në Fakultetin e Mjekësisë prej së cilës rezultati i vetëm ishte shkarkimi i dekanit të vjetër dhe emërimi i Bajram Hysës, i cili i shpërbleu organizatorët e kësaj proteste duke i mbështetur me bursa për jashtë shtetit.

Denisa vijon më tej duke thënë se disa vite më pas Bajram Hysës, dekanit të mbështetur nga Taulant Muka, gjatë një auditi i evidentohen shkelje dhe dëm ekonomik për fakultetin prej rreth 55 milion lekë, ndërkohë që kushtet vazhdonin po njësoj.

Postimi i plotë:

Pershendetje Taulant, Me lejo te te kujtoj qe ne 2010 ishe nismetar i nje proteste studentore ne fakultetin e mjekesise. Ne ate kohe une kisha filluar studimet, viti i pare mjekesi e pergjithshme. Kerkesat e protestes ishin shume te drejta dhe iu bashkuam se bashku me shume kolege te tjere, me shpresen se per ne gjerat do te beheshin me mire.

Grupi juaj i organizatoreve hyri ne bisedime me struktuara te fakultetit, por ne fakt asgje nga ato qe ju kerkuat nuk ndryshoi per mire. I vetmi rezultat i protestes ishte qe u shkarkua si dekan Alfred Priftanji dhe ne vend te tije erdhi Bajram Hysa, te cilin ju si organizatore te protestes e mbeshtetet.

Duke ju besuar juve e mbeshtetem edhe ne “çerrat” e vitit te pare, gjithmon duke shpresuar se kjo zgjedhje shkonte ne plotesim te kerkesave te protestes dhe permiresimit te cilesise se fakultetit. Disa vite me pas Bajram Hyses gjate nje auditi i evidentohen shkelje dhe dem ekonomik per fakultetin, prej rreth 55 milion leke.

Kushtet nderkohe vazhdonin po njesoj, asgje sishte permiresuar. Disa nga organizatoret kryesor te protestes, se bashku me ty, ishit larguar per te studiuar ne programe erasmus. U perfol se si organizator u shperblyet me letra rekomandimi nga titullaret e institucionit.

Te gjithe e dime se nuk eshte e veshtire te fitosh programe erasmus, ama letrat e forta te rekomandimit thjeshtesojne shume pune. (Kjo nuk ju heq meritat e diplomave dhe formimit te metejshem qe keni marre ne perendim). E di qe po spekulloj dhe skam ndonje prove per kte qe po them, por ky ishte i vetmi shpjegim i kohes se perse protesta u mbyll pa marre rezultate pozitive dhe nuk u pershkallezua ne greve, sic ju ne ate kohe kercenuat.

Gjithmone kam pasur kureshtje te di si realisht ndodhen ngjarjet. Eksperienca ime asokohe ka qene zhgenjyese, u ndjeva e perdorur per interesat tuaj personal dhe protesta te ciles iu bashkova nuk sherbeu ne realizimin e asnjeres nga kerkesat e studenteve, sherbeu vetem per interesa personal te nje grupi njerezish.

Sot merr persiper ti bashkohesh protestes aktuale te studenteve, kesaj proteste qe ne thelb ka dinjitetin. Natyrshem, bazuar ne te shkuaren, me lind shqetesimi: A po mendon ta shfrytezosh edhe kte rast per interesa personal?/ Lexo.al

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 18/12/2018 15:43

    Cdo shtete Europian ka perpiluar te drejtat e shkencetareve ne cdo lami post studiuese. E gjithe kjo e drejte u mundesohet ne lami te ndryshme duke filluar nga Kimia, Mikrobiologjia,Mjeksia, ku ne raste speciale lejohet kopjimi me preteks se nuk ka mundesi shprehje apo ndryshim ne tekst. Plagjiaturat denohen me marrje te titullit nese vleresohen se kopjimi eshte mbi 65% dhe ne kete rast hiqet titulli i fituar. Ne rastin konkrete mvaret ku eshte bere Doktoratura pasi ne Hollande ka ligje tjera qe ka apo ekzistojne ne France.

    Përgjigju
  • Ops: 15/12/2018 23:16

    Taulantit ti rruani topet

    Përgjigju
  • Ish studentja: 15/12/2018 23:05

    Denisa, protestat u mbyllen me negociata qe kerkesat do te plotesoheshin. Ju takonte ju, brezit te ri, te kerkonit llogari per ate cfare ju takonte ndaj “sherbetoreve” te arsimit! Ne luftuam per nje mundesi me te mire per arsimin tone, ne kohen tone. Ju duhet te kishit bere tuajen. Gjithsesi, brezi juaj u vonua per ta kuptuar kete dhe po ngrihet sot! Asnje mundesi qe i krijuam vetes me vone nuk ua kemi borxh askujt!

    Përgjigju
    • Nje ish tjeter: 17/12/2018 01:50

      Jana apo Taulant! Ju bete fushate publikisht per nje nga njerezit me manipulator e te korruptuar qe fm kishte pasur ndonjehere ne gjirin e vet. Kur i thua keto me ze te larte i beson dhe vet apo jo Jana/Taulant? Nqs i beson gezohem, genjen veten dhe je e qete. Ku e lashe... ah po ju mbeshtet njeriun e korruptuar qe skishte lidhje as me shkencen as me mjekesine. Po miqte qe i late ne balte Jana? Pse askush ne ate fakultet nuk e dinte per ato bursa pervec juve te Almedicus? Po shokeve qe ju thate, nuk ju thonim dot se mund te ishit konkurent, cfare do u thoni sot? Turpi do bjere mbi ju. Merret me dy 5 e tre 7 bursa Jana? Sa veta e kishin mesataren me te larte se ju ate vit? Pse nuk perballeni o burracake....

  • genti: 15/12/2018 18:22

    Denisa ka plotesishte te drejte!!!!

    Përgjigju
  • loni: 15/12/2018 18:08

    Kjo me duket se dacibao kunder Taulantit. Luftoni njehe per te fituar te drejtat qe keekojne studentet. Pastaj bhen analuza..

    Përgjigju
    • Ilirjan: 15/12/2018 18:42

      HITORITE E TAULANT BAJRAMIT PER TE PERFITUAR DIHEN NGA SHUME E SHUME STUDENTE TE KOHES DHE TE CILET E THONE SE VETEM EKSELENT NUK ISHTE KY PSEUDOEKSELENT. TANI SI ATA QE E NJOHIN DHE ATA QE NUK E NJOHIN MENDOJNE SE KY NJERI I NEVERITSHEM E ME NJE KARAKTER TE FELLIQUR ESHTE VENE NE SHERBIM TE NJE BAJRAMI TJETER TE RADHES QE VJEDH FONDE DHE PARATE E SHQIPTAREVE. TAULANT BAJRAMI GJERESISHT FAMEKEQ NE FM KERKON TE PERFITOJE PARA TE FELLIQURA ME DETYRA TE FELLIQURA. NUK KA PLAGJIATURA NE SHQIPERI, POR KA PUNE SHKENCORE TE KRYER NE KUSHTE SHQIPTARE. SIGURISHT NE NJE VEND SI SHQIPERIA KU MUNGON MUNDESIA QE TE KETE PROBLEME TE PAZGJIDHURA SIC KA NE UNIVERSITETET JASHTE VENDIT, UDHEHEQESIT E TEMAVE I MARRIN IDETE NGA ARTIKUJ SHKENCORE TE BOTUAR NEPER LIBRA TE NDRYSHEM. ATA UA PREZANTOJNE KANDIDATEVE KETO TEMATIKA DHE I UDHEHEQIN ME PIKETA GJATE PUNES SE TYRE SHKENCORE. SHPESH U JAPIN KANDIDATEVE EDHE DISA FLETE TE FOTOKOPJUARA NGA ARTIKULLI SI UDHEZIME PER VAZHDIMESINE E PUNES SE TYRE SHKENCORE. NE FUND, KUR PERFUNDOHET TEMA E DIPLOMES SIGURISHT QE LIBRI NGA KU ESHTE MARRE TEMA NUK DO TE PERFSHIHET SI REFERENCE NE TEMEN E PERFUNDUAR, SEPSE TEMEN E KA ZHVILLUAR E PERFUNDUAR VETE KANDIDATI ME AFTESITE E TIJ. DISA MUND TE KENE PERFSHIRE EDHE FLETE TE FOTOKOPJUARA NE TEMAT E TYRE, POR NE FAKT I JANE REFERUAR THJESHT MENYRES SE TE SHPREHURIT DHE KJO NUK KA LIDHJE ASPAK SE PUNIMI SHKENCOR NA PASKA QENE I KOPJUAR. TURP PER KEDO QE DO TE FLASE PER PLAGJIATURA NE NJE VEND SI SHQIPERIA KU BUXHETI NE DISPOZICION PER PUNE SHKENCORE KA QENE MIZERABEL. IK O TAULANT BAJRAMI SEPSE VJEDHJET E BAJRAMEVE NUK DO TE TE SHPETOJNE DOT KOKEN O NJERI IMORAL E I NEVERITSHEM DERI NE EKSTREM.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale