POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Tre fëmijët largohen nga SHBA për t'u bashkuar me nënën në Shqipëri/ VIDEO

Një grua shqiptare, nënë e tre fëmijëve u dëbua pak muaj më parë nga Amerika, pasi kishte mungesë të dokumenteve për lejen e qëndrimit. Ndërkohë që pas dëbimit të Cile Precetajt, i dëshpëruar bashkëshorti Pjetro Govjçeviç dje vendosi që të niste për në Shqipëri edhe tre fëmijët, pasi sikur tha ai, ‘nuk mund të kujdesem për ata si nëna e tyre’.

"Unë jam zemërthyer dhe i shkatërruar, po humbas familjen time, nuk e di se si ta them ndryshe’ u shpreh Pjetro Govjçeviç pas nisjes së fëmijëve për në Shqipëri. Megan, Michael dhe Martina u nisën për në Shqipëri nga aeroporti i Detroitit.

Fëmijët kanë lindur në SHBA dhe nuk kanë probleme me qëndrimin, por do të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të qëndruar me nënën, Cile Precetaj. 46-vjeçares në muajin maj kur u dëbua nga SHBA nuk iu dha mundësia as për të përshëndetur fëmijët.

d.ba./b.ha.
Komento