Taulant kam kohë që të ndjek e kam po aq kohë që dua të të them nja dy fjalë.
Dy fjalë për ty e dy fjalë për ata njerëz që po investojnë besim tek ti.
Para se të hyj e të shkruaj atë çka besoj duhet thënë pastër e qartë më në fund, dua të sqaroj që unë jam nga ata ish-studente te UMT-së që nuk kam aderuar në asnjë parti, e që nuk jam ofruar ndonjëherë të përdorem nga dekanë e profesorë për fushatë.
Tani të kthehemi tek kryesorja:
Ti Taulant u largove nga FM në 2012.
Përpara largimit u angazhove në protesta të studentëve të mjekësisë për largimin e ish-dekanit, i akuzuar gjërësisht për abuzim me detyrën.
Bashkë me miqtë e tu te Almedicus, u vutë në shërbim të Bajram Hysës, ish-kancelarit të fakultetit.
Ai sapo kishte hedhur kandidaturen për dekan të fakultetit te mjekësisë, dhe pati idenë brilante të mblidhte rreth vetes Taulantin me shokë për ti bërë fushatën.
Prapë për të sqaruar për ata që nuk e dinë, z. Bajram Hysa ka mbaruar për ekonomik; është njohur që herët si një nga sekserët me tē hershëm në fakultetin e mjekësisë.
Këto i dinte shumë mirë dhe Taulanti me të tjerë, të cilët gjithsesi vendosën të pozicionoheshin krah kandidaturës së individit më të pashkolluar nga të gjitha kandidaturat e tjera.
Zoti Hysa fitoj me votë dhe u zgjodh dekan i fakultetit te mjekësisë.
Sapo zuri atë pozicion nuk vonoj t’ua merrte provimet e mbartura Taulantit dhe te tjerëve.
Sipas miqve të kursit Taulanti kishte 6 provime të tilla vitin e fundit.
Shumë ish-shokë klase pretendojnë që Taulanti as nuk ishte në Shqipëri, në momentin që këto provime u bënë.
Në mes të studentëve si ekselent njiheshin persona të caktuar por të gjithë ngelën të shokuar, kur bursat për në Bolonja dhe më pas ato të Erasmus i morën Almedicus-at. Këta të fundit, njiheshin për aktivizëm e aderime në parti, por jo për rezultate ekselente në shkollë.
Asnjë nga ekselentët e vërtetë nuk ishte informuar për keto bursa, aplikimet u mbajten të fshehura dhe me to Bajrami gostiti ata që e kishin ndihmuar te bëhej dekan.
Teatri i ekselenteve të shtirur vazhdoj dhe mori jehonë kur në ceremoninë e 60 vjetorit të fakultetit, bursantët morën dhe çertifikatat e ekselencës, në një kohë, që ekselentët e vërtetë ishin ulur nga rreshtat fund salle, e po bënin plane si ti ikin këtij vendi e padrejtelësisë që ju bë.
Por, historia nuk mbaron këtu.
Ti ike Taulant dhe ua le të tjerëve të vuajnë pasojat e zgjedhjes së klanit të zotit Hysa në krye të universitetit.
Gjate kesaj periudhe në degën e mjekësise u fshehën kuota, të cilat u mbushën me nipa e mbesa prokurorësh e deputetësh me 5700 pikë.
Fakulteti degradoj në atë pikë që nuk ishte parë ndonjeherë.
U lobua për kthimin në universitet, gjë që dhe u arrit.
Zoti Hysa humbet mbështetjen politike të Berishës, shkarkohet për abuzim me fondet dhe universiteti më i ri në botë ishte i falimentuar.
Bile, nuk kishte fonde as për të printuar diplomat e studentëve.
Për asnjërën nga këto gjëra ti nuk e hape ndonjëherë gojën Taulant.
Por, Bajrami iku dhe në krye të universitetit erdhi dikush tjetër.
Atëherë Bajrami të aktivizoj ty sërish, e ti u shfaqe dhe njëherë nga hiçi duke shkruar artikuj se si duhej të ç’bëhej ( po e shkruaj ashtu siç e ke shkruar ti dhe pse saktë do ishte “zhbëhej”) universiteti.
Ti dole dhe dhe mendimin tënd, pastaj u zhduke prapë.
Para ca kohësh të shoh në Top Show duke denoncuar mungesën e kërkimit shkencor në universitete, me grafiqe dhe prova.
Duhet ta pranoj, çdo fjalë ishte e vërtetë. Ato ishin prova te pakundërshtueshme.
Pastaj hyj dhe shof grafiqet.
Nga universiteti i mjekësise prekeshin nga kritika dhe demaskimi vetëm anëtarë të klanit kundërshtar të z.Hysa.
Kjo njëanshmëri ishtë ashiqare dhe të bënte ty shumë pak të besueshëm si palë e tretë, asnjanëse.
Akoma dhe sot Taulant ti nuk ke thënë gjysëm fjale për vitet kur zoti Hysa ishte në krye të fakultetit, nuk ke demaskuar asnjë nga klani i tij, në një kohë, kur të gjithe janë me plagjiatura!
Bile, as sot kur ti je i lirë ta bësh këtë gjë, i pajisur me dijet dhe diplomat e universiteteve europiane, që ti aq shumë i reklamon.
Njohuritë tua profesionale dhe diplomat, as unë po askush tjetër nuk mund ti përbaltim, ato janë tuat, të fituara nga ti
Ajo çka shumë prej nesh vëmë në pikëpyetje është integriteti jot.
Ti Taulant nuk ishe ekselent dhe more bursë ekselence; nuk fole asnjëherë kundër njerëzve që e vodhën realisht UMT-në.
Sot, të shohim që dëshiron të vihesh në krye të një lëvizje që nuk të përket.
Një lëvizje që është më e pastër se ti dhe se çdo emër i perveçëm.
Me shumë miq,që ti njohim bëmat, diskutojmë e pyesim veten:
A mos duhet ta mbështesim?
Por, kur shohim se si ti e trajton kauzën si tënden, e veten si Mujo Ulqinakun, atëherë kujtohemi e kthjellohemi.
Nuk thonë kot që zakoni apo del me shpirtin.
Ne nuk e dime Taulant, se kush fshihet sot pas teje.
Në kohën kur ishe student dihej nga te gjithe; ishte z. Hysa e pas Hysës ishte ish-Ministri i Arsimit.
Por, sot nuk e dimë.
Dhe për ta mbyllur po sjell një shembull se si funksionon media në atë vend e se si individe katapultohen në jetën publike të vendit.
Kur u diplomuam, fakultetit ju deshën një vit e gjysëm te na nxirrte diplomat.
Në fillim menduam që ishte hapur nja dy-tre herë tender për karton e bojë, siç ndodh rëndomt në universitet shqiptare.
Por, gaboheshim pjesërisht, tenderat ishin hapur e diplomat ishin printuar-veçse ne figuronim me numër matrikullimi të gabuar-pra, nuk figuronim fare.
U nisem të dalim në media, se besuam që s’ka media që nuk do e paraqiste një turp të tillë.
Ishte skandal shumë i madh e s’do e humbisnin mundësinë për pak zhurmë e audiencë.
Por, s’na përfilli njeri.
Ndërsa në rastin tënd, dyert e mediave u hapën të gjitha njëherësh.
Uroj Taulant që mos ti presësh ata student ne besë, mos t’ua vrasësh shpresën.
Mos kërko të bëhesh kryehero me zor.
Vendi nuk ka nevojë për nje Edi, Erjon, Ilir, Sali, Lulzim tjetër.
Shqipëria ka nevojë për njerëz të ndershëm e të ditur!
Unë po i hedh të vërtetat e mia këtu, po marr përsipër dhe sharjet e etiketimet që mund të vijnë nga njerëz me kokë e pa mend e nga njerëz me mend e pa kokē.
Mbaj përgjegjësi morale për çdo gërmë dhe koha le ta vërtetojë./ Lexo.al
Që në fillim s'më ka pëlqy ky tipi. Tip Jude duket. Ta gëzojë diplomën dhe titujt shkencorë, por edhe Saliu me diplomë mjeku me rrezultate maksimale ka qenë. Kur ishte koha për t'u bërë doktorr ishte edhe antar partie, me varkë prapa udhëheqjes të kapte ndonjë nga ato bursat apo favoret që ofronte sistemi i asaj kohe. Kur i vuri syrin politikës doli në pah karakteri i tipit që veç për dreq i pjell mendja. E harroi pasionin për profesionin. Edhe ky tipi ashtu duket, paska qenë ndër organizatorët e protestës së studentëve të mjeksisë në 2012, një proteste që paska që në thelb paska qenë pro interesave të PD, ( se për interesat e studentave studentave, popullit, etj... nisin gjithë protestat ), si përfundim është shpërblyer me bursë. Rikthehet pas kaq vitesh në skenë me këto lloj marifetesh dhe parpë tenton të vihet në krye të kësaj lëvizje studentore me kërkesa shumë të drejta. Turp. Kur Rama e quajti "Larvë politike" nga nxitimi në lexim mendova se e kishte quahtur "Lavire politike", pastaj e lexova me vëmendje dhe e kuptova çafrë donte të thoshte Rama.
PërgjigjuNa thuaj pak se çfarë të lidh me Taulantin meqenëse shkruan sikur e njeh kaq mirë?! Një mësuese fillore që arrin të diagnostikojë deliriumin në Universitetin e Mjekësisë dhe guxon të na japë këshilla mjekësore, duhet të jetë e aftë të shohë imtësisht edhe ata që janë profesorë me plagjiaturë, të korruptuar dhe që janë të tillë vetëm falë politikës. Ata që kanë fisin e madh dhe i sjellin vota kryetarit të partisë, si Roshi, Prenga, Doshi etj. Fjala ekselencë vetëm në vende të paditura si Shqipëria përdorët kaq shumë. Sa për kureshtje në vendet e botës shkojnë Erasmus ata që bëjnë kërkesën, sipas një renditje me kushte të paracaktuara. Nuk është shpërblim. Sa imtësisht jeni duke gjetur të dhëna për një njeri që e ka treguar se mund të bëjë emër pa ndihmën e askujt. Nëse çështja është përse Taulant Muka mori bursë dhe jo një tjetër, atëherë 1000000 herë më mirë që e ka marrë Taulanti. Me çjerrjen e maskës që po i bën atyre që fyejnë inteligjencën e një kombi duke u shitur mend, ai po tregon se e ka merituar atë bursë! Dhe në fund, jo për nga rëndësia, kur u vendos zv. ministër z.Muka, përse nuk i shkruajtët ndonjë gjë zotit Kryeministër për t'i treguar se kishte të bënte me këtë që po na thoni? Përse nuk i thatë se ku u bazua që e bëri pjesë të qeverisë? Përse nuk mori një nga këta të EKSELENCËS që ju njihni kaq shumë, por që na paskan frikë të protestojnë për të drejtat e tyre? Do të kishit shpëtuar kombin nga vendimi i padrejtë që bëri Kryeministri. Dhe mos keni frikë se T. Muka nuk do të rrëzojë qeverinë, nuk i ka ato aftësi. Qeveria rrëzohet me këmbët e vete, sepse është dehur shumë nga korrupsioni. Uroj që kur të rrëzohet, mos të zërë poshtë ndonjë të pafajshëm që është duke kaluar aty afër. :)
PërgjigjuCeshtjen e plagjiaturave mund ta beje fare mire dhe nje gjimnazist me njohuri mesatare ne softwere te ndryshme. Copy -paste o shoku sekretar Argjon Taulanti. Rracist ? Jo more djale jo, nese do kishe lexuar me shume per gjenetiken dhe evolucionin, ose nese do te doje ti kuptoje, nuk do te vinte turp te shkruaje me emrin tend te vertete Taulant dhe te perballeshe me te verteten qe te dhemb(inferioriteti). Cfare me duhet mua Balili apo Habili o shkencetar? Nuk jam minister i brendshem dhe as polic. Ti Taulant Argjoni po i jep vetes atributet e nje mjeku ne shkalle te gjere( deliri) dhe kjo " te penalizon " ose me mire nuk te favorizon ne aspektin shoqeror, sepse ti nuk pranon veten e jo me te tjeret( paranoja). Thua qe merret e gjithe administrata me ty?? Cila administrate Taulant? Une personalisht nuk jam pjese e administrates. Cfare shikon ti qe ne te tjeret nuk e shohim Taulant? Cfare te terrorizon? Cilat jane frikerat e tua? Si ka qene femijeria jote Taulant? Po marredheniet me te tjeret? Ndjeheshe i pranuar nga ata? Ti Taulant Argjoni nuk mund te jesh prodhimi yne, por kam bindjen se shpejt do te jesh pacienti yne dhe te siguroj qe do te trajtojme me te gjithe kapacitetet tona te cunguara shkencore qe nuk pate mundesi te na i zhvilloje ti. Sa per Arlind Qorrin qe pa na sygjeron? Nuk e njoh, e kam ndjekur disa here neper debate televizive, por nuk me ka dhene indicie se mund te kete problemet psikike qe tek ty Jane evidente, thjesht mbron idete e tij, ne menyren qe ai vete e percepton. Nuk po ye beje copy paste te ndonje linku webi se do te ishte e tepert, ne cdo faqe do te gjeje veten. Taulant kaq se nuk ja vlen me te merresh me ty, keshilla ime do te ishte te shkarkoje Argjonin nga detyra e sekretarit hahahahaha
I nderuar zoti Psikiatër, Më vjen keq të lexoj fjalë të tilla nga dikush që e cilëson vetën mjek profesionist. "faktorë inferioriteti dhe gjenetikë", "rural". Këto janë jo vetëm fjalë të shprehjes së rracizmit, por edhe diçka tjetër. E kuptoj, formimi juaj është i ndikuar nga zinxhiri i veprave të Hoxhës, Veliajt, Ramës, Berishës, Metës, Bashës et al. Sa për kujtesë edhe specializanti i vitit të parë është MJEK apo MJEKE me të gjitha përgjegjësitë dhe vepron me SHKENCË DHE NDËRGJEGJE kur kryen detyrën e tij. Nuk është student apo kursant patente siç jeni mësuar t'i fyeni në Tiranë. Kjo tregon se me çfarë mendësie i arsimoni profesionistët aty. Të zhveshur krejt nga ndjenjat njerëzore. Taulanti është prodhim i juaji! Sot ju e urreni se mendoni se ju ka prerë në besë. Ka shkelur "kodin e nderit"! Meqenëse qenkeni i profesionit, po ju kujtoj se ka edhe një "Shared Psychotic Disorder", në këtë rast nga UDHËHEQËSI që deliron. Apo jo?! https://emedicine.medscape.com/article/293107-overview Kemi vuajtur shumë si shoqëri nga kjo gjë. Për ata që kanë lexuar me qetësi se çfarë kam shkruar, jam duke thënë se nuk ndryshon gjë për mua sa e ka mesataren TM-ja armik i partitë dhe i pushtetit popullor. Ndjek dhe quaj të vlershme atë çfarë po bën me plagjiaturat. Kaq. Nëse ai është pjesë e ndonjë sekti apo ndonjë organizate të fshehtë UNAZE TË ZEZË, na e thoni. Kemi një administratë të tërë që po merret me Taulantin dhe ka harruar të arrestojë Balilin dhe balilat e tjerë. Për mua nuk ndryshon gjë, sepse kushtet dhe shkaqet e protestës nuk varen nga TM. Unë po jua them ,sikur ai të kërkonte vota, unë nuk e votoj, sepse nuk është njeriu që mendoj se nuk mund të më përfaqësojë. Ka të tjerë më të mirë se ai. Si psh Arlind Qori! Por çështjen e plagjiaturave po e bën mirë. Rudolph Virchow, babai i mjekësisë shoqërore, thoshte se mjekësia është një shkencë shoqërore dhe politika nuk është gjë tjetër se një mjekësi në shkallë të gjerë! https://jech.bmj.com/content/63/3/181.long Ju uroj shëndet të plotë, sipas përkufizimit të OBSH-së.
Pjeter perse i drejtohesh me emrin Argjon dhe jo Taulant? Delirin e importuar, te kushtezuar nga faktor inferioriteti dhe gjenetik nuk ka nevoje ta diagnostikoje nje psikiater, ate mund ta evidentoje fare mire dhe nje specializant fillestar. Nuk po merrem me katatonizmin evident qe e karakterizon, as me diagnozen, por me vjen per te qeshur sesi nje shkenctar qe paguhet me 9000 euro ne muaj nuk di as te kujdeset per pamjen e tij te jashtme (oppss hyra perseri ne profesion). Po si nuk ka nje fije fisnekerie ky individ rural kur flet, kur hesht, kur publikon kartonet e certifikateve? Po kujton ky djale pisanjos se do shume per ta kuptuar se ne zyrat e kujt eshte trajnuar per te qene i paturpshem? Cfare do te na tregoje ende ky kamikazi i ....( nuk po e themi se nuk e publikojne) ? Se kuptojme ne se kjo Xhakete kthyer o Pjeter qe intriga idiote e doreheqjes se tij nga posti erdhi njekohesisht me protestat? Se kupton ky njeri o Pjeter qe vetediagnostikohet me dy personalitete qe kur i therret vetes me emrin Argjon? Dmth Argjoni pergjigjet, se shkenctari Taulant Pyka ( Muka) ka pune te medha per te bere? Pra eshte njekohesisht Taulsnt shkenctari dhe Argjon sekretari? La shkruar hartim o Pjeter, por asnje fjale per akuzat. Vertetojini ju thote sekretari Argjon nese i ka marre 6 provime te mbartura pa qene prezent shkenctari Taulant? Taulant shkenctari me penen e Argjonit sekretar flet dhe per Spak-un e Fatmir Xhafes, a thua se shefi i vertete i tij dhe i fshehur u be kryetar partie. Eshte ende heret o rural qe i ke hyre nje loje shume me te madhe se vetja. Taulanti nuk merr vota sepse nuk mori as G99 o Argjon sekretari. Taulanti eshte nje ushtar i vogel i sektit....qe po tenton te marre ne dore te gjithe pushtetin duke nxitur palacolleqe te ketilla. Kaq o Pjeter, kur te publikoje listen e notave ky Argjon Taulanti atehere opinioni do kete nje ideme tevqarte se kush eshte ky rural fiqsh. Deri sa ti dale boja fare do vazhdoje te kete te punesuar Argjonin.
Pjetër, po ju përgjigjem juve, sepse keni shkruar me arsye. Në radhë të parë,për të bërë diagnostikimin e deliriumit duhet me qenë mjek. Kush e ushtron një gjë të tillë në kundërshtim me ligjet në fuqi, dënohet. Sa për Taulantin mund të them se lufta e baltës që po bëhet kundër tij është e njëjtë me makinerinë e baltë, ndaj të cilës ankohej dikur Rama. A duhet ta dërgojë në gjykatë, po duhet t'i dërgojë të gjitha mediat që ai mendon se shpifin për të. Për fitimin e bursës nuk mendoj se ka ndonjë faj ligjor, moral mund të ketë, por duhet provuar. Për provimet, duhet ta provojnë ata që akuzojnë. Ata që akuzojnë të sjellin prova! Në fund të fundit ai është mjek dhe shkencëtar dhe ky trajtim prej diversanti, armiku partie dhe si një i rrezikshëm i pushtetit popullor, më bën të mendoj se gjëra të tjera po "Rilindin". Ai është shkencëtar me famë në botë. Sa i rëndësishëm nuk di ta them. Këtë e vlerësojnë ata që e marrin në punë. Megjithatë edhe unë kam qenë skeptik kur është shfaqur, sepse kishte më shumë guxim dhe dëshirë se sa përvojë në atë që donte të bënte. Ka shumë të tjerë me përvojë që mund të bënin një reformë në arsim, por që nuk afrohen se e dinë se si është gjendja aty. Më kujtohet tani profesor Tanush Shaska, i cili hodhi hapat e para të reformimit në arsimin e lartë publik, por u dëbuar nga Shqipëria nga korrupsioni partiak dhe inkuizitorët e gjithëdijshëm. Nëse nuk e mbani mend, po ju sjell disa shkrime të tija. "Të njëjtat probleme" 12.12.2018: https://www.researchgate.net/publication/329516208_Te_njejtat_probleme "Ka ardhur koha për cilësinë!" https://www.researchgate.net/publication/264856769_Ka_ardhur_koha_per_cilesine "Ju ftoj në Vlorë" https://www.researchgate.net/publication/312569413_Ju_ftoj_ne_Vlore Nga ana tjetër mund të them se Taulanti po i bën një shërbim vendit dhe të ardhmes. Tani edhe nëse do ta kryqëzojnë me çfarëdolloj shpifjesh kjo frymë proteste nuk ka për t'u ndalur. Nuk bëhet fjalë t'u ndryshojë mendimi militantëve, por atyre 700000 vetëve të pavendosur dhe vendosin fatin e zgjedhjeve. Janë ata që mendojnë me mendjen e tyre. Të jemi të qartë Taulanti nuk merr vota, por këta që janë tani nuk do të marrin përtej të blerëve të tyre. Le të shohim. SPAK ngrihet së shpejti. Shikoni kush i ka ngritur studentët :) https://www.youtube.com/watch?v=1XCUezslqGE
C'fare drsqin flet ky Ilir mavria?Plagjaturat egzistojne sa te bejn ty o Ilir Myyyyyyy.Kjo nuk ka shanc te mvulohet me argumentime leshi.A nuk eshte mire te replikoni per c'ka akuzohet Ky taulanti?U akuzu nga nje person me emer e mbiemer dhe deklaroi qe ka narre 6 provime pa qene przent ne shqiperi,pa diskutuar perseri per perfitimin e burses.Nuk te duket e arsyeshme ty Argjon qe Taulanti duhet te pergjigjet,ose rruga tjeter eshte ti padise ne gjykate?Nuk ka njeri qe nuk e di qe ne politike ka hajdute me cizme,por po flasim per nje personazh,qe denoncon me te drejte,dhe ne te njejten kohe akuzohet edhe ai qe nuk eshte aq i paster sa kerkon te duket.sepse egziston frika qe ta coi dem ate per c'ka po mundohen studenter.Personalisht mendoj se replika e tij ne fb,ishte shume e dobet.Artikullshkruesja ve firmen dhe vulos,dhe te thote qe mban pergjegjesi per c'do germe,nuk me duket egzagjerim,ne te kundert Taulanti nuk ka asnje problem me te ne gjykate te fitoje kauzen.
SOT TAULANT BAJRAMI KY PSEUDOEKSELENT, QE KA MARRE PERSIPER ROLIN E SPIUNIT TE NEVERITSHEM SIC JANE SPIUNET TE NEVERITSHEM NE TE GJITHE BOTEN, PO RREKET ME SA DUKET QE TE BEJE PUNEN IMORALE QE I KA DHENE BAJRAMI TJETER I RADHES. NUK KA PLAGJIATURA NE SHQIPERI, POR KA PUNE SHKENCORE TE KRYER NE KUSHTE SHQIPTARE. SIGURISHT NE NJE VEND SI SHQIPERIA KU MUNGON MUNDESIA QE TE KETE PROBLEME TE PAZGJIDHURA SIC KA NE UNIVERSITETET JASHTE VENDIT, UDHEHEQESIT E TEMAVE I MARRIN IDETE NGA ARTIKUJ SHKENCORE TE BOTUAR NEPER LIBRA TE NDRYSHEM. ATA UA PREZANTOJNE KANDIDATEVE KETO TEMATIKA DHE I UDHEHEQIN ME PIKETA GJATE PUNES SE TYRE SHKENCORE. SHPESH U JAPIN KANDIDATEVE EDHE DISA FLETE TE FOTOKOPJUARA NGA ARTIKULLI SI UDHEZIME PER VAZHDIMESINE E PUNES SE TYRE SHKENCORE. NE FUND, KUR PERFUNDOHET TEMA E DIPLOMES SIGURISHT QE LIBRI NGA KU ESHTE MARRE TEMA NUK DO TE PERFSHIHET SI REFERENCE NE TEMEN E PERFUNDUAR, SEPSE TEMEN E KA ZHVILLUAR E PERFUNDUAR VETE KANDIDATI ME AFTESITE E TIJ. DISA MUND TE KENE PERFSHIRE EDHE FLETE TE FOTOKOPJUARA NE TEMAT E TYRE, POR NE FAKT I JANE REFERUAR THJESHT MENYRES SE TE SHPREHURIT DHE KJO NUK KA LIDHJE ASPAK SE PUNIMI SHKENCOR NA PASKA QENE I KOPJUAR. TURP PER KEDO QE DO TE FLASE PER PLAGJIATURA NE NJE VEND SI SHQIPERIA KU BUXHETI NE DISPOZICION PER PUNE SHKENCORE KA QENE MIZERABEL. IK O TAULANT BAJRAMI SEPSE VJEDHJET E BAJRAMEVE NUK DO TE TE SHPETOJNE DOT KOKEN O NJERI IMORAL E I NEVERITSHEM DERI NE EKSTREM.
Se ku i gjen paratë duhet të pyesni zyrat e Shtetit që kanë për detyrë të bëjnë një hetim të tillë. Ndërsa për kohën mund të them se në Europë çdo punonjës ka të drejtë të marrë 30 ditë pune pushim gjatë vitit, përveç të shtunës dhe të dielës. Nuk ka punuar dhe punon në vendin ku nuk ka sindikata dhe studentët shfrytëzohen gjithandej nga miqtë e Ramës, Metës, Bashës, Berishës etj. Plus Taulanti ka shpjeguar se kishte një rrogë prej 9000 mijë eurosh në muaj. Me aq para për pak ditë në Tiranë jeton pa u shqetësuar shumë. Tani, kur ju paska shqetësuar shumë se nga i gjen paratë Taulanti, përse nuk na thoni edhe Ju se nga i gjejnë paratë rrogëtarët e Shtetit Shqiptar, të cilët jetojnë në luks?! Ja po ta them unë, nga xhepi unë. Ndërsa Taulantin e paguajnë të tjerë dhe nuk ka lidhje rroga e tij me Shqipërinë. Kjo i jep atij LIRINË për t'ua thënë në sy kujtdo hajduti se është hajdut me çizme. Ndryshe nga shumë shqiptarë që kanë frikë për bukën e gojës, por nuk janë budallenj të mos kuptojnë se çfarë po bën Taulanti. Lehtësisht ai mund të ishte në ndonjë vend të ngrohtë duke kaluar pushimet tani. Duke ditur se mafia politike ka edhe njerëz të armatosur, ai deri më tani po tregon guxim! Mos harroni t'i kërkoni se sa e ka pasur mesataren në fillore dhe sa dashnore ka pasur! Ndërkohë dikush merr një tender 30 milion euro tek unaza dhe OST-ja, pa emër, pa e ditur se kush është, me shkresa të rreme. Asgjë për këtë të panjohur, ai është mik qeverisë. Militantit të partisë po i shave partinë i ke sharë nënën. Po i vodhe Shqipërinë, s'ka gjë se kështu ndodh në botë. Më mirë një hajdut mik i qeverisë dhe partisë, sesa një shkencëtar që të shan kryetarin e partisë dhe partinë.
Per cfare paska bere emer ky Muka? Perse nuk i pergjigjet akuzave konkrete? Sa per bursen mos me thuaj qe e ka merituar. Kur bursat mbahet te fshehta nga dekanati veshtire qe te jete e mundur per cdo student qe te aplikoje. Ka disa akuza konkrete nga Rama dhe kjo Besjsna. Te parit ju pergjigj duke nxjerre kartonat e diplomave dhe te dytes duke i thene anonime. Kush eshte ky bir shoferi qe qenka i famshem? Problem i madh shume qe te hedhesh ne google tekstet dhe te tjesy te ngjashmen. Shence shkence hahaha Filma te tille me Taulenter qe mbijne nga Hici kemi pare shume, po qshtu krmi pare dhe drama me anemiker te ketille. Njoh qindra shkenctare, profesioniste te shkrlqyer jashte kufinjeve te shqiperise qe jane te nderuar dhe i bejne nder ketij kombi, por te siguroj qe asnje prej tyre nuk ka pamjen tende Argjon, me fal Taulant. Do rrezoje qeverine nje Muke? Deri ketu paska mbritur deliri? Noli thoshte qeveri Pykash, por ka ardhur koha te thuhet te thuhet Shkenctare Pyke, ose Muke. Nuk behet dot pisi fis dhe as bari lis o Taulant Argjoni. Bishti qenit sado ta drejtosh prape bisht qeni mbetet. Je fiks nje relike gramafoni i markes La Voce del Padrone.
Une nuk kuptoj irritimin tend.Kaq cudi te vjen qe nje mesuese mund te dignostikoje deliriumin e fakultetit te mjekesise.Pse te duhet te diskriminosh keshtu dhe nuk i qendron temes se akuzave.Nuk besoj se ka njeri qe nuk gezohet per punen qe po ben ky Taulanti,pervec atyre qe i prek direkt,por dyshimi qe shtrohet lidhur me integritdtin e tin qendron qe c'ke me te,dhe nuk eshte shume e cuditshme te mendosh se edhe kesaj radhe munt te jete per interes personal.Une shpresoj qe te mos jete keshtu.Ne qofte se reshte ne gjendje tu nzjerre bojen te gjitheve,le ta beje,por dyshimet ngelen,koha xo ta tregoje qe kesaj radhe e ka seriozisht.
Ky Taulanti si I papune qe eshte ku I gjen gjithe keto lek per te bere vajtje ardhje ne EU? per te harxhuar gjithe Kohen duke kerkuar per plagjatura? Kush e paguan? Keto pyetje moren pergjigje nga artikull I mesiperm. Qenka nje maskara, qe I sherbeka nje tjeter maskarai, per nderin me maskarallek qe I ka bere dikur. Dhe kete nder po ja shperblen me me shume maskarallek. Kot nuk thone qe fytyra eshte pasqyre e shpirtit. Me kete surat miu qe ka ky, qenka nje mi halesh jo arrash.
“Une perkrah nje edukim tjeter, ku nxenesve nuk iu mesohen parimet morale por udhehiqen nga shembuj te moralshem”. Besoja se Taulanit ishte I tille. Po nqs Taulantin na paska qene vegel e Maskarait me te madh te UMT, dhe ju ka vjedhur me maskarallëk bursen studenteve ekselente te UMT-se, heren tjeter qe do ta shof ne rruge do ta peshty ne surat. Me çfarë fytyre del tek studentet, kur ka qene nje nga ata qe ka vrare shpresën e studenteve ekselente te brezit te vet duke ju treguar se meritokracia nuk vlen asnjë grosh para sahan-lepirjes te maskarenjve. Ka qene nje nga ata qe i ka treguar ekselenteve te brezit te vet se te qenit maskara ka me shume vlere se rropatja ne mësime per te nxjere rezultate te shkëlqyera, qe te qenit maskara mund tju mare lehtësisht çfarë studentet ekselence ju takon, ju ka treguar qe bursat ju takojne maskarenjve dhe jo ekselenteve
PërgjigjuBesjana, taulant, asnjë prej tyre s'njoh, çka nuk më pengon të jap opinion pozitiv për artikullin. Përgëzime Besjana! Siç ke emrin keni bërë dhe përshkrimin, të besueshëm. Kam dëgjuar, ndonëse nga larg, plot bëma nga ajo periudhë. Sa për Taulantin, s'është faji i tij të qenit i përkëdhelur. E fundmja që bëj përgjegjese është ministrja e arsimit, që propozon njerez në detyra të larta shteterore, pa u nohur vlerat.
PërgjigjuUne mendoj qe nqs larg qofte i semuret i jati ketij Taulantit, jam i bindur qe i jati do zgjedhe te kurohet tek doktori qe taulanti e nxori me plagjature ne doktorature se sa tek i biri i vete shkencetar. Profesori me plagjature i taulantit ka bere 500 nderhyrje kirurgjikale, kurse taulanti ka bere llafe ne hava. Gjithashtu edhe taulanti vete nuk do mare guximin te kuroje te jatin, por do ti lutet profesorit te vet te cilin e denoncoi per plagjature qe ti shoetoje jetën.
NJA CA PYTJE KAM PER TY... QE SI KE SHPJEGU TEK MONOLOGU.... 1 SI ARITE TE HAPEN DYERT E MEDIAS... KUR VJEN NGA HICI... 2 KU PUNON 3 KUSH FSHIHET MBAS TEJE 4 KUSH JA KA MARRE PROVIMET TAULANTIT JASHTE SHTETIT ... SE KTU KA QEN NGELES.. MOS U MERR ME THASHETHEME KUR SE NJEF PERONALISHT TJETRIN.... ^NE ARTIKULL CITON PALE TE TRETA QE E NJOFIN DHE TI E NJEF NGA SHHOKET E TIJE^... TE PAKTEN AI ATJE KU SHKON E THOT MENDIMIN SI E KA... E JO SI TY QE THUA MENDIMIN E TE TJERVE.... 5 PO TI CA KE BERE GJERE SOTE?.
PërgjigjuFaje news dhe madhtrimet me dokumentet shteterore bejne veoer penale dhe neqe ky zv.minister treditor po i cjerr "masken " te tjereve , te pergjigjet per veten . Nese eshte i paster i limte dhe nese mashtron te marre ate qe meriton . Ka ardhur koha per veting ne ajademi dhe ne mbre profesiratet e universuteteve publike . Mediokriteti ka baze mashtrimin dhe militantuzmin . Eshte koha per oadtrimin e auditoreve te dihes sit o kurre
PërgjigjuTi Besjana kuptohesh qe ke qene nje nga ato delet gri mediokre te fakultetit ku mungesen e mundesive ia aderon te tjereve duke pritur qe bursa te te vije vet duke vrapuar ne prehrin tend. Bursat nuk kane qene per ekselentet po per cdokend qe ka patur deshire te aplikoje per te bere eksperienca te tilla. Si ish bursiste, ato nuk kane patur asnje lloj lidhje me vendimarrjen e fakultetit apo universitetit, pervec perzgjedhjes ne universitetin prites ku kryhej praktika apo studimet. Taulanti ka qene nder te paret qe ka prezantuar dhe na ka stimuluar te behemi pjese dhe te aplikojme ne keto programe te cilat ca nga injoranca jone, ca nga anglishtja cope cope, ca nga apatia si puna jote nuk do te kishim aplikuar kurre.
PërgjigjuPak i cuditshem arsyetimi jot o ish bursist,si nuk paskan rdndesi ekzelentet?mos eshte per faktin qe normaliteti i formimit teatyre listave nder vite ne ate menyre,te duket llogjike qe kush vraponi te shkruaje emrin i pari ai perfiton?sepse per mua llogjike edhte qe dikush tjeter qe duhet te mnroje intetedin e FM,duhet te perpilonte lista me studentet me te mire,eshte me llogjike qe motivi i egzistences se ketyre bursave ka kete qellim.
Si ka mundesi qe kur klikoj mbi TAG: Taulant Muka dalin shume shkrime ,ndersa kjo Besiana sot qenka zgjuar nga letargjia,sepse nuk paska as edhe nje shkrim tjeter mbi hallet e ketij populli te vuajtur?
PërgjigjuKe fakte qe te mbeshtesesh thashethemet?,apo futja kot,o burra qe te perbaltosim kete njeri sepse kemi porosinga ndonje "doktor shkencash" plagjator.
PërgjigjuFAKTE?C'FARE FAKTE DO TJETER TI ZOTERI? PO TE JEPEN NE KETE ARTIKULL,QE AI NUK ISHTE EKSELENT DHE MORI BURSE QE NUK I TAKONTE,NGA KUSH?ANGA AI QE I SHPERBLEU PER FUSHATEN E TAULANTIT ME SHOKE.KJO ZONJE PO TE VE PERPARA PERSONA ME EMER E MBIEMER,DHE NGJARJE ME DATA,KU KETA PERSONA JANE PROTAGOISTE,NUK TE DUKEN FAKTE TY?.ESHTE E NATYRSHME QE AUTORJA SHPREH DYSHIM PRAPAVIJE PER PETSONIN NE FJALE,SEPSE I KA HYRE NJE MISIONI AQ DELIKAT SA EDHE TE RENDESISHEM,AJO E PLAGJATURAVE.UNE PERSONALISHT POR BESOJ EDHE AUTORJA E ARTIKULLIT, SHPRESOJ QE TAULANTI TE MOS KETE PRAPAVIJE POLITIKE,DHE TE VAZHDOJE TE DEMASKOJE NGA TE GJITHA ANET MASKARENJTE,DHE SHAKTARET KRYESORE TE KESAJ GJENDJE POR DYSHIMI NGELET,I TAKON TAULANTIT QE TE VAZZHDOJE TE FORCOJE BESIMIN PER ATE C'KA PO BEN,JEMI VETEM NE FILLIM.
Bravo Besjana! Me se te verteta! Bravo dhe per kurajon qe ne qe ngelem ketu nuk e kemi!
PërgjigjuTaulant Muka, nuk kam pare asnje kunderpergjigje pas komemteve te Kryeministrit per ceshtjen e punesimit te babait tuaj. Sikurse dhe sulmet ndaj qeverise per plagjiatura (qe personalisht te komplimentoj) dhe asnje nga Partia Demokratike... kam pershtypjen se te gjithe jane per te vene duart ne koke... Ne fillim U duke "luftetar" me kurajo , te besova, por doreheqja nga Zv. Min. Aq shpejt , me beri pershtypje per nje luftetar... Me shkrimin e Besjanes po kuptoj se nga anon... Te besova si asnjanes.... Shoqeria jone po vuan per besim ! Sa shpejt u sfumove Taulant
PërgjigjuE pabesueshme!!! Prandaj asnje nga PD nuk eshte cenuar per plagjature... SHUME E QARTE - NJE TJETER MASHTRUES !!!! Besjana faleminderit, shpresojme qe keto shktime te jene te verteta...
PërgjigjuShifi vete teza or ti. A ke sy ne balle? Ke kohe me u marr me kete pune? Jepi, hidhu, futu. Gjej tezat dhe fillo germo.
Po mire moj Besjana, ai eshte "i lig"(se njof far) po ti "e mira" si tu hap rruga te shkruash sot e s'tu hap atehere!! O njerez jeni marrosur e po haheni me reckat e njeri-tjetrit. Ju mbyti, inati, merria, smira per te tjeret e punen e te tjereve , e nuk shikoni veren tuaj, e te reagoni si qytetare te civilizuar. Vazhdoni gernjituni me njeri- tjetrin se do ja shifni hajrin.
PërgjigjuO mik, Muka ka marre flamurin e shkencetarit, e njeriut parimor, perfekt qe mezi e kishte pritur Shqiperia, nderkohe qe po del nje larve sikur e pershkroi Rama. 1-) ne shkolle nuk ka qene ekselent me nota qe u ben sfide te gjitheve per te nxjerre diplomat dhe paska bere skuthin gjithe kohes, 2-) si zv/minister i arsimit ka bere tipikun e burokratit kur ka kerkuar makine, banjo ne zyre dhe babane shofer qe diten e pare te punes, nderkohe qe nuk ka harruar zakonin e skuthit, kur i shkruante kryeministrit e-mail per ide te caktuara dhe nuk vinte ne dijeni ministren. Kur i kerkon Rama te flasë me titullarin, ia nis Nikolles dhe si palaço i thote harrova te vija Cc ne emailin qe i nisa kryeministrit.
Fitoj, aktivizoj, degradoj, vazhdoj, vonoj etj. Shihini dhe njehere keto folje ne c'vete dhe numer i keni perdorur ne fjali...
PërgjigjuBRAVO, ky Muka duket qe eshte nje trangull i idhur....
PërgjigjuPo wc ne zyre ce doje as mos je me prostate Po babain shofer apo shef kuadri e doje Po mire po pse rrine ne Shqiperi po te dhimbset Apo vjen leshon vezet dhe iken